"Dil nga rreshti... je armike e popullit!", historia prekëse e një 13-vjeçareje në diktaturën e Enver Hoxhës

9 Nëntor 2020, 12:30Dossier TEMA

Historia prekëse e vajzës 13-vjeçare që u përjashtua nga fotografia e klasës… mbesa e gjeneralit madhor që kish luftuar për trojet shqiptare, por dikatura e kishte shpallur armik

Nga Bamir Bebeziqi

Para disa ditësh më vjen në inbox një mesazh i çuditshëm. Më vjen nga një grua të cilën nuk e njihja. Kishte lexuar shkrimin tim të vjetër, “Hashurja dhe fletërrufeja” e më pas më kishte nisur mesazhin. E kam si zakon, përpara se të pranoj një mesazh përpiqem të njoh mesazhprurësin, të shikoj fotot apo ndonjë informacion të mundshëm, të paktën të di me kë kam të bëj, me person të vërtetë apo te rremë.

Nga sa lexova, qe një grua në mes të gjashtëdhjetave, dukej shume e paraqitshme e në disa foto të shumë viteve më parë, kuptohej se kishte qenë një vajzë e bukur. Në mesazh, më kishte nisur foton e një vajze vetëm 13-14 vjeçare, veshur me një fustan basme, ulur te shkallët e një shkolle diku në Durrës. Fotoja tregonte një vajzë të vrarë shpirtërisht e nuk vërehej ndonjë shenjë buzëqeshjeje.

Poshtë fotos, gruaja e panjohur më tregon edhe historinë e saj. Kur kishte qenë në klasë të tetë dhe e gjithë klasa ishte mbledhur për të bërë foton e fundvitit, drejtoresha e shkollës kishte shkuar dhe me ceremoni e kishte hequr atë nga rreshti.

“Ti nuk duhet të dalësh në foto me klasën, pasi ti je “Armike e popullit”. Vajza, e cila nuk mundej të mbante lotët, qe larguar e kishte qëndruar në një cep të oborrit. Fotografi qe prekur shumë nga skena dhe pasi të gjithë kishin ikur, i ishte afruar vajzës duke ju lutur t’i bënte një foto. Pikërisht atë foto, ajo grua më dërgon mua në inbox.

Nuk besoj se ka ndonjë vajzë apo djalë 13-14 vjeçar, qe do të pëlqente të ishte në vend të saj. Më pas, ajo grua më flet për arsyen e të qenurit “Armike e Popullit”. Në atë kohë i kishin vendosur një fletërrufe në mes të Durresit, fletërrufe që kishte qendruar për më shumë se një muaj, përpara ish-Bashkimeve Profesionale. Në të qe përmendur emri i saj me damkën e rëndë nga pas.

Pas asaj fletërrufeje, të gjithë njerëzit kishin filluar t’i largoheshin, në lagje, në klasë e kudo, sikur të kishte ndonjë sëmundje të tmerrshme ngjitëse. Damka e fletërrufese e kishte ndjekur edhe në gjimnaz dhe në vitin e parë donin ta përjashtonin nga shkolla, por nje mësues, ishte ngritur dhe e kishte mbrojtur.

“Çfarë po bëni? – kishte thënë- është vetëm një fëmijë.” Përfundimi… mësuesi pushohet nga puna dhe detyrohet të punojë në punë të rëndë e pas pak vitesh, sëmuret dhe vdes. Vajzën me gjithë familje e internojnë e pas shumë vuajtjesh, familja kthehet përsëri në Durrës, por vajza ndërkohë ishte rritur.

Punoi disa vite si punëtore, diku në një ndërmarrje të Shkozetit deri në vitin 1990 e më pas largohet përfundimisht nga Durrësi dhe sot ka gjetur fatin e saj diku jashtë. Nga mesazhi, mora vesh edhe arsyen e fletërrufesë dhe persekutimit të saj.

Gjatë një ore mësimi, i kishte treguar shoqes së bankës një foto të gjyshit të saj, veshur si ushtarak madhor, në kohën e Mbretërisë. Ajo foto e kishte ndjekur vajzën nga pas për shumë vite. E përse? Sepse, gjyshi i saj kishte vdekur në burg në vitin 1949. Ai qe dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1946, megjithëse kishte qenë patriot e kishte luftuar kundër fqinjit tonë verior, ne fillimvitet e shekullit të shkuar. E mjaftueshme për t’u quajtur “Armik i popullit”, në kohën, kur kryeudhëheqesit Tito i thureshin këngë dhe lavde në atdheun tonë.

E bëra këtë shkrim sot edhe për një arsye tjetër. Para disa ditësh, një poet i dëgjuar, në një intervistë në TV, shprehet se në atë kohe justifikohej burgosja, pasi kishim shtetin e “Diktaturës së proletariatit” dhe pa zor thotë se në Shqipëri nuk kanë qenë më shumë se 1% e popullsisë të burgosur politikë. Këtu keni gabuar poet, se ata 1% kishin edhe familje. Zonja, e cila më solli mesazhin në inbox, ishte “Armike e Popullit”, vetëm 13 vjeç.

12 komente në ““Dil nga rreshti… je armike e popullit!”, historia prekëse e një 13-vjeçareje në diktaturën e Enver Hoxhës”

  1. Rrok Cubi says:

    Po cfar pjrdh,o ti i pjerdhur,po atehere dihesh ajo pune,se ishin te ndara ca pune,po sot provoje te besh nje foto me keta qe drejtojne politiken,n.q.se ke fol kundra tyre,per gazetar po them,se per kundershtare politike,jo e jo.prandaj keto qe shkruan ,arshivoje,deri sa te zgjidhesh keto fenomenet e sotme,he mik

  2. Erhard says:

    Ndersa sot,provo te kritikosh Ramen ose Veliajn ne tubimet qe bejne per reklame dhe do ta shohesh veten zvarre nga badigardet e tyre!
    Ja kjo eshte demokracia qe na reklamojne keta bandite dhe merren me diktaturen komuniste,qe ka 30 vjet,qe nuk ekziston!
    UJKU,UJKU,por CAKALLI ben kerdine!

    1. ben says:

      Erhard, nuk e di sa sa vjec je zotrote, pasi me cudit komenti yt ne lidhje me Ramen apo Veliajn. Nga koha qe keta dy individe jane ne krye te puneve te vendit dhe te Tiranes, nuk kam pare askend qe te rrihet deri ne gjakosje sic eshte bere ne kohen e Sali serbit. Asnje redaksi gazete nuk eshte djegur, sic ka ndodhur me gazeten Koha jone ne kohen e Sali qelbanikut. Atehere po qe nuk mund te flisje kunder regjimit, njesoj si ne kohen e babait te idealit te Sali Ram Berishes, te cilin e kopjoi ne mender demokracine qe krijoi mbas 1990-tes.

      1. Erhard says:

        O “ben”,po mijra njerez te punesuar,kur erdhi Rama dhe Veliaj ne pushtet,a ke degjuar q u kane thene se “Pushoheni nga puna se jeni me PD-ne”?
        Po sot a e di ti se shteti shqiptar paguan 3 vete per nje vend pune,sepse ata te pushuarit fituan gjyqet dhe marrin rrogat e plota?
        Cfare ndryshimni paska qe Berisha te gjakoste ,ndersa Rama nuk te gjakos,por te le pa pune,pa buke ,pa te drejta dhe te nxin jeten aq sa te ikesh nga Shqiperia?

  3. Toni.D. says:

    Si person historicka te tilla jano fallco ose zbukurohen si femnat ne diten e pare te marteses…. nejse… mire emer,mbiemer si shoh zonjes… po vitet ? po fshati qe u interna?Zonja ne fjale punonte ne shkozet… po ne shkozet punonte 30% e qytetareve te durrsit ku ishte puna e forcuar ketu? Ok si perfundim familjet e prekura nga regj. komunist internoheshin neper fshatra te ndryshme te Shqiperise bashke me femijte… por per femijte? shprehje te tilla per mendimin tim Jane sajesa pasi s’jetojme ne hene por ne token e dashur shqipetare… dhe professorin tim qe ishte martuar me vajzen e B.B u trasferua ne nje fshat te duresit… por femijte gezoni respekt ne lagje ku banonin .

  4. Pthuuu pisllek! says:

    Edhe une di nje histori te tille, por nuk di ta pershkruaj me kaq genjeshtra. Hajde trap c’fare perrallash po na tregon. I ke takuar “Dashnore Kaqolet?”. More perse nuk fomoni nje parti te re? Tani jeni me shume Dashnore, Maloke, Dervishe, Bebez-iqir e plot e plot!….

    1. Edi NYC/USA says:

      Për “Pthuuu Pisllekun!”

      Lapanjoz pa emër po të jap shëmbull nga jeta ime familjare. Kur motra ime kur mbaroi shkollën 8 vjeçare, dhe për arësye limitetesh fizike kërkuam bursë për Shkollën e Mesme si Laborante Kimiste që e mori por Këshilli i lagjes ja hoqi bursën vetëm pse kishte biografi të keqe sipas ideologjizë komuniste/Enveriste, dhe kur ne shkuan në Tiranë për të këkuar takim me anetarë të burosë politike: Unë isha rreth 19 vjeç, dhe motra e vogël me kufizime fizike e paterica e rreth 15 vjeçe vetëm për vetëm se kërkonim takim me anëtarët e burosē politike, dhe në pamundë si të lejim takitmit motra si edhe unë rrethoheshim nga civilët e sigurimit rreth 50 larg ndërtesës së Komitetit Qëndror, e kur motra thërriste nga larg emrat e tyre sidomos atë të Lenka Çukos, motrën time të vogël e morën 4 herë me forcē duke e futur në mikronbuz (makinë), dhe e çonin në rajonin e policisë ku e lironin pas disa orësh. Policët e rajonit të policisë për habinë tonë silleshin mirë e me keqardhje për motrën time. Ata e kuptonin situatë dhe i shpegonin motrës se nuk kemi çfar të bëjmë, por të marrim e të mbajmë vetëm disa orë, por nuk kishin urdhër për arrest. Babai ynë kishte 2 vjet që kishte ndërruar jetë, ndërs Nëna duhej të punonte, edhe unë punoja por kisha marrë lejen e zakonshe dhe pushim pa të drejtë rroge. U përpoqëm për të kërkuar të drejtën për studimin e motrës për 3 javë rrjesht, por përfundimi ishte i njëjtë motra përfundonte në rajonin e policisë, dhe anëtarët e burosë politike i shmangeshin pozicionit tonë se ne nuk na lejohej të qëndronim në një vënd por ecnim përgjatë boulevardid e komitetit Qëndror, e ata ndryshonin orarin e punës ose atë të hyrjes në Komitetin Qëndror nga dera përballë bulevardit ose atë anësore.
      Është për tu habitur kur babai i shokut tim që kishte lidhje me policinë na tha jo vetëm se kjo punë do shkojë kot, por edhe si do të ndodhi…
      Ne ecnim me besimin se ndofta kjo gjë mund të kishte zgjidhje. Por jo. Motra filloi gjimnazin një muaj më pas jo në Shtator por në muajin Tetor. Anëtarët e Burosë Politike nuk i ndalonte kush ti refuzonin takim, por ata e dinin dhe e kuptonin shumë mirë si ti shmangeshin opinionit publik se si silleshin anëtarët e Burosë Politike ndaj handikapëve (njerësve me kufizime fizike).
      Gjëra të tilla kanë ndodhur kudo nëpër Shqipëri por lapanjozët tipa si ty pa emër “Ptuuu Pisllek” ishit jo vetëm të verbuar por edhe të egërsuar satë ishit gati ti merrnit shpirtin tjetrit vetëm për vetëm kërkimit të së drejtës elementare Edukimit Shkollor.
      Që të kuptosh ku ndryshon ti dhe sorollopi yt me mua është që unë me vite kam ndihmuar në maksimum të gjithë Shqiptarët përfshirë këtu komunistë e ish anëtarë të Parisë së Punës. Në dorë i kam pasur asnjë gjemb nukë do të më hynte në këmbë se di si të veproj në mënyrë profesionale, por unë i ndihmova dhe do i ndihmoj se di të ndajë shapin nga sheqeri. Por fatkeqësisht hajvanë si tipi yt shumë kan qenë e shumë do të mbeten. Pyll pa derra ska.
      Por jeta vazhdon….

      1. Drenova says:

        Cfare po na thua more Edi NYC/USA!?
        Paske kerkuar te takoheshge me ndonje antar te Byrose Politike zotrote?
        Po sot nuk takohesh as me nje zyrtar te thjeshte te Bashkise se Tiranes,o dallkauk e jo me te kerkosh te takosh fjala vjen drejtorin e Ujesjellesit per ndonje ankese!

  5. Adam says:

    Edhe une perjetova te njejten ndjesisa nuke harroj kurre . Moshataret e mi pavarsisht situatave nuk e harruan as pas 1990 se pari tek une armikun. Por nuk ja thash askujt po e mora me vete ne America

  6. ronny says:

    Ore idiote lexues, ai qe ka shkruar kete artikull po thote qe ate vajze 13 vjecare e nxoren nga grupi dhe e lane aty si qen duke e piketuar si armike e popullit,,, a jeni ne vete o shtaze apo e keni humbur vare llogjiken dhe njezirllekun. Ckishte te bente kjo vajze me historine e gjyshit te saj, qe ne fund te fundit kishte bere edhe ai nje pune te nderuar per kohen e vet.
    Apo ju eshte errur shikimi dhe logjika, dhe kur hanit dru dhe mut ne kohen e Dulles, bertisnit Parti Enver, pastaj kur ngelet pa buke e breke, me dy fishta lart mbrapa atij shpellarit tjeter sali berisha, filluat te bertisni pa thembe ne goje,, Liri Demokraci,, vidh ha e pi raki,,, pastaj e pate qe jua morri edhe ato dy kacidhe qe kishit marre duke shitur shtepi e katandi, me piramidat, dhe ju la po si Dulla pa breke ne bythe, me pas bertisni se ky i gjati kryeminister as ky sben, pastaj thoni se ajo vajza cfare priste,, mire e pesoi,,,, A e kuptoni se cfare kaviesh jeni,,, larva te ndryra qe si duheni hic kesaj toke,, o kellira,,,

  7. E verteta says:

    Ca jane kto debile harrojne qe ne ne fillone ose 8 vjecare nuk nxirrnin te dalluar femijet me biografi te keqe apo edhe kjo eshte genjeshter o bythqirat e enverit

  8. sadna babul ka bidai says:

    pa diktatur dhe pa rregull nuk behet puna pislleka ka shume interesa, gjithashtu varet koncepti i te dhenave dikur shikoheshe biografija nga da dime si del kokrra i pjek apo i papjekur keshtu libertaja dhe demokrasia nuk eshte miu te kercej kur ik macja eshte si kokrrave te shkastisura qe mbjellura . keshtu qe ne jemi te komenteve jemi pjese levisese qe dim te analizojme analizte komentus .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje