Ataturku i interesuar për martesë me një nga motrat e Ahmet Zogut?

3 Nëntor 2020, 11:38Dossier TEMA

Nga Ruben Avxhiu

Zakonisht keto temat e vjetra te shtypit franzez i gjen Aurenc Bebja. Kesaj here e kishte postuar nje turke qe studion lidhjet me Shqiperine.

Shqiptaret gjithmone kane besuar se Ataturku reformatori dhe modernizuesi i madh i Turqise ka qene me kombesi shqiptare. Ataturkun e quajne si te tyrin edhe bullgaret, greket, e disa kombe te tjera fiqnje.

Kjo lidhje martese me nje nga motrat e Zogut do ta kishte ndezur edhe me keq pretendimin shqiptar per origjinen e Ataturkut.

Por mua nuk me besohet shume kjo puna e lidhjes. Me duket me shume si thashethem gazetash.

Kryesisht per arsye se Ataturku u zhgenjye shume kur Zogu u shpall mbret ne Shqiperi. E ka kritikuar publikisht. Ataturku ishte besues i madh i republikanizmit.

Kishte varrosur sulltanatin duke e bete Turqine republike si eshte edhe sot.

Per te ishte e papranueshme qe dikush qe ishte zgjedhur President si Ahmet Zogu do te kerkonte kuroren. E shihte si nje renie ne status, jo si ngritje.

Pas kesaj veshtire qe te dy te lidheshin me krushqi. Ataturku do t’i binte qe do te martohej me nje princeshe, nje status dhe titull qe ai, si republikan i thekur, e perbuzte.

Nga ana tjeter, ia vlen te bejme nje verejtje te vogel ketu per Ataturkun. Ndonese edhe une jam republikan.

E verteta eshte se megjithe retoriken e tij republikane, Ataturku vete ishte ne praktike “mbret”. Veshtire se mund te imagjinohej nje president tjeter ne Turqi, sa kohe qe Ataturku ishte gjalle.

Ai nuk u be dot kurre fjala vjen George Washington. Ishte mbret pa kurore. Keshtu qe kritika e tij per Zogun ishte pak hipokrite.

Por te pakten, ndryshe nga Zogu, ai nuk pretendonte se postin e tij duhej ta trashegonte i biri. Nese kjo e Ataturkut ishte monarki ne cdo gje pervec emrit, te pakten nuk ishte monarki e trashegueshme. (Ataturku nuk kishte femije natyrale, por adoptoi 1 djale dhe 12 vajza.)

1 komente në “Ataturku i interesuar për martesë me një nga motrat e Ahmet Zogut?”

  1. vang says:

    Te pakten nga emri dhe shoket e tij te shkolles eshte nje tregues si shqiptar.I jati ishte nga veriu i Shqiperise Ali Rizai dhe e jema nga fiset e jugut Nuk kemi degjuar per pretendime greke vec faktit qe studioi ne Selanik dhe u largua ne turqi me grupin e shokeve te tij kur ra sundimi i sulltanit.Per bullgar as behet fjale.Qe zonja nga Turqia nuk pranon se Ataturku ishte me origjine shqiptare, kurrsesi ai nuk behet turk me zor.Per kete ka fakte .Mendesia per ti sherbyer perandorise nga shume shqiptare eshte e njohur.Ataturku beri nje jete te trazuar nga lufta dhe alkoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje