Në kohë pandemie, 10 milionë euro më pak për shëndetësinë në buxhetin e 2021

17 Nëntor 2020, 13:36Rajoni TEMA

Në Maqedoninë e Veriut projekt-buxheti për vitin 2021 ka hyrë në procedurë parlamentare. Në të është planifikuar që Ministria e Shëndetësisë pandeminë për vitin e ardhshëm ta menaxhojë me buxhet të reduktuar prej 10 milion eurove, krahasuar me këtë vit gjegjësisht do t’i ketë në dispozicion 110.2 milion euro, përcjell Alsat-M

“Reduktimi i shumave është për shkak të zvogëlimit të mjeteve nga llogaria e kredisë për ndërtimin e një qendre klinike në Shkup. Me rishikimin, parashihen mjete shtesë për pagesën e këstit të parë për furnizimin e vaksinës kundër koronavirusit. Fonde shtesë janë dhënë për furnizim të ilaçit Remdesivir, për pacientët me koronavirus”, thekson Ministria e Shëndetësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje