Historiani Kasmi: Spitali kryesor i gjermanëve ka qenë ku është sot Kryeministria, mendoj se aty ka ende trupa ushtarësh të varrosur

17 Nëntor 2020, 22:44Dossier TEMA

Historiani i njohur Marenglen Kasmi ka sjellë detaje interesante në lidhje luftimet mes partizanëve dhe ushtarëve gjermanë në përpjekje për çlirimin e kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ Kasmi, teksa ka kujtuar ngjarjen historike të 17 nëntorit të 1944-ës, kohë kur u çlirua dhe Tirana, pohoi se spitali kryesor i ushtarëve gjermanë në atë kohë ishte i vendosur atje ku është sot godina e Kryeministrisë.

Madje ai pohoi se ka dyshime që disa prej ushtarëve gjermanë që humbën jetën në betejë u varrosën në atë zonë, mes godinës së Kryeministrisë dhe ish-Institutit të Informatikës që ka qenë dikur, prehen ende në atë vend. Sipas tij, ka dëshmi të asaj kohe që e dëshmojnë këtë fakt.

“Luftimet në rajonin e Tiranës, duke nisur nga fund tetori-nëntor, jepet një numër prej 1 mijë e 400 e ca ushtarë gjermanë të vrarë dhe të humbur. Ndërkohë që po të krahasojmë shifrat që ka thënë historiografia jonë, është se kjo autokolonë u ekzekutua.

Çështja e shifrave nuk është vetëm problem për historinë tonë. Gjatë periudhës 14 mujore të pushtimit, janë humbje të mëdha të palës tjetër, aq sa shkon në kufijtë e pabesueshme. Jepen shifra psh me 1 mijë të vrarë. Shifrat janë të besueshme kur palët japin vet numrat për veten.

Nuk mund të ketë komandat që fsheh humbjet e veta. Jam i prirur të besoj këtë. Sepse ose i ke në evidencë, ose jo. Nëse i referohemi luftimit të Tiranës, ka disa veçori. Psh nëse shohim kartelat e vdekjeve të ushtarëve gjermanë, nga periudha 29 tetor, deri ne 17 nëntor të 44-ës shihen disa veçori.

E kemi njërën prej tyre, është ushtari Kino Beker, datëlindja 28/10/1903. E zgjodha këtë kartelë pasi data e vdekjes është 16 nëntor 44 dhe ka vdekur në spitalin ushtarak gjerman, që ishte në atë kohë ku është Kryeministria sot. Ka qenë ndër spitalet kryesore.

Aty shohim se dhe ky është varrosur në oborrin e pasëm të spitalit. Ajo zonë ka qenë një nga 3 varrezat e rregullat që gjermanët kishin në atë kohë.

Unë besoj se ende aty ka ushtarë gjermanë të varrosur. Ka dhe dëshmi të kohës të banorëve që kanë jetuar dhe ishin të vegjël në atë kohë, në mes të viteve 40 që luanin me top, jo në atë zonë, por pak më tej, pasi aty kishte gropa.”, tha Kasmi.

7 komente në “Historiani Kasmi: Spitali kryesor i gjermanëve ka qenë ku është sot Kryeministria, mendoj se aty ka ende trupa ushtarësh të varrosur”

  1. saimir says:

    O rrote cari spitali nuk eshte varreze o loqe. Njerezit kurohen ne sital edhe ne kohe lufte dhe varrosen ne vend tjeter. Je dhe historian i njohur ti! Po aq shiftare sa kane ngel ne shifteri te gjithe te njohur e mirenjohur dilni.
    Prit kur te vijne gjermanet te kerkojne nje memorial ke kryeministria. Ka 75 vjet qe ka mbaru lufta e del ky bolja thote brockulla tani.

    1. ca po thua says:

      O RROT CARI, ne kohe lufte varreze behet cdo vend ku ka njerez te vdekur, kuptove o RROT CAR!?

  2. Luani says:

    Mark Engels Lenin Kasmi, spiun i sllaveve ruse dhe serb.
    Ben histori me plagjarizem dokumentash arkivore. Haahahahaha
    Turp qe shkruan shqip dhe Tv qe te marrin ne studio. Vendin e ke ne TV e Serbise, Rusise e Siberise; kujdes se aty ka shume kampe GULAG ku jane tretur miliona njerez.

    1. i cudituri says:

      Sa klase shkolle ke ti mor katunar injorant Luanesh!?
      Me siguri edhe amerikanet edhe anglezet edhe francezet edhe gjithe popujt e tjere te botes qe luftuan fashizmin ishin “spiune te sllaveve, ruseve dhe serbeve”. O islamist arabist turkoshak dhe antishqiptar i ndyre, o spiun serb, shko mbaro shkollen fillore njehere!

  3. SHQIPE-FREE says:

    Gabim,:nuk pati “Asnje Gjerman” te Vrare ne Shqiperi..kete E THOTE Kreu i Ballit Artur Roshi….ATA VETEM U “TERHOQEN”…
    Ne Vitin 2007-te Ne Dormagen nje Qytet ne Gjermani:Babai ime u Vra ne Shqiperi me thote nje Gjerman….
    Po po Artur Ballisti, dhe Legenistat e tjere ne Shqiperi… nuk pati te “Vrare” vetem Dyfeqet qe Shkrepeshin vete!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. Like says:

    gjeja me e dyshimte e luftes se II boterore eshte pse Vatikani zgjodhi gjermanine per tju kundervene Stalinit qe vuri ne rreziik pronat e kishes fillimisht me Leninin ne rusi ku u konfiskuan, e me pas ne spanje e portugali. mos valle sepse gjermania ishte pergjegjese per vendosjen e Leninit si udheheqes ne Rusi? sepse dihet qe lenini shkoi nga gjermania me para te madhe ne rusi per te bere revolucionnin dhe per ti dhene fund luftes me prusine,
    Si ka mundesi qe gjermania nga e pushtuar dhe me sanksione te fuqishme, te kthehet e pushtoje ne kohe rekord -francen etj?
    hipoteza ime eshte se fuqite e tjera nuk mund te pranonin te sakrifikonin per Leninin&co perderisa ai ishte problem me origjine gjermane. mbase e kam gabim por eshte shume e çuditshme lufta II. ka shume pikpyetje.

    1. uhahahaaaaaa says:

      Ti e ke gabim qe ke dale nga spitali psikiatrik, o debil ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje