Nga Fatjon Baze
“Lojtarët më janë ankuar, e kanë të vështirë të bëjnë 2-3 pasime radhazi. E kam të vështirë të them kush ishte më i mirë”, ishin këto fjalët e trajnerit Edi Reja pas përfundimit të ndeshjes me Kazakistanin, në lidhje me gjëndjen skandaloze të fushës së stadiumit “Air Albania”, duke i dhënë një shuplakë të pastër Federatës Shqiptare të Futbollit, për kushtet që u ka ofruar për të luajtur futboll përfaqësuesja shqiptare.
Sot Institucioni i futbollit shqiptar ka publikuar disa pamje nga inagurimi i stadiumit “Air Albania”, që hapi dyert në datën 17 nëntor 2019 në takimin kundër Francës, ku të pranishëm në atë shoë ishte dhe presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin, kryeministri Edi Rama dhe shumë personalitete të tjerë.
FSHF-ja është kujdesur që të publikojë disa fotografi ku shfaqet ana pozitive e këtij impianti, ndërsa ka mbuluar dhe nuk ka asnjë shpejgim mbi abuzimet që ka kryer mbi faktin që pse ky stadium, që ka 1 vit që është inaguruar është në një gjëndje të turpshme.
Për të ndërtuar këtë stadium janë dashur që të hidhen plot 75- milion euro, i cili është financuar nga UEFA, Qeveria dhe FSHF-ja.
Pikërisht, kjo e fundit në investimin e saj të vetëm që ka pasur në këtë impiant ka dështuar totalisht që ta kryejë në mënyrë të duhur punën e saj.
Ndryshe nga fotografitë me ngjyra dhe Armand Dukën të buzëqeshur që publikon institucion privat i këtij të fundit në faqen zyrtare, sot pas 1 viti “Air Albania Stadium” është një dështim.
Abuzimet që FSHF-ja ka kryer në investimin e tapetit, ka bërë që impianti miliona eruosh të ketë një fushë të ngjashme me ato të Kategorisë së Dytë, madje edhe më të keqe.
Për të shmangur pamjet e tjera qesharake nga takimi i nesërm, FSHF-ja bëri të pamundurën që ta zhvendoste këtë takim për në “Elbasan Arena”, por pa rezultat, pasi kundërshtarët nuk e pranuan një gjë të tillë dhe nesër do të shohim sërish një sfidë në një stadium me një kullë mbi kokë, me drita me ngjyra, me lojtarë që luajnë në kampionate të njohura europiane, që do zbresin për të luajtur futboll në një fushë si moçal.
Dhe për të mbuluar këtë skandal pritet që pas ndeshjes me Bjellorusinë, Federata Shqiptare e Futbollit të kryejë një tjetër investim për të sjellë një fushë më optimale.
Për këtë investim të ri FSHF-ja pritet që të shpenzojë afërsisht 1 milion euro të tjera, që sërish duhet të jemi me shpresën që këto para kësaj radhe të shpenzohen në në mënyrë të duhur, ndryshe nga hera e pare ku si synim paska qenë më shumë abuzimi, se sa investimi për një fushë të stadiumeve europiane. (TemA)
Ca pret kur ke nje hajdut si duka
Duka vjedh se ka linjën e vjedhjes bashke me FIFAn. Vjedhin se bashku dhe prandaj i kane vene ligje qeverive te mos fusin hundet ne punen e tyre. Demek jane qeveri me vete. Por diku mund te kapen prape nqs deshira per te ndaluar keta hajdute ekziston.
Tung.
E patë golin e kazakut
mu si predhë kishte flurudhën
ç’i qi tëmën me gjith bar
aman, se mos gjën gjë kullën!!
Gopist, edhe cilesia e betonit te shkalleve ashtu eshte, alla shqiptarce
te fitojme sa me shume.
Inshallah nuk hidhen shume tifozet sepse rrezik te shemben dhe prit katastrofen pastaj.
E ca ka te keqe stadivmi, stolat aty ,portat aty,vizatja (markimet) aty sshoh ndonji defekt .Bari i zhveshvr eshte jashte qendres se fyshes (edhe ajo gja qe ndreqet me 1 miljon evro,tashma te ndara menjane)
Ky eshte turpi i FSHF me ne krye kryehajdutin Duka..
Mafja je krye. Duka me vjen per te ????????? mother fuckers
Si gjithnji,
atje ku shkel shqiptari,
s mbin që s mbin as edhe bari,
edhe ai bar qe kish mbirë,
vyshket porsi pidh i qirë.
Si p!dh i sat’ëm.
Ore ky SPAK -u për çfarë u krijua,
apo ta që do punonin aty rrinë bëjnë thashetheme e përtypin fara lule djelli në ndonjë lulishte???
I duhej nje skaf modern Dukes .
Bravo o fatjon qe u bie hajduteve
Artikull i porositur . Nuk paraqet fakte konkrete vetem fjale te pergjitheshme. Deshtim i investimit sepse stadiumi paska kulle, paska drita me ngjyra !?
Na mbyti hajduteria e dukes qe ska te ngopur fajin e ka cov 19 .
A ka kryeprokuror ky vend…., a doni me per kryehajdutin Duka…., a ka turp me te madh se sa kjo vjedhje qe duket se ato qe nuk duken vetem ai i di….. Hajdut qe ka rreth tije nje bande hajdutesh, FSHF eshte bande hajdutesh. Fli gjume o prokuror i pergjithshem.
Nuk shoh ndonje gje qe behet kaq e madhe.Stadiumi eshte i mire dhe funksinal,i bukur.Prandaj nuk e kuptoj se çfare duan me shume.Aha,politike!
Nuk eshte politike jo. Qe ne fillim fusha kishte probleme. Nje nderhyrje, nje rrezim I lojtareve, nje sprint dhe dukej qe bari nuk kishte zene rrenje, keshtu dhe thane vete drejtuesit. Pastaj u tha qe ja, I duhet sponsor stadiumit, do ti veme emrin e sponsorit etj. U gjet sponsori Airalbania… Ok. Po a po investon sponsori? A po paguan per mirembajtjen sic u tha? Ku jane parate e Airalbania-s per mirembajtjen? Sa ka dhene? Ku kane shkuar? Ka nje kontrate apo jo? Ka detyrime, Kush nuk I ka plotesuar… Ka ligje, ka pergjegjesi. Duka ishte e drejte te qendronte deri ne inaugurimin e stadiumit, edhe pse drejt te flasim ka ndryshuar shume me stadiumet dhe ambjentet sportive, por ka ardhur koha TE LARGOHET. MJAFT!
Si cdo gje ku fut duart Rama
Për të ndërtuar këtë stadium janë dashur që të hidhen plot 75- milion euro, i cili është financuar nga UEFA, Qeveria dhe FSHF-ja thote artikull shkruesi.
Po ate kullen kush e beri. Apo me mirë kush e shfrytezon ?