DOSSIER: E pathëna e masakrave bullgare ndaj shqiptarëve në Shkup: vetëm për qeleshen e bardhë!

8 Nëntor 2020, 13:04Dossier TEMA

Një valë masakrash janë zhvilluar mbi popullsinë shqiptare  në Shkup dhe Tetovë,  në maj të vitit 1941 prej ushtrisë bullgare,  e cila kishte depërtuar në këto zona gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ishte koha ku Shqipëria ishte bashkuar me gjithë trevat e saj në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi, duke u zgjeruar në kufijtë e saj natyralë.

Qeveria e Tiranës kishte nisur prej ditëve të para programet e saj të rimëkëmbjes, sidomos në fushën e arsimit, duke synuar të forconte ndjenjën kombëtare mes shqiptarëve. Por në të njëjtën kohë edhe sllavët ishin kundërpërgjigjur, me anë të sulmeve e masakrave mbi popullsinë shqiptare sa herë kishin mundësi duke përfituar edhe prej kushteve të luftës.

Maji i 1941, siç e dëshmon edhe ky dokument që e sjellim ekskluzivisht, kishte shënuar dhjetra sulme, arrestime, përdhunime, e masakra të tjera mbi popullsinë shqiptare duke i kërcënuar e detyruar ata të mos e përdornin qeleshen e bardhë, e cila ishte simboli dallues i shqiptarëve në këto toka.

Denoncimin mbi masakrat e kishin bërë një grup burrash nga paria e shqiptarëve të Shkupit, të cilët kishin arritur të arratiseshin nga Shkupi në Tetovë e prej andej në Tiranë, dhe kishin mbërritur në dyert e Këshillit të Ministrave dhe në Ministrinë e Brendshme për të denoncuar masakrat që kishin pare, e njëkohësisht duke kërkuar që qeveria shqiptare të merrte masa që të liroheshin të arrestuarit e të ndalej ky terror.

Më poshtë e sjellim të plotë denoncimin e tyre dërguar një kopje kyeministrit të kësaj periudhe, Shefqet bej Vërlaci:

26 .V.1941

Shkëlqesës

Shevqet bej Vërlaci

Kryetari i Këshillit Ministruer

Tiranë

Bashkangjitun kemi nderën T’u dërgojmë nji përmendore të paraqitun prej nji Deputacioni t’ardhun drejt për drejt nga Shkupi për mbi vuejtjet dhe persekutimet e popullsisë shqiptare të atyne vendeve.

Drejtori i përgjithshëm

Dr.N.Lo Russo Attoma

 Përmendore për Drejtorinë e Përgjithshme

Asht paraqitun, ndër këto dit, në Drejtorinë e shtypit, zotni Bexhet Beg Presheva, bashkë me Skënder Leshin, Mahmut Tetovën, Jashar Shkupin dhe Ramadan Kosovën, të gjithë shqiptarë të Shkupit, prej kah janë arratisun mshehtësisht me 16 maj 1941 tue arrijtun të nesërmen  në Tetovë, prej kah kanë vazhdue udhtimin për në Tiranë, ku janë paraqitun në Kryesinë e Këshillit Ministruer dhe në Ministrinë e Mbrendshme tue kërkue, n’emën të së gjithë popullsisë shqiptare të Shkupit, të rretheve dhe të Tetovës ndërhyrjen  e auktoriteteve të nalta për të shpëtue nga masakrimi vllaznit e robnuem nën Bulgari.

Qe, shkurtas, shka thonë të naltpërmendunit:

1)      Ushtrija bulgare asht tue shtypun, vetëm se janë shqiptarë,  popullsinat shqiptare të krahinave të pushtueme tash së fundi nga bulgarët. Kështu, në krahinën e Preshevës, ndër shumë qendra, kanë rrahun shumë vetë, kanë marun me përdhunë nga popullsija shtatë mijë kilo misër dhe njizet mijë kilo barë.

2)      Kanë hyem në Xhamina tue marun qylymat dhe të tjera sende me vlerë.

3)      Në qendër të Preshevës kanë shtruem nën tortura të randa nji pjesë të madhe të popullsisë. Kanë hyem nëpër shpina, nën pretekstin e shikimit dhe të mbikqyrjes për armë; por gjatë shikimit përkundra kanë amrrun shumë sende me vlerë që gjejshin nëpër shtëpina si petka të kushtueshme  grash, sahatna ari dhe argjandi.

4)      Ndër shumë shtëpija, nën pretekstin e zakonshëm të mbikqyrjes për armë, kanë përdhunue gratë.

5)      Me 11 Maj 1941, në Shkup, kanë burgosun avokatin shqiptar Shaip Presheva dhe Jahja Kumanovën, Ejup Verisoviqin bashkë me 50 vetë të tjerë, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë të konsideruem fajtorë për nëj faj të vetëm: pse barshin qeleshen e bardhë shqiptare, që dishmon kombësinë e tyre shqiptare. Me 12 maj 1941, asht informue mbi këtë ngjarje  Konsilata Mbretnore e Italisë në Shkup. Ndërkaq nuk dihet asgja mbi të burgosunit: nuk dihet në se janë ende gjallë ase janë masakrue.

6)      Ditën e 12 Majit 1941, asht burgosun në Shkup Mahmut dhe Haki Jonuzi, tregtar qeleshesh të bardha shqiptare, mjeshtri që ata e ushtrojnë në Shkup tash 50 vjet. Ditën e 13 Majit 1941, nji nga dy vllaznit, ma i madhi, asht gjetun i vramë jashta mureve të burgut të Shkupit.

7)      Me 13 Maj 1941, ditë tregu në Shkup, nëpër rrugat kryesore të qytetit, nga të cilat mbërrijnë, për çdo ditë tregu, popullsinat shqiptare të rrethit të Shkupit në qytet, ushtrija bullgare kishte nxjerrun reparte me pushkë dhe mitraljoza, të ngarkuem që tu hiqshin  gjithë shqiptarëve me të mirë ose me dhunë, qeleshen e tyre të bardhë tradicionale. Por shqiptarët , që me anë të qeleshes mbrojnë edhe karakteristikën e tyre të kombësisë, kanë refuzue që t’i heqin. Atëherë, ushtrija bullgare, ka kapun dhe burgosun, vetëm në nji udhë kryesore, ma se 300 shqiptarë. Po atë ditë, në rrugën e quejtun “Tophane” janë kapun me përdhunë prej katundarëve shqiptarë ma se 300 qeleshe të bardha dhe grisun nga ushtrija bulgare përpara tyne. Ata që refuzojshin ti dorëzojshin qeleshet, edhe ndër udhë të tjera, janë kapur dhe hedhun në burgje. Sasija e të burgosunve shqiptarë në Shkup i kapërcen të 600 vetve.

8)      Me 15 Maj 1941 janë burgosun nga parija shqiptare e Shkupit Mendu Begun dhe Shahin Begun.

9)      Masakrimet dhe shtypjet bullgare mbi popullsinë shqiptare shkojnë tue ba ditë për ditë ma të padurueshme.

10)   Drejtori i shtypit.

12 komente në “DOSSIER: E pathëna e masakrave bullgare ndaj shqiptarëve në Shkup: vetëm për qeleshen e bardhë!”

  1. Ilirjan says:

    Sllavet njohin vetem gjuhen e forces. Shqiperia duhet te jete perhere e armatosur, e gatshme te mbrohet, me keta palofqinje qe kemi. Bejne trimin me te dob tin, por s’ua mbajti kurre ta krruanin kur e dinin qe Shqiperia ishte e armatosur.

  2. vang says:

    Te gjitha rracat perreth vec kane persekutuar shqiptaret ne simboliken e veshjes popullore,me perjashtim te grekeve qe nuk u perpoqen ta ndalin sepse ishte e madhe masa .Jo vetem kaq por veshja popullore me fustanelle dhe opinga u be veshja e gardes. Shume jane tallur me qeleshen,pastaj do hidheshin tek masat per kufizimin e gjuhes deri sa te asimiloheshin,ku edhe ka ndodhur me te krishterete veriut te Maqedonise,e shume zona te tjera. Tani BULLGARIA ka bllokuar hapat e metejshem te Maq.veriut ne BE sepse duhet te deklaroje rrenjet bullgare,se gjuha nuk eshte e vecante dhe te mos deklaroje egzistencen e minoritetit maqedon ne Bullgari.Bullgaria 1/3 e Maqedonise e ka dhe 1/3 e ka Maqed e Veriut,dhe 1/3 eshte ne territorin grek.Kushti kryesor qe Greqia i vuri Maqedonise te mos kishte pretendime territoriale ndaj maqedonise se jugut.Si do reagoje greqia lidhur me kete kusht qe Bullgaria po i ve Maq.Veriut.

    1. ben says:

      vang-greket kane bere masakrat me te medha ndaj shqiptareve qe nga permasat mund te krahasohen me ato te serbeve. Ne ndryshim nga te tjeret fqinje, greket jane perpjekur te bejne te tyren historine antike te shqiptareve.kane patur nevoje.
      Shqiptaret jane te vetmit popullsi e Ballkanit qe kurre nuk kane persekutuar fqinjet, por perkundrazi i kane ndihmuar kur

    2. Moisi Golemi says:

      Na plasi [email protected] si do reagojë Greqia, o Vanis!!!

  3. Nik says:

    Tè shkoj e drejta e zotit nè vend sidomos nè Maqedoni tè lutemi pèr shqiptarèt tè lindin sa mè shumè fèmij sepse e ardhmja dhe shumica votuese do tè jet shqiptare.Dhe nqse sotè bèhet regjistrimi i popullsis s’besoj se janè sllavèt mazhoranc por shqiptarèt.Duhet njè politik e mirfillt e politikanève mqadoni,kosovè,mal tè zi,shqipèri pèr tè bindur shqiptarèt tè cilèt nè disa fshatra vetquhen sllav me anèn e propagandès,historis,kulturès shkollave nè gjuhèn shqipe sepse ende ata jetojn tè terrorizuar nga frika e bythpalarève sllav qè kètu nè europè ulin kokèn si lepuj.

  4. beni says:

    Po kta me ket veshje U ngjajn vetem Turqve ,skan asgje te perbashket nga Arberoret vecse gjuhes shqipe !!!

    1. shqipo says:

      Po “greket” e tu qe u ngjajne turqve jo vetem nga veshjet, por edhe nga gjuha, edhe nga surrati edhe nga zakonet, edhe nga kenget e vallet, cfare jane o “beni” o derdimen people ?
      Ja keta jane raca e ndyre turko-greke :
      https://www.youtube.com/watch?v=qbek3lEaxL8&ab_channel=vassilyonka

  5. taso kume says:

    Megjithate po te jemi te zgjuar ti bejme miq si KROATET,per te perfituar pjesen tone te MAQEDONISE, Se per te vrare dhe kemi vrare njeri tjetrin,tani eshte koha e zgjuarsise dhe jo ti hedhim benzine zjarit mjafte te shikoni pse BULLGARIA vuri veton per hyrjen e MAQEDONISE ne UE.

  6. shqiptari says:

    Fale sherbetoreve te tyre ANTISHQIPTARE TE DEVOTSHEM ne 30 vitet e fundit,arriten ta carmatosin kete popull dhe tani e kane me te lehte te marrin c’te duan dhe kur ta duan.RAMUTI vazhdon te shese gjithcka,ose me sakte te fale,tek serbet e greket ndersa shqiptaret varferohen dhe mjerohen perdite e me shume.Vodhen te gjithe pasurine e ushtrise te blere e te prodhuar me gjak dhe pune vullnetare per 40 vjet dhe sot bejne kulla dhe kenaqen me pasurimin e tyre pa kufi nderkohe qe shqiptaret varferohen dhe roberohen ne vendin e tyre.Shqiperia eshte me e rrezikuar se kurre ne zhdukjen e saj dhe shqiptaret nuk e kuptojne kete.Eshte me e lehte te ikesh nga ky vend se te rrish e te luftosh per te ardhmen e femijeve SHQIPTARE qe duhet te jete aty ku per mijera vjet kjo toke fliste dhe flet shqip.FUCK ALL ANTIALBANIANS.

  7. Koli says:

    Politika e sotshme ben degjenerimin dhe c’edukimin e njerezve dhe brezit te ri.Te gjithe njohim apo kemi njerez te aferm qe u lepijne bythen dhe shkojne me partite mafioze te shitura per ndonje vend pune apo tender te pamerituar.Patriotizmi dhe dashuria per vendin zero.Shikojini ata te rinj qe tall bythen e qelbur Munikja e Likes megjithese familja Meta-Kokmadhi jane te korruptuar ashiqare i vene prapa per para.Sa per te ber nje shembull.Prandaj fqinjet grabitqare kane gjithmone kete lloj sjellje me ne.

  8. Arbër says:

    Kto nuk ja e shqipetar, por jane afgan qe flasin shqip

    1. uhahahaaaaaa says:

      Amon o Erdogan, paske fillu me dhone certifikata vertetesie zotnia tate ? ? ? ? ?
      IK O PALL TRAPI …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje