Lufta për “majën” e botës, Kina po përdor armën e veçantë ndaj Indisë

17 Nëntor 2020, 19:29Lifestyle TEMA
Lufta për “majën” e botës, Kina po përdor

Trupat ushtarake kineze kanë përdorur disa armë elektromagnetike për të detyruar ushtarët indianë të tërhiqen nga qëndrimi në Himalaje, ka pohuar një profesor. Armët që “gatuajnë” indin njerëzor i kthyen majat e maleve në “një furrë mikrovale” dhe i bënë ushtarët indianë fillimisht të ndihen sëmurë, me shqetësime të tilla si të vjella, apo temperaturë.

Autoritetet kineze përshëndetën forcat e tyre ushtarake, për kryerjen e kësaj mase që largoi trupat indiane pa shkelur në kufirin e diskutueshëm dhe duke u shprehur se, “brenda 15 minutash nga përdorimi i armëve, ata nuk mund të ngriheshin më në këmbë, ndaj ikën dhe kështu e rimorëm tokën tonë”.

Forcat e Kinës vendosën të përdorin armët sepse lartësia ishte shumë e madhe për të luftuar kundër një ekipi specialistësh të alpinizmit. Nga ana tjetër, të shtënat me armë janë të ndaluara sipas një marrëveshjeje të vjetër, megjithëse kishte të shtëna paralajmëruese, në shtator, në një shkëmbim zjarri për të cilin të dyja palët ia vunë fajin njëri-tjetrit.

Ndonëse, armë të tilla elektromagnetike janë krijuar në SHBA, përdorimi i pretenduar i tyre, nga Kina, mund të jetë i pari kundër trupave armike kudo në botë. Armët janë parashikuar, gjithashtu, për përdorim në kontrollin e turmës dhe punojnë duke ngrohur ujin nën lëkurë, në temperatura të larta, të cilat u japin njerëzve dhimbje, të vjella dhe temperaturë.

Lajmi për përdorimin e pretenduar të armës në Himalaje vjen në një kohë që Kina dhe India diskutojnë për të ulur tensionet në kufirin e thyer të malit. Të dyja shtetet kanë vendosur dhjetëra mijëra trupa ushtarake në zonën e konfliktit, në të cilën India thotë se 20 ushtarë të saj u vranë në një përleshje, ndërsa Kina pranoi viktimat, por nuk dha shifra.

10 komente në “Lufta për “majën” e botës, Kina po përdor armën e veçantë ndaj Indisë”

  1. taso kume says:

    Merita e TESLES ,trasporti i energjise elektrike pa fille u sabotua nga bisneset AMERIKANE te prodhimit ,ajroplaneve anijeve etj SHpikja ishte preludi i lufterave botrore ose me mire fundi .BOTA sot do ishte banuar nga 20 miliard banore qe do duheshin 100 viruse convid 19 per ta çuar popullsine ku jemi.

  2. american16al says:

    Ushtria Indiane eshte sh e dobet perpara asaj kineze, kinezet nuk kane nevoje per te perdorur arme me ta por vetem tu leshojne ca qen e mace dhe do t’i largojne pa asnje problem, sa per armet e “sofistikuara “ kineze, ato jane ndoshta ne muzeumet amerikane ha…ha….

  3. tuti says:

    Kinezet hodhen Covitin tani vazhdojne….

    1. ganiu says:

      Janë të njohura, janë prodhuar për të shpërndarë demostratat.

  4. Ramo Mezini says:

    KINEZET NUK JANE AQ POZITIVE SA BEHEJ PROPAGANDA NE SHQIPERI MEGJITHATE E VERTETA ESHTE SI MALI AS MBULOHET AS MOHOHET DOT. NUK NUMUROHEN E AS SHPAGUHEN DOT KRIMET MAKABRE TE HINDJANE KUNDER KINEZEVE QYSH KUR ESHTE KRIJUAR NJEREZIMI E DERI KUR MAO CE DUNI BERI SHTET E KRIJOI SUPERFUQI USHTARAKE, EDHE MBAS KESAJ HINDJANET NUK I KANE NDALUR KURRE PROVOKIMET NE KUFI ME KINEN. ME ATE POTENCIAL NJEREZOR, USHTARAK DHE EKONOMK QE KA SOT KINA, ATA DUHEJ TE KONTROLLONIN GJITH BOTEN POR KINEZET KANE ZEMER LEPURI DHE KY FAKT ESHTE FAT I MADH PER SHTETET ARMIQ TRADICIONAL TE KINES ME NE KRYE HINDIN DHE JAPONIN.

    1. Sulo Kapedani says:

      ..na kërnaqe o Ramo. Hajde budallallëqe hajde!!!! Ku i sajove aman.

  5. Emigranti Athine says:

    Ushtria indiane nuk eshte aq e dobet sa te luftohet me qen dhe mace . (shiko statistikat , eshte force berthamore) Megjithate kina eshte me luftarake me profesioniste . Do ishte nje perballje e forte , gje qe nuk e do asnje pale .

  6. Qyterar i zakonshem says:

    Kina, ky gjigand i Azise dhe i gjithe botes, ka luftuar vetem per t’u mbrojtur. Kjo eshte arsyeja qe bota nuk flet kinezçe.

  7. Cafi von Kiras says:

    Mqns egziston nje arme e tille lind pyetja, a mos valle edhe keto viroset perhapen e komandohen me vale telefoni G5 . Vaj Not!

  8. zani partizani says:

    Kina, kanceri i Botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje