Fusha mizerabël e “Air Albania”, zv.kryeministri: Kjo ishte e vetmja punë e FSHF në stadium

16 Nëntor 2020, 13:38Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka abuzuar me financimin për të sjellë një tapet që të ofron kushtet optimale për të luajtur futboll në stadiumin “Air Albania”, edhe pse ka pasur në dispozicion miliona euro.

Për gjëndjen e fushës, që është skandaloze, foli edhe trajneri Edi Reja, i cili tha se lojtarët i janë ankuar pasi nuk arrijnë dot që të kryejnë 2-3 pasime të sakta.

Gjithashtu, një reagim nga ardhur dhe nga qeveria që ka kritikuar ashpër FSHF-në.

Zv.kryeministri Erion Bracce teksa ka publikuar videon e trajnerit Reja që flet për gjëndjen e turpshme të fushës “Air Albania”, thekson se kjo ishte e vetmja gjë që Federata ka bërë në këtë stadium dhe rezultati shihet qartë.

“Nje gje kish per te bere ne stadiumin e ri, vetem nje gje: Fusheeeen!

Nje vit plot, fusha eshte ne gjendje te mjere; Mbill e mbill, shpo e mbill prape, por fusha eshte mizerabel!

Po e perseris; Ishte e vetmja pune e FSHF ne stadium!

Tani shpresoj mos heq trajnerin Reja se tha te verteten per fushen!

Mbikqyresi i kritikave ndaj FSHF, KaKa-ja i tyre ne veprim!”, shprehet zv.kryeministri Erjon Bracce. (TemA)

8 komente në “Fusha mizerabël e “Air Albania”, zv.kryeministri: Kjo ishte e vetmja punë e FSHF në stadium”

  1. hotelieri says:

    po keshtu eshte kur e ben hotelin ne maje stadiumit dhe e ben me byth projektin dhe si bie dielli fushes! apo fajin e ka saliu?!

    1. Parate jane bere rush e kumbulla! says:

      Hoteli është ne krahun tjeter o Hanxhi dhe nuk i ben hije fushes fare!
      Fajin e kane te gjithe ata qe vjedhin parate e federates, te buxhetit, etj.etj.
      Ne kete rast ka faj dhe projektuesi i cili nuk ka parashikuar sistemin e ndrcimit kur mungon dielli (pasqyrat).
      Por edhe per kete do duheshin ca leka, qe qeveria nuk i ka, dhe Duka i ka bere rush e kumbulla!

    2. trapin trapin says:

      Hoteli, me sa di, është nga pjesa veriore. Dielli është nga e kundërta.

    3. Roberto says:

      C’lidhje ka hoteli dhe Saliu yt me fushen?? Saliu ka shkaterruar,djegur dhe rrjepur nje Shqiperi te tere dhe nuk mbeti puna tek fusha e stadiumit o Tunxh bir.

  2. Mal Cori says:

    Cilesia e dobet e punimeve. Keshtu punojne shqiptaret.
    Duan te fitojne shume dhe tu japin pjesen edhe Dukallareve.
    Pse cfare kujtoni ju se betoni ne shkalle eshte i cilesise te larte.
    Prite kur te ndodh ndonje incident me pasoja te renda ndonje dite.

  3. Ylli Ndroqi says:

    E dini qe ju tribuna qendrore e sheh oren e ndeshjes ne celular???
    Tabela elektronike eshte vetem mbi tribunen qendrore dhe kush eshte nen të, nuk ka shans te shohi, oren, formacionin, autorin e golit etj…e shohin ne internetet e tyre.
    I vetmi stadium ne bote!!!

  4. Arber iliri says:

    Pse nuk hetohet nga drejtesia.korrupsion i paster.

  5. shqip says:

    Mos pretendoni të shihni gjëra të mira për sa kohë punët u lihen xhambazeve . Ti vetëm pamjen e A. D, dhe ashtu është edhe fusha. Armando katunari, fushe per katun. Ata kështu jetuan në shekuj. Asnjë nuk e shtronte me pak gurë a zhavorr rrugën para shtëpisë. Priten deri në shekullin e 21 që dikush tu hidhte dy gisht asfalt ( i thënçin). Po të ketë shtet ja nxjerr nga b*** ato paratë që ka vjedh. Po shtet s’ka, atëherë gëzuar ditën e hashures bashkë me ditëlindjen e Monika Lalzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje