Tashmë që Joe Biden është “shndërruar”, edhe pse jo zyrtarisht, në Joseph R. Biden Jr, presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, karriera e tij e gjatë politike do të studiohet më me imtësi se kurrë, pavarësisht se 78-vjeçari është prej dekadash një nga politikanët më të njohur të superfuqisë.
Një nga dokumentet më të veçanta të nxjerra në orët e fundit është një letër e 1 marsit 1979 që fillon me fjalët “I dashur zoti president”, por që nuk i referohej demokratit Jimmy Carter.
Në atë vit, Biden ishte një senator relativisht i panjohur, dhe ndodhej në vizitë zyrtare në Beograd. Në fakt, letra i drejtohet pikërisht Jospi Broz, i njohur botërisht si Tito, mareshali-president i Jugosllavisë. Biden ndodhje në atë moment në kryeqytetin serb në një delegacion nga SHBA me rast të vdekjes së Edvard Kardelj, krahu i djathtë i Titos.
“Ju falënderoj për mikpritjen e çmuar, gjatë vizitës sime në Jugosllavi, me rastin e vdekjes së Edvard Kardelj. Ju falënderoj që më pritet, dhe çmova shumë shkëmbimin e ideve. Shpresoj të vizitoj vendin tuaj të bukur në një rast më të gëzuar”.
Sipas burimeve, Tito iu përgjigj senatorit të atëhershëm Biden, duke paralajmëruar për të një të ardhme të ndritur. “Do bësh goxha rrugë’’, shkruante mareshali.
Ju dhjefsha rracën atij përsoni të gazetës Tema që bën propogandë në ndihmë të Serbisë duke promovuar me anë të këtij artikulli në përpjekje për një zhgënjim duke paraqitur Presidentin e rradhës Mr. Biden për lidhjet e hershme me Jugosllavinë për të bërë pesimizëm Shqiptarët, kur në të vërtetë Mr. Biden gjithmonë ka brojtur interesat e Kombësisë Shqiptare.
Gazeta Tema shikoni mirë se në mesin tuaj keni agjentë Serbë që zgjedhin në mënyrë selektive dhe promovojnë artikuj ku jo në mënyrë të drejtë për drejtë por tërthirazi promovojnë e propogandojnë pesimisëm mbi Kombit Shqiptar për interesat Serbe.
Këtu nuk bëhet fjalë për securizëm, por e pakta gazeta Tema nuk duhet të propogandojë interesat Serbe duke përdorur qëllimisht artikull selektive për të mbjellur pesimizëm mbi Shqiptarët duke dhënë idenë se lidhjet e hershme të Mr. Biden me Titon do të rezultojë si mik i Sërbisë. Në qoftë se kjo nuk qëndon si e vërtetë atëhere: Pse gazeta Tema publikon këtë artikulli?…
Biden eshte mik i shqiptarve