Mos u ankoni kot për fushën e "Air Albania"

17 Nëntor 2020, 12:01Sport TEMA

Nga Astrit Patozi 

Shqetësimi më i madh për ndeshjen nesër me Bjellorusinë nuk qenka që na duhet patjetër fitorja, por cilësia mizerabël e fushës në Air Albania, e cila nuk të lë të luash futboll.

Nuk është për t’u çuditur shumë, në fakt. Se ajo punë, që kur e nisi kryetimonieri, nuk kishte për qëllim kryesor stadiumin, por godinat që do të ngriheshin gjoja në funksion të tij.

Ndaj mos u ankoni kot për barin dhe për topin që nuk pasohet, por kënaquni me hotelin, pallatet, dhe dyqanet, që i bëjnë hije fushës.

5 komente në “Mos u ankoni kot për fushën e “Air Albania””

  1. kane te drejte ! E ka fajin fusha, e ka fajin kepuca e ka fajin edhe ngjyra e kuqe qe u merren kembet pas 15-20 minuta loje. Edhe kur e cojne topin per laraska ,fajin e ka kepuca. Edhe kur e hane golin nga mezi i fushe s e ka fajin porta qe eshte aq e madhe. Madje ,porta duhet te kete edhe nje rrjet para e jo pas.

  2. matrapiku says:

    Timonieri mao, na kujton citatet kineze 7 te mira, 3 te keqija, 100 lule 100 shkolla, dhe nje 100 Wc

  3. andi says:

    Stadiumi mund te duket bukur nga jashte, por brenda ka shume probleme. Nuk ka asnje stadium qe ta kete tribunen kryesore si ky i joni. Vetem gjysem tribune, sepse pjesa tjeter eshte e mbyllur dhe perdoret per biznes. Edhe menyra si i bie dielli stadiumit le per te deshiruar. Te gjitha pastaj ndikojne ne cilesine e barit. Ndoshta duhen thirrur cunat e Anglise, te vendosin ca llampa te kuqe te bejne drite, se ia kane marre doren me rritjen e kanabisit ne ambjente te mbyllura.

  4. Tomi says:

    Po mire mo Titi po kush te mbJti ty per 8 vite ne pushtet ta beje stadiumin pa pallat ashtu siç te pelqente ty?? Ky timonieri qe shan ti i beri stadiumet ne Elbasan, Shkoder, kete te keqin ne Tirane po ben dhe nje ne Kukes dhe thone se do bejne se shpejti dhe Fierin. Keshtu gure gure behet mure thote populli. Kur jeni ne pushtet nuk flisni fare per asnje gje por sa dilni ne opozite ju kujtohet populli. Madje kjo ish partia jote mire qe nuk i ben vete, por nuk len edhe ate qe eshte ne pushtet ti beje. Po keshtu nuk behet Shqiperia asnjehere o Titi…..

    1. Ilir says:

      Po Kush eshte mesuar te shaje cfare do te beje? Do te ndertoje?Gjinkalla s’behet milingone. Pastaj, thote populli, i Shari te shan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje