Hysaj humb Bjellorusinë, rezulton pozitiv me COVID-19

17 Nëntor 2020, 20:56Sport TEMA

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë.

Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

1 komente në “Hysaj humb Bjellorusinë, rezulton pozitiv me COVID-19”

  1. Realmadrid10 says:

    Nuk eshte ndonje humbje e madhe me thene te drejten.Me duket pak pertac me kombetaren.
    Me Napolin eshte shume me aktiv.
    Plus qe me eksperiencen qe ka duhet te jete me solid edhe I sigurte ne pasime edhe daljet ne fundore.
    Do Zoti nuk I kthejne mbrapa Berishes,se duket sikur ka vesh galloshe te komunizmit e jo kepuce sporti si gjithe te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje