Sot, me 17 nëntor shënohet 76-vjetori i çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944.
Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja për çlirimin e qyteteve, pasi permbyll hyrjen e ushtrise clirimtare ne kryeqytetin e vendit dhe largimin e pushtetuesit!
Forcat e Brigadave që luftonin në kryeqytet i vazhduan pandërprerë sulmet e tyre për asgjësimin e armikut të rrethuar dhe në mëngjesin e 16 nëntorit u hodhën në sulmin përfundimtar për çlirimin e Tiranës.
Si rrjedhojë forcat e Brigadës 1 pushtuan Shtëpinë e Oficerëve, Sahatin, Teatrin, etj.
Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës dhe morën takim me krahun e djathtë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të kryeqytetit.
Armiku qëndronte me egërsi në ndërtesat e ministrive, te Banka, te Bashkia dhe tek hotel “London”, ku është ndërtuar Muzeu Historik Kombëtar.
Luftimet vijuan shumë të ashpra gjatë gjithë ditës. Natën, duke u gdhirë 17 nëntori, komanda gjermane nuk shikonte asnjë mundësi shpëtimi.
Natën, duke u gdhirë 17 nëntori, komanda gjermane nuk shikonte asnjë mundësi shpëtimi. Ndërkohë që ishin krijuar të gjitha kushtet për të asgjësuar ose për të kapur rob këto forca, gjermanët, duke përfituar nga errësira e natës, dolën nga rrethimi dhe u grumbulluan në fushën e Aviacionit.
Që këtej, pasi u organizuan për marshim, lëvizën drejt Vorës për në Shkodër. Forcat e fundit gjermane që u tërhoqën nga Tirana u goditën në rrugën Tiranë – Vorë – Laç.
Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua. Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë
Ndërkohë që ishin krijuar të gjitha kushtet për të asgjësuar ose për të kapur rob këto forca, gjermanët, duke përfituar nga errësira e natës, dolën nga rrethimi dhe u grumbulluan në fushën e Aviacionit.
Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua.
Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë.
Çlirimi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike e ushtarake. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare; i shkaktoi humbje të mëdha e vonoi tërheqjen e forcave gjermane.
Kjo eshte dita e pare kur shqipefolesit me zemer sllave filluan persekutimin dhe shtypjen e gjysmes se kombit shqipetare sepse gjysmen tjeter ato ja lane nen kontroll gjenocidialeve serbo-sllave . Ardhja e komunisteve ne pushtet eshte dita me e erret per kombin shqipetare .
Mbas kesaj dite do te fillonin masakrat, internimet,shpernguljet,
persekutimi, lufta e klasave, shkaterrimi I prones , shkaterrimi I dinjitetit dhe krenarise kombetare ,si dhe dorezimi I kosoves martire tek gjenocidialet sllavo serbe.
http://phsauctions.com/Listing/Details/2697058/World-War-II-Patriotic-cover-LW-Staehle-Fluegel-Tirana-Albania-Liberated-by-Yugoslav-Partisans
Historia eshte e qarte : ishin forcat partizane shqiptare qe cliruan nje pjese te ish-Jugosllavise dhe jo e kunderta!!!
Mesa duket Trampistat ekzistonin qe atehere ne USA ? ? ? ?
O Mark o katunar i trashe, shpejt duhet te mbarosh filloren …
“Çlirimi” = pushtim, sipas fjalorit te Gjuhes Shqipe. Lexojeni dhe ribotojeni ne Beograd dhe Moske.
Ushtria gjermane u largua sipas planit te saj. Iku ajo, hyne pushtuesit sllavo-komuniste.
KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT
Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
Dinet, Elezët.
3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
(Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
“…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan procese gjyqësore ndaj 170 mijë kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
“Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”
http://ciml.250x.com/archive/hoxha/albanian.html
Enver Hoxha
PËRSHËNDETJE DREJTUAR POPULLIT TË TIRANËS ME RASTIN E ÇLIRIMIT TË KRYEQYTETIT
18 nëntor 1944
VDEKJE FASHIZMIT – LIRI POPULLIT
POPULLIT TE TIRANES
Në emër të Qeverisë Demokratike, të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ushtrisë N.-Ç1., përshëndes popullin trim të Tiranës, që diti qysh në ditët e para të rreshtohet me bijtë e tij përkrah luftës kundër okupatorit dhe tradhëtarëve, të marrë pjesë heroikisht në luftën tonë çlirimtare, që diti t’u bëjë ballë plot vetëmohim veprave të terrorit të armikut dhe të tradhëtarëve dhe që i kapërceu pa u përkulur ditët e përgjakshme si ajo e 4 SHKURTIT.
Tirana u çlirua prej brigadave heroike të Ushtrisë N.-Çl. të ndihmuara prej popullit të Tiranës. Në luftën e përgjakshme rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi kundër një armiku të vendosur e të egër, të armatosur me mjetet më moderne, vullneti i hekurt i ushtrisë sonë dhe i popullit të Tiranës triumfoi. Gjaku i bijve të popullit tonë, që ranë në këtë betejë për çlirimin e kryeqytetit tonë, shkroi një nga faqet më të shkëlqyera të luftës sonë ngadhnjimtare.
Lufta jonë, që shpërtheu e papërkulur, u kurorëzua me çlirimin e Tiranës, do të kurorëzohet dhe me çlirimin e gjithë Shqipërisë. Populli heroik i Tiranës, që diti të luftojë kaq trimërisht gjatë 5 vjet e gjysmë robërie të rëndë, do të jetë tani në pararojë për ndërtimin e Shqipërisë sonë të dashur, ai do të jetë krahu i fuqishëm i pushtetit demokratik të vendit tonë.
RROFTË SHQIPËRIA E LIRË DEMOKRATIKE!
RROFTË POPULLI HEROIK SHQIPTAR!
RROFTË POPULLI HEROIK I KRYEQYTETIT
TË SHQIPËRISË SË RE DEMOKRATIKE!
Kryeministri, Komandanti i Përgjithshëm i UNÇSH
Gjeneral-Kolonel
Enver Hoxha
HAHAHAH
Qeveria Demokratike e sllavo-komunisteve…. HAHAHAHHA
Po listen e terroristeve te vrare me 4 Shkurt 1944 pse nuk e tregoi dhe as qente e tij historiane nuk e kane treguar deri tani.
ENVERI – HERO KOMBETAR I SHQIPTAREVE!!!
Kush ende nuk e ka kuptuar kete eshte rrot cari! Kush eshte kunder kesaj, eshte kokrra e bythqimit dhe spiun i serbeve dhe grekeve!
Fshataret shqiptar “triumfuan”mbi superfuqine gjermane!!!
Mjaft me rrena ,vetem me dhjete gjerman e kane mbajt Tiranen.
Per nje jave kane luftu vetem me dy gjerman qe ishin ne ate bunkerin qe duket ne foto.
Nuk te pelqen e verteta? Na plasi trapi!!!
A te plasi ,qepe se duhet me perdor perseri
Nga te gjithe kometuesit e mesiperm po shoh se helmi i Kermes Sali Ram Berisha per kthimin e historise me koke poshte paska bere punen e saj. Injorantet dun ta shesin injorancen e tyre per dituri.
Kot mundoheni te hidhni njolla mbi luften per çlirim. Lavdi udheheqesit legjendar, strategut Enver!