Edi Rama nuk është anëtar partie. Madje duket sikur ai nuk është as anëtar i ndonjë grupi. U shfaq për publikun në Dhjetor ’90 më shumë se drejtues, si inspirues i revoltës studentore. Ato ditë njerëzit menduan se krahas Berishës, Pashkos, Imamit, Zogajt, Selamit etj. do të gjenin edhe tek Edi Rama një “politikan”. Shpejt fitoi simpatinë dhe të kundërtën, antipatinë e njerëzve. Madje, nisur edhe nga stili i veçantë i veshjes, shpejt u etiketua “fashist”. Ndoshta më i sakti përcaktim për Ramën dhe në çdo kohë mbetet emri “rebel”.
Konstante mbetet rebelimi ndaj autoriteteve dhe sinqeriteti në shprehjen e gjërave ashtu siç i mendon, edhe pse për opinionin mund të mos jenë ashtu siç i mendon ai. Ndoshta shoqëria shqiptare, e rënduar nga kohëzgjatja e sundimit të konservatorizmit, ka nevojë për tipa të tillë “planprishës”. Mbase një e metë është ekzibicioni i tij i tepruar, ndonëse edhe këtë e bën me talent ku e ndihmon më tepër trupi dhe pamja e tij.
Pasi keni munguar për një kohë të gjatë në skenën e debatit publik, u kthyet sërish një javë më parë në faqet e gazetës sonë për të karikaturizuar drejtorinë e Galerisë Kombëtare të Arteve, i cili e sulmoi ashpër veprën tuaj më të fundit, bunkerin e “reckosur”. A ndjeni se e keni tepruar në “portretizimin”e drejtorit të Galerisë?
Më falni pak këtu, sepse dua të bëj një saktësim. Unë nuk e kam karikatizuar drejtorinë e Galerisë Kombëtare por vetëm e kam përshkruar besnikërisht. Aq e vërtetë është kjo saqë mjafton t’ju tregoj se kur presidenti i festivalit Lindje-Perëndim të cilin e shoqëroja në Galeri gjatë takimit me Alushin, i kërkoi këtij të fundit kartvizitën, Alushi, që nuk kishte kartëvizitë ia shkroi adresën me laps në një copë letër: “Alush Shima, Galeria Kombëtare, Tiran”, duke ngrënë kësisoj në “b” me mjaft peshë dhe një “ë” të domosdoshme tek fjalët “kombëtare” si edhe një “ë”të parëndësishme në fund të fjalës “Tiranë”. Dhe ju siguroj se ky nuk përbën ndonjë rast të veçantë në trajtimin abuziv që Alushi i bën shqipes në jetën e përditshme. Ja pra, siç mund ta merrni lehtë me mend, unë nuk e ekzagjeroj fare kur them se Alushi flet një gjuhë shqipe të varfër dhe shkruan një shqipe të çalë. Personalisht me të nuk kam asgjë, sepse nuk i kam zili as karrigen pa këmbë dhe as penelin pa qime, por më përzihen zorrët kur këta ushtarë të padijes marrin pozicione gjeneralësh në art, në politikë, në jetë, kudo ku shfaqen. Nga gjeneralë të tillë shqiptarët kanë vuajtur e do të vuajnë gjithmonë.
Bunkeri juaj “i reckosur” u përfol shumë në shtyp dhe biseda të ndryshme, që kur u shfaq në Jugun e Francës. Do të dëshiroja ta vazhdonim këtë bisedë me historinë e këtij bunkeri?
Bunkeri nuk është një motiv i ri në krijimtarinë time. E kam përdorur me një rezultat interesant në “projektin për Evropën”, një ekspozitë e 60 artistëve nga të gjitha vendet e Evropës që u organizua vjet në Kopenhagen prej kuratores amerikane Nikki Diana Marquardt dhe që pati një jehonë të veçantë në botën e artit bashkëkohor. Por nëse në Danimarkë, për pamundësi teknike, u mjaftova vetëm me një video që shfaqej në 12 ekrane të instaluara në gardërobën e sallës së ekspozitës, në Francë ja arrita të ngre një bunker të vërtetë, të mbuluar me rroba dhe jo me rrecka, siç thoni ju e të tjerë. Kaq e vërtetë është kjo, saqë një nga të vetëquajturit ambasador të kulturës shqiptare, që bërtet sot i fyer për keqtrajtimin që ju bë në festival, kaloi andej dhe buzagaz mori një triko që të nesërmen e mbante veshur! Bunkeri shërbente edhe si dhomë e errët për shfaqjen e videos, një video e ndërtuar mbi raportin e pamjeve të bunkerëve me muzikën e këngëve të vjetra të dashurisë.
Nuk mund të kërkoja më shumë satisfaksion krijues nga ky bunker, përpara të cilit askush nuk kaloi indiferent, që nga fëmijët e vegjël të qytetit që e rrethonin me kureshtje e që më erdhën shpesh në ndihmë se bashku me prindërit e tyre, deri tek “snajperët”të cilët e morën në shënjestër, kush duke e parë, kush pa e parë fare. Jam si rrallë herë i kënaqur që krijimi im provokoi përveç vëmendjes së shumë njerëzve edhe revoltën e këtyre patriotëve sypushkë të padijes, të cilët njëlloj si gjuetarët e dikurshëm të shtrigave derdhen mbi bunkerin dhe mbi mua një grusht saçmesh të mbetura në hararët e tyre nga xhephaneja e luftës staliniste për një art që buron nga populli e që i takon popullit. Përgjatë gjithë ditëve të punës për ngritjen e bunkerit ju kam dhënë përgjigje plot banorëve të qytetit që e ndiqnin me kuriozitet procesin e konstruksionit, shkonin e vinin përsëri të nesërmen duke sjellë me vete edhe të tjerë, pastaj të ftuarve në festival, gazetarëve, radiove dhe televizioneve të huaja.
Më ka përkëdhelur sedrën interesimi i gjithë atyre njerëzve, kurioziteti i tyre i sinqertë, entuziazmi i njerëzve të kulturës dhe miqve të shumtë francezë, fjalët inkurajuese të të mirënjohurit Zhan Pier Tiboda që në faqen kulturore të gazetës “Liberation” flet për një art të ri shqiptar duke i kushtuar në këtë kontekst rreshta të rëndësishëm edhe bunkerit të “reckosur”dhe nuk kam ndjerë gjëkundi një fije cinizmi, përpos në fytyrat e thata të gjeneralëve të një Shqipërie që po lëngon në krizën e rëndë të vlerave, të një Shqipërie që nuk është as Shqipëria ime dhe as e të gjithë atyre që njëlloj si unë nuk pranojnë të rreshtohen në njëshkolonë, të një Shqipërie të keqtrajtuar nga dilentatët, të një Shqipërie ku unë ndihem i huaj. Kjo është Shqipëria e Sali Berishës dhe e të gjithë atyre që e flasin keq gjuhën shqipe dhe këtë Shqipëri unë nuk e dua, nuk mund asesi ta dua, siç nuk kam mundur kurrë të dua Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe të bunkerëve të tij.
Bunkeri im nuk është as propagandë antishqiptare, as propagandë antikomuniste, dhe asgjë tjetër “anti”. Unë nuk kam ndërmend ta rimarr përsëri këtë motiv vitin e ardhshëm në Belfast dhe ndoshta edhe në Tel Aviv, gjithnjë në kuadrin e ekspozitës shëtitëse “projekti për Evropën”, dhe herën tjetër unë kam dëshirë të mos e mbuloj me rroba, por me mish! Bunkeri është për mua një totem i logjikës totalitare, i një logjike që ushqen kulturën e ndarjes e të izolimit, kulturën që vret në emër të flamurit, në emër të kufirit, në emër të gjuhës, në emër të fesë, kulturën që përgjaku Bosnjën multietnike, që ushqeu indiferencën e pabesueshme të organizmave ndërkombëtare ndaj gjenocidit serb, që vazhdon ta mbajë të ndarë Lindjen nga Perëndimi, që i pengon përparimet e shpejta në proceset integruese të vetë Perëndimit, i cili po përballet me gjallërimin e tendencave të nacionalizmit ekstrem dhe paragjykimet në rritje ndaj Evropës së Bashkuar.
Më falni t’ju ndërhyj. Si do t’i përgjigjeshit atyre që thonë se sidoqoftë shqiptari nuk duhet ta shesë shqiptarin tek i huaji?
Të thuash që “shqiptari nuk duhet ta shesë shqiptarin tek i huaji” do të thotë të jesh një derr i padurueshëm nacionalist, një individ i rrezikshëm për ardhmërinë e shoqërisë ku jeton, sepse bota nuk ndahet në shqiptarë dhe të huaj, të paktën bota e njerëzve. Asnjë e keqe nuk i ka ardhur botës së njerëzve prej komunikimit, prej përzierjes së kulturave, gjuhëve, racave. Përkundrazi. Por ja që dashnorët perversë të Shqipërisë, hije të dala nga dosjet e zeza të së kaluarës, masturbatorët e vonuar që i janë qepur pas karvanit të mpakur e të mplakur të pushtetit, intelektualët me emrin e fituar në marshimin triumfal të diktaturës, kërkojnë të na imponohen si profetë të demokracisë duke zgjatur bërrylat mbi sofrën e kombit dhe duke ju hakërryer me terma inkuizicionale kujtdo që nuk mendon si ata. Zoti ua ndaloftë dorën kur do t’ju duhet të dorëzojnë çiftet në mbarim të këtij sezoni të fundit të gjuetisë së tyre të neveritshme!
Pa kaluar në pyetjen tjetër do t’ju jepja mundësinë, natyrisht nëse dëshironi, të shtoni diçka për debatin televiziv rreth festivalit Lindje-Perëndim, ku ju u shfaqët në kopertinën e këtij debati që shfaqeshin dikur tradhtarët me materialet arkivalë të Kinostudios “Shqipëria e Re”…
Për të kuptuar shkallën e demokracisë në vend, mjafton të çelësh televizorin. Pa humbur kohë për të komentuar Televizionin Shqiptar do të citoja Hannah Arendt, filozofen e mirënjohur të sistemeve totalitare, e cila thotë se: “në një sistem totalitar, burimi i lajmit, lajmi dhe ai që e kumton lajmin kanë fizionominë e shefit të shtetit”. Kështu ndodh që në rubrikën e lajmeve të Televizionit Shqiptar edhe kur flasin spikeret gra, duket sikur flet vetë Sali Berisha!
Më falni mos keni harruar që në Shqipëri nuk ka sistem totalitar, por sistem demokratik?
Sot në Shqipëri nuk ka një sistem totalitar, sepse në fakt nuk ka sistem, nuk ka institucione të mirëfillta, por vetëm një liri të shpërdoruar me metoda dhe praktika totalitare, të cilat në televizionin shqiptar janë praktika sunduese. Sidoqoftë unë përfitoj nga rasti të falënderoj Televizionin Shqiptar, i cili megjithëse vazhdon të luajë besnikërisht rolin e muskulit cirkular në trupin e drobitur të Partisë Demokratike, më kushtoi zemërgjerësisht, siç u shprehët me të drejtë, kopertinën e debatit-gjyq për festivalin Lindje-Perëndim, ku Fatos Lubonja dhe unë u akuzuam edhe një herë për propagandë antishqiptare.
Fatosi ka pasur nderin të akuzohet dhe të dënohet si i tillë nga shteti i diktaturës komuniste dhe akuzat e shtetit të karikaturës demokratike nuk është se i shtojnë ndonjë gjë biografisë së tij, ndërsa unë i pa vënë ndonjë herë në provë në ato kohëra vërtet të vështira, nuk mund të bëj tjetër veçse ngushëllohem me akuzën e rastit e cila ngjan me akuzën që më bënte “Zëri i Popullit” në Janar 1991 kur satirizoja nga faqet e “RD” dekretin presidencial që doli për të mbrojtur nga keqbërësit monumentet e Enver Hoxhës! Falënderoj edhe liderin karizmatik të Lëvizjes kundër minjve në tavanet e shtëpive franceze, autorin e dokumentarit proshqiptar “Tri kuje dhe një dasmë”, Saimir Kumbaro, i cili duke kryer detyrën patriotike ndaj Atdheut depozitoi në gjyqin televiziv provën materiale të krimit tim ndaj Shqipërisë. Falë kësaj prove nderi mu bë i plotë dhe teleshikuesit e kuptuan shumë mirë veprën time penale.
Le të kthehemi pas në vite, në momentin e ndarjes me Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe të bunkerëve të tij. Dhjetor 1990. Juve jeni një ndër protagonistët e ndarjes, jo vetëm me Shqipërinë e Enver Hoxhës. Që në takimin e parë me udhëheqësit e partisë së sapoformuar demokratike ndaheni për të mos u bashkuar më. Duke e shikuar realitetin e Shqipërisë së sotme, çfarë gjeni nga idealet e Dhjetorit 90?
Dhjetori 90 qe një shfrim që nuk arriti të plazmojë ideale. Në fare pak ditë ai u mbyt nga themeluesit e Partisë Demokratike, të cilët nuk i lanë hapësirë lëvizjes që ajo të mund të konsolidohej si frymë e re, si ideal i një Shqipërie të re, një Shqipërie të dialogut, të tolerancës, të respektimit të tjetrit, i një Shqipërie të frymës kritike që motivon forcat libertare dhe dekurajon çetat konservatore, i një Shqipërie Evropiane individësh solidarë, larg hijeve të një të kaluare të dhimbshme, larg bodrumeve dhe skutave të ish sigurimit të shtetit, larg turmave histerike. Ëndrra joshëse e Evropës u uzurpua nga një grup i kufizuar njerëzish dhe u instrumentalizua për qëllimet politike të Partisë Demokratike, një parti e ndërtuar mbi principet organizative të një organizate bazë dhe e drejtuar nga një sekretar i Partisë së Punës. Nuk ja vlen t’i kthehesh me një keqardhje propagandistike Dhjetorit 90, ideale që gjoja u përdhosën nga Qeveria Demokratike, sepse ai nuk ishte i tillë. Një ëndërr me sy hapur nuk është e mjaftë për t’u pagëzuar si ideal. Propaganda që e merr dhe e rimerr temën e Dhjetorit 90 është një propagandë e rrejshme e të gjithë opozitarëve, e bën edhe Namik Dokle që asokohe drejtonte “Zërin e Popullit”.
Atëherë ju mendoni se Lëvizjes së Dhjetorit nuk ja vlen t’i rikthehemi si pikë referimi?
Lëvizjes së Dhjetorit ja vlen t’i rikthehesh ndoshta vetëm për mënyrën se si u tradhtuan qindra mijërat e njerëzve të cilët u ngjirën për Partinë Demokratike, dhe vetëm 5 vjet më vonë ata po presin të votojnë për Partinë Socialiste, ja ven të rikthehesh për mënyrën sistematike me të cilën u mplak Shqipëria për t’u rikthyer në duart e matufëve dhe të parvenyve të tipit të Lenkës, Palit, Kalit dhe Gomarit. Ja vlen t’i rikthehesh për të parë se si degradoi një parti që ju premtoi shqiptarëve parajsën dhe në fund të mandatit të saj po lë pas një Liban ideologjik, me kreun e shtetit që ju tregon atyre përralla me përbindësha dhe kuçedra të kuqe, me kryetarin e opozitës që vuan një dënim absurd dhe me të gjitha dasitë ekstreme që sjell kjo kundërvendosje e paperceptueshme për një shoqëri që kërkon të ndërtojë një shtet të së drejtës. E më në fund ja vlen t’i rikthehesh lëvizjes së Dhjetorit për të parë ku të çon populizmi dhe hipokrizia e skajshme politike: më të këqijtë e komunistëve në një aleancë të frikshme me ndërgjegjet e ndotura në skutat e ish sigurimit të shtetit, të hipur së bashku mbi kalin e pushtetit, kush mbi shalë e kush nën shalë, kanë vënë alarmin për rrezikun e kthimit të komunistëve në pushtet!
Çfarë ju impresionon nga këndvështrimi i sotëm thirrja e kësaj kohe “ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”?
Kjo thirrje i bashkonte dikur të gjithë dëshirëzjarrët e Partisë Demokratike në një shfrenim të jashtëzakonshëm dhe emocionues, aq sa edhe vetë televizioni i kohës, instrumenti më besnik i Presidentit Alia, e humbi drejtpeshimin ideologjik. Le të çirren sa të duan ata që nuk janë dakord, por e them me plot gojën se midis Dhjetorit 90 dhe Marsit 92, kur na behu në qytet çeta triumfatore e Sali Berishës, Shqipëria ka pasur një televizion shumë më të hapur se sa ky i sotmi. Nëse komunistët e asaj periudhe do ta shfrytëzonin televizionin me pafytyrësinë e demokratëve të sotëm këta të fundit do ta kishin pasur shumë më të vështirë rrugën drejt pushtetit dhe nëse demokratët e sotëm nuk do të ishin treguar kaq të paturpshëm, komunistët e djeshëm nuk do ta kishin pasur kaq të lehtë rrugën drejt pushtetit të nesërm. Në kushtet e një vendi që zhvillon zgjedhje të lira efekti bumerang i një televizioni të sunduar nga praktikat totalitare është shkatërrimi i imazhit të forcës që e kontrollon. Duke e uzurpuar Lëvizjen e Dhjetorit dhe duke i monopolizuar dëshirat e njerëzve në thonjëzat e fjalës “demokraci”, përmes një lufte të egër politike që synoi dhe realizoi në një kohë rekord centralizimin e skajshëm të frontit antikomunist, Partia Demokratike e margjinoi frymën e re dhe u konsolidua si një forcë përherë e më reaksionare duke rekrutuar ushtarë besnikë dhe duke mallkuar çdo individ që nuk ka prerjen tip të ushtarit të PD.
Dhe falë kësaj politike të mbrapshtë me elementë të dukshëm totalitarë, sot e gjejmë veten në situatën paradoksale ku si të rinjtë e Shqipërisë ashtu edhe pleqtë e nacional çlirimtares të jenë njëlloj kundërshtarë të betuar të Partisë Demokratike, e cila është katandisur në një konglomerat elementësh pa vlerë; ca komunistë që nuk kanë qenë kurrë komunistë, ca ballistë që nuk kanë qenë kurrë ballistë, ca të rinj që nuk kanë qenë kurrë të rinj, ca gra që nuk kanë qenë kurrë vajza, ca intelektualë që nuk kanë qenë kurrë intelektualë, bile edhe ca shoferë që nuk kanë qenë kurrë shoferë. Këta elementë pa personalitet dhe fizionomi e kanë harruar prej kohësh thirrjen “edhe ne si gjithë Evropa”dhe të ndërsyer nga rapsoditë irracionale të Sali Berishës duan të na bindin se kush nuk merr avdes në selinë e PD tek ish garnizoni ushtarak i Tiranës dhe nuk bërtet “edhe ne jemi si ju”, është armik i Shqipërisë, bashkëpunëtor në gjenocid, arqimarksist, pervers dhe merimangë.
Duke qenë se sipas jush, të dyja palët janë kundërshtarë të Partisë Demokratike, a do t’i bashkojë kutia e votimit të rinjtë me veteranët e luftës dhe nëse po, çfarë do të thotë kjo për ju?
Përjashto fluksin e madh të atyre të cilëve shteti jua ka zënë kokën me kapakun e dosjes dhe numrin e atyre që janë lidhur me fije të dukshme të padukshme interesash personale me Partinë Demokratike, përveç pak nostalgjikëve naivë të Dhjetorit që vazhdojnë e mbajnë shpresë omeleti mund të bëhet prapë ves, zor se do të gjesh në Shqipëri ndonjë njeri që ta lidhë idenë e tij për të nesërmen me qëndrimin e mëtejshëm të demokratëve në pushtet dhe për rrjedhojë t’u japë votën atyre. Padashur të bëjë analiza të elektoratit, të cilat nuk i bëj dot, mua më trondit fakti që si ata, të cilët dolën në rrugë për ta përmbysur regjimin komunist, pjesa dërrmuese partizanë të flaktë të PD, ashtu edhe ata që e mallkuan lëvizjen e Dhjetorit, për arsye krejt të ndryshme janë sot kundërshtarë të betuar të PD. E natyrisht që një pjesë e madhe e të zhgënjyerve, kryesisht të rinj që nuk kanë cfarë gjejnë duke renduar pas fantazmës ultrakonservatore të lidhjes së djathtë, do të votojnë në masë për Partinë Socialiste apo do të abstenojnë, të lodhur nga menuja folklorike që ju serviri politika e këtyre 4 viteve dhe përgjithësisht mosbesuese ndaj një qendre që realisht ofron alternativat më liberale, por që është masakruar brutalisht ndaj pushtetit të Berishës dhe nuk ka mundur të bëjë sa duhet për të përçuar idetë e veta.
Nuk tronditem nga frika e kthimit të komunizmit sepse e kam thënë edhe herë të tjera që komunist më komunist se Sali Berisha në Shqipërinë e sotme nuk ka, e pastaj në fund të fundit fitorja e socialistëve jo vetëm nuk do ta kthejë Shqipërinë mbrapa (më mbrapa se kaq Shqipëria nuk ka ku kthehet), por do të shënojë një hap përpara në qeverisjen e vendit, atë të kalimit nga pushteti i hijeve të së kaluarës tek pushteti i njerëzve të së kaluarës. Mirë keq, të paktën nuk do të shkëmbejnë zjarre polemikash me hije që kanë dy-tri identitete apo me modele të pakorrigjueshëm, por me njerëz që nuk e fshehin nga vijnë dhe nuk besoj të na e fshehin se për ku duan të shkojnë. Tronditem vetëm e vetëm për faktin se dëshira që i nxori në rrugë të rinjtë e 90 u zhyt në baltën e realitetit shqiptar pa mundur të iniciojë një reformë në mentalitet, mbeti një fije fryme e mbytur prej gërhitjes së rëndë të shoqërisë shqiptare, e cila sipas të gjitha gjasave do të kthehet nga e djathta në të majtë jo për t’u zgjuar nga gjumi, por thjesht sepse nuk e duron dot më dyshekun me kashtë të demokratëve. Kjo është edhe përgjegjësia e madhe historike e Partisë Demokratike, e cila e luftoi të renë me armët e të vjetrës duke i krijuar asaj kushtet optimale për t’u ricikluar.
A mendoni se do të mund ta merrnin përsipër socialistët misionin e zgjimit nga gjumi të shoqërisë shqiptare?
Personalisht mendoj se të vetëm socialistët nuk do të mund ta bënin kurrë një gjë të tillë. Këtu nuk është vendi për të sqaruar gjerë e gjatë pse-në e këtij arsyetimi. Sidoqoftë unë kam bindjen se përpara se të mendojmë për formulat e qeverisjes, partitë e opozitës duhet të ulen e të bisedojnë pa paragjykime për formulën optimale të fitores në zgjedhjet e ardhshme. Kushtetutë nuk ka, kryetari i partisë më të madhe të opozitës është në burg, partia në pushtet nuk ka kryetar fare dhe telekomandohet prej Presidencës së Republikës, institucione demokratike nuk ka, mjetet e informimit publik janë kryekëput të manipuluara, ushtria e pseudonimeve qarkullon e lirë nëpër rrugë, makinat pa targë gjithashtu, një goditje anonime mbas kokës e ha kur të duash, opinioni publik është indiferent…
Nuk është e vështirë të kuptohet që këtu nuk është fjala për luftë programesh politike, as për Marksin, të cilin nuk e njohin as Saliu dhe as Serveti, por është fjala për lirinë që kërcënohet prej anarkisë patriotike, për rrezikun e shkeljes së të gjitha parimeve të demokracisë prej një grushti njerëzish që ndoshta nuk do të duan t’i lëshojnë karriget e pushtetit dhe qoftë larg do të reagojnë duke përdorur mjete të paligjshme. Personalisht, do të shihja një koalicion parazgjedhor të partive të qendrës me socialistët si një provë konstruktiviteti dhe përkushtimi për ta vënë politikën e secilit në shërbim të Shqipërisë dhe jam i bindur që një koalicion i tillë do të garantonte një fitore të pastër në zgjedhje dhe pastaj qeverisjen më të mirë të mundshme në situatën që ndodhet vendi.
Aq më tepër që praktika e demokracive evropiane ka treguar se koalicione të tilla, kur ngrihen mbi themele të forta programore, jo vetëm që nuk e kërcënojnë identitetin e partive të vogla, por vënë në pah personalitetin politik të tyre dhe thithin një konsensus popullor shumë më të qëndrueshëm se sa në rastin kur një formacion i madh ulet i vetëm në tavolinën e qeverisë apo në rastin kur ka fituar shumicën e thjeshtë dhe i fton të tjerët në bashkëqeverisje sa për dekor, siç ndodhi me Aleancën Revolucionare të PD, PSD dhe PR… Formula e koalicionit midis forcave, që sidoqoftë dallojnë mjaft, siç janë fjala vjen në rastin tonë socialistët e Nanos me liberal-demokratët e Cekës, ndihmon në imunizimin e pushtetit nga korrupsioni, paternalizmi, praktika e partisë-shtet. Paralelisht me raportet e bashkëpunimit vendoset automatikisht një raport autokontrolli dhe kontrolli reciprok. Të vetëm socialistët ndoshta do të fitojnë shumicën e thjeshtë, por kurrë nuk do të mund të qeverisin në favor të progresit, sa për mangësitë reale që kanë, aq edhe për mëkatet imagjinare që i mvishen imazhit të tyre. Në bashkëpunim me liberal-demokratët e “Aleancës Demokratike” me socialdemokratët dhe partinë e të drejtave të njeriut, ndoshta do të jenë në gjendje të bëjnë diçka modeste për Shqipërinë. Kjo është sidoqoftë ideja ime, dhe unë nuk jam politikan, por thjesht një qytetar që shfrytëzon të drejtën e tij për t’u shprehur publikisht.
(Botuar me 8 tetor 1995 në Koha Jonë)
Komunist i qelbur,fanatik,karierist ,uriahip,ja hodhi ktij populli budalla.
Hengri sa hengri ne bllok te oxhaku dhe nga 10 cilsit e komunistit u be dhjerokrat me te gjitha veset me te keqija..
Bllokmen ishte sheik eshte edhe na i hame mune ketij shpellari qe zbriti ne qytet 14 vjec i shoqruar nga arushat
Me sa duket gazetari qe e merr ne interviste nuk e ka kuptuar shprehjen e meposhtme qe e ka shkruar keshtu: “me shprese se omeleti mund te behet prape ves”. Kjo nuk ka kuptim. Mendoj se duhej te ishte: “me shprese se omeleti mund te behet prape veze”, dmth te kthehet ashtu siç ishte ne fillim. Nuk e besoj se E. Rama e ka thene gabim, por besoj se gazetari e ka kuptuar gabim, bile nuk e ka kuptuar fare.
Inteligjence e dhe vizion paster per kohen, elokuence eperore.
Po ky ka qenë dhe është brilant .
Ja ku mund ta gjeni vicidol salie sheqere Karaxhixhin
S’besoj se fjalet e z.Rama kanë nevojë për koment.Kjointervistë është botuar në 95-ën por z.Rama shumë prej ketyre mendimeve i ka shprehur hapur qe ne 90-ën.
Fotografija në krye te ketij shkrimi me kujton momentin kur Edi Rama me forcë rrëmbeu pozicjonin para mikrofonit dhe per herë të parë publikisht me amplifikim te mjaftushem u pershkrua dhe u diskreditua Hoxha dhe Alija.(aktualisht president).
Desh te fliste dhe z.Kasem Trebeshina dhe me insistimin e
z.Salë ,nuk u lejua.Në këtë moment z.Trebeshina ka lëshuar shprehjen lapidare:
“U binda.Foshnja paska lindur e vdekur.”
Nëpërmjet këtij shkrimi del qartë burimi shpirtëror i lukunisë të sharjeve të të gjithë Saliistëve.Diferenca intelektuale e pakapërxyeshme e të gjithë ronxho-bonxhëve me z.Rama.
I qarte qe ne 95 !
SA LARG JE, MOJ LULUSHÉ
S’KE FAJ TI, JE KY QË JE;
GAMOR TI , GAMOR KUSH T’VUNI,
SOT A NESËR DO T’MOR LUMI .
SE BESOJ TEK SHQIPËTARËT,
SE BESOJ TEK VENDI IM,
MUNËN , METËN DHE SALINË,
BASHËN , NDOKËN DHE MEDINË,
DO TI HEDHIN NË GREMINË .
Ju jeni politikan dhe shume i mire. Duke lexuar kete interviste te krijohet kjo bindje. Respekte.
Uauuuuuu !
Bëni krahasimin me Bashën , pale me Metën dhe Monikën .
Ska te krahasuar….. mund ta shash sa te duash por eshte qytetar dhe i qarte qe ne ate kohe kur te gjithe ishin ne konfuzion total
At Zef Pllumi, drite paste, pohon se i ka thene Rames: “Ti duhet te behesh kryetar i PD-se sepse vetem ti mund ta dekomunistizosh ate”!!
V. Havel: Komunisti me i rrezikshem, eshte ai demokrat!!
P.S.: Te dy partite e medha dhe te gjithe te tjerat qe ju vine pas nuk jane dekomunistizuar akoma, edhe tani pas 30 vitesh!!
….ne vitet 80 tv transmetonte ndeshje volejbolli dhe basketbolli te Dinamos qe ne ate kohe ishte nje nga klubet me te mira shqipetare. Familjarisht ishim dinamovite te thekur qe nuk linim ndeshje pa pare..ne vecanti adhuronim lojtaret si moter e vella tase ne volejboll apo rama e trebicka ne basketboll…
….edi ramen e mbaj m3nd njehere qe trajneri e zevendesoi ne ndeshje dhe kur rama shkoi drejt bankines gjithe inat e turfullime nuk ja dha doren trajnerit sikurse ndodhte vazhdimisht….im ate ne ate cast kujtoj qe e komentoi ate veprim” eshte pasionant…e ka me veten jo se nuk respekton trajnerin” …
…. qe ne ato vite dallonte ne sjellje dhe ishte I vecante.. He didn’t conform..gjithmone kerceu dhe vazhdon te kerceje me timbrin e daulles se vete…vazhdoi te jete vetvetja ne fillimet e para te pas 90’s dhe vitedrite larg ne vizion …
….llumi I mbetur ne alb as qe I vjen tek shputa e kembes sepse ai vleresohet nga njerezit e thjeshte qe dine te lexojne ndjenjen dhe pasionin dhe qe asnjehere nuk mund te fshihet…
Po kush mund te kokuroje lalalyka mona e Ilir cepani shpellari i sheqeres vicidolkaraxhixhit apo analt gazetar Fevziu,Shkukullaku,zhul Zhej miu i bllokut Bushati apo Gjekkmarkaleshmorraci e pa besushme kjo asht para 25 vjetve dhe aktuale edhe sot.Provoni merrni ne interviste lylken dhe ai do artikuloj vetem 10 fjale dhe ato do ti ngaterroj
Ne se doni te mesoni se kush ka qene , eshte dhe do (duhet) te jete Edi Rama, lexoni dhe mesoni (te nxenurit eshte fjala),pastaj gjykoni ,vleresoni dhe besoni.
vine re horizontin e tij ne ate kohe dhe ate moshe…!
Botojeni si nje panflet kete interviste , eshte aktuale.
Hallall qumeshti i Nenes!
Vazhdojme te mos i gjejme diagnozen se cfare eshte Saliu .Ta quash Saliun komuniste eshte nje ofendim i madh qe u behet gjithe atyreve qe nen kauzen komuniste u vrane e u treten per kombin .Komunizmi ne Shqiperi qe nje mballome qe ju ngjite popullit me shpresen per te shpetuar nga kaosi qe u fut vendi mbas largimit te turpshem te Mbretit Zog .Sigurishte qe ne keto situata do dilnin forca te reja qe do te merrnin drejtimin e vendit . Kush qene me te mundshmit . Mbetjet e Zogut nuk kishin ate moral ne popull qe te merrnin ne dore fatet e vendit. Vendi ishte ne nje kaos politike qe as mund te mendohej se do te dilte ndonje force politike qe te drejtonte nje shtet tashme ne inegzistence.Italija fashiste qe kishte pushtuar vendin e cfrytezoje kete situat per interesat e saja ekspansjoniste .Varferija e popullit po thellohej dhe urrejtja si per Zogun dhe pushtuesin italjane u pershkallzuan duke krijuar vatren per nje levizje te re ne interes te popullit shqiptare . Kjo levizje qe u gershetua dhe kunder pushtuesit u vu nen kontroll te Internacjonales Komuniste qe deprtoj nepermjet Jugosllavis te kreret kryesor te levizjes se re ne Shqiperi .U formua Partija komuniste shqiptare qe gradualishte mori frenat e drejtimit te LNCl. Shqiperija ju bashkua dejure bllokut te Aleances kunder fashizmit .Populli e perkrahu jo se kishte kulturen e duhur per komunizmin por i pelqyen idet qe propogandohej ne ato kohra si i vetmi shpetim edhe nga varerija .Shume patriot shqiptare ju bashkuan kesaj levizje komuniste bashke me shtresat ne te varfera per te realizuar deshiren per nje shtet te lire e te pavarur .
Shqiperija u clirua por mbeti ne krahun e gabuar.Fatin tone e vendosen te tjeret.Populli as e kuptonte se cfare dote perfaqsonte ky shtet komuniste .Per te kishte rendesi lirija dhe lufta kunder fukarallekut . Hoxhes dhe gjithe atyreve qe bene luften nuk u mbeti gje tjerer vecse kete ballome komuniste ta kthenin ne kostumin e ri te shqiptarve .Komunizmi tashme po merrte formen e tij sipas modelit Jugosllave.Ne kete miqsi te re ,qe me pare ishim armiq,populli shqiptare nuk fitoje azgje vec konflikteve dhe nderhyrjeve ne jeten politke e ekonomike te shqiptarve. Deprtuan rryma te reja shoveniste qe po i pergatisnin popullit vartesin nga Jugosllavija. Jugosllavet depertuan aq thell sa ata krijuan dhe kontigjentet kuadrosh kryesishte me prejardhje nga veriu i Shqiperise .Nje i tille per te cilin ka shkruar Rama ne 1955 eshte Saliu qe e quan komuniste .
Rama me kete shprehje ofendon dhe prinderit e tij duke e barazuar me Saliun. Si Saliu Shqiperija na paska pas shume kuadro brenda strukturave te shtetit komuniste.Pjeserishte diheshin por shume nuk diheshin.Koken e nxorren pasi i ra semundja Hoxhes .Ketu fillon praktikishte drama shqiptare qe edhe sot ajo vazhdon ta mbaj vendin nen kercenimin e armiqve shekullor .Kelushet e veshur me petkun e komunizmit depertuan aq thell sa ne momentin me kulmor te historise se popullit tone muaren fatet e vendit .Shqiperija ne 91 u pushtua nga kulishet e miqsise Shqiptaro-Jugosllave .
Rama me mire te haj makarona ,sic dallohet ne postimin e gazetes Koha Jone, se sa te komentoje kundershtaret etij politike .Ai s’ka kuptuar ose shtiret se kush ka qene dhe eshte Saliu. Nuk kupton se si Saliu ka shume pran tij qe ka punuar e punojne sot .Nuk kupton dhe i bie gjoksit, ne kete situar 30 vjecare shkaterruese per kombin ,se na qenka me imiri per nje mandat te tret . Nuk i intereson fakti qe kombi vuan nga tradhetija qe e ka zene per fyti edhe ate.Ai eshte driteshkurter qe spo kupton se ku duhet te ishte vendi yne ne demokraci .Nuk kupton qe nje vend i vogel me pasuri te shumta vuan sot te ushqehet.Vuan stabilitetin dhe prespektiven per tu integruar perkrahe vendeve me demokraci qe populli te shohe vetem suksese e rrijte te mireqenijes .Ze ne goje arritjet dhe ndryshimet qe jane bere ne keto vite si me te mira me te Saliut kurr qeveriste.Por harron te vere ne kandar potencjalin e humbur qe ka ky vend e popull ne se do te kishte nje klime tjeter politke mes shqiptarve . Shqiptaret duan te rrojne midis se bukures por jo ne kurrize te mireqenjes .Cfare citoj zonja Merkel disa dite me pare .Do jem e kenaqur nga ky post athetre kur ta shohe popullin tim te lumtur e te fuqishem ne kete bote .Ky eshte modeli qe ne duam te frymezohemi e te kemi.Jo me mburrje midis deshtakve e tradhtarve qe kombin e cfrytezojne per interesa personale .
Fatekeqesia e vendit tone qe nuk u qeveris nga Edi Rama
qe ne vitin 1990
Intervista e bere flete aq shume per cfare ka kaluar populli yne
nen thembren e salih serbit
Te komentosh tani eshte krejt kot por me vend eshte nje turture para vdekjes eshte mire
ti behet vampirit te tropojes
Bravi Edi Rama zoti te dhente shendet e jete te vendosesh ne shina ate vend
Vetem respekte te pafund
Vota e 25 Prillit duhet ti jepet partis socialiste dhe Edi Rames
Fryjeni Edvininm fryjeni deri sa te plase.
Ja ky eshte personaliteti i madh i shqiptareve,ky eshte burri i shtetit qe aty ku erdhi, ndryshoi dhe po vazhdon te ndryshoje ç’do gje per pozitivisht dhe rrenjesisht,drejt nje shteti me demokraci Europiane dhe besim e optimizem per te arthmen.Populli e ka kuptuar se Rama eshte nje burr shteti,ai e ka pare dhe po e shikon se si po ndryshon ç’do vend ne Shqiperi se si ndriçon pozitivisht aty ku Ai udheheq,Balta dashakeqe e asaj partie qe Rama ka stigmatizuar qysh 25 vjet me pare,e ka lene Shqiperine mbrapa,prandaj populli nuk duhet ta lejojë më që te kthehemi mbrapa.Imagjinojeni se ç’fare personaliteti kemi ne krye po te studjosh vetem kete intervistë kur Z.Rama ishte vetem 30 vjeç.
Tha keto Edvini pastaj e kapen sigurimsat e Salies dhe e xgethen ne dry , e kishin fryre Edvinin ja kishin bere koken si tullumbat e Lulit , pale Erjoni . ate e zgerlaqi fare , smerej vesh kush qe hunda e cqyer ku qe surati bile si per cudi u kish prishur hunden te dyve , kishin vene dhe fasho ne hunde dhe dukeshin si klloune , i masakroi Sala fare , ua mblodhi ripat se ishin bere lemeri , ishin rebeluar fare , tani Bracja ben gam gam gam si konosh rrugesh , qe leh e gje ste ben …..
Une te isha ne vend te Rames , ate buzpidhin e Sales , ate ndyresiren do ti provokoja nje incident , ku fare kollaj behej dh do kisha nxjere te Xeni gjithe urejtjen , do ti kisha qire ropt ku te dhemb e ku te djeg……atehere kur e kishin kapur me shpejtesi dhe u qe sjelle ne menyre arogante dhe kish ofenduar forcat e policise rrugore , ai qe rasti i paster , po kush ti beje ama , ata akoma dhien ne breke e ne poture nga kafsha Sali , dhe Saliu eshte si qente , e ndien qe keta brylat i tremben dhe vazhdon akoma avazin e Mukjes ……..ore kapjani ne gabim Xenin dhe tridheni , nuk do ju thote asnje plac ……., bile do kenaqet nje komb i tere , do ta votojne Ramen jo nje por 10 katervjecare …..vec te kapi nje here prej zhelesh , sic thoshte Jozi , xenin dhe ate Jamkar Maltezin , keta te dy nje here per nje here ………..fytyra te peshtira , ropqira
Oratori dhe publicisti me i mire qe,Shqiperia e koheve moderne ka patur ndonjehere ! Ben diference te thelle dhe askush nuk i afrohet….. Tashme eshte e provuar,qe kjo eshte nga elementet me terheqes I respektit dhe simpatise qe lidere boterore dhe europiane cfaqin ndaj Edit.Dhe natyrisht,kjo shkon ne favor te vendit ! E kam perjetuar kete eksperience . Lymi Tutit
Ik o Lymo fshi qurret se na i shpife.
Basha kryeministër ?!?!?!
Ky popull nuk pelqen burrat e urte e te kultutuar. Don vagabondat, si Enveri dhe Sala. Nuk i mjaftoi 1997, po e rizgjodhi edhe me 2005.
Eh cna e kujtuat ate kohe Kur rrinim me ore ne radhe per te pritur ardhjen e gazetes Koha Jone. Ishte nje kohe qe per brezin qe e kaloi ishte nje fat qe vjen vetem nje here ne jete. Se si i prisnim shkrimet e Edi Rames dhe Fatos Klosit te permbledhura ne refleksine ishte nje ndjesi e vecante per gjith seicilin qe i lexonte. Ishte nje leksion qe asnje nuk e kishte perjetuar me pare,pamvarsisht se kishte mbaruar edhe universitetin madje,dhe tregonte prapambetjen intelektuale qe kishte lene regjimi i kaluar dhe ky i riu Vicidols qe sapo ishte instaluar.
Fat i keq per vendin qe ky nuk ishte ne drejtim te shtetit qe ne ate kohe,dhe fat qe u rikthye ne kete rol qe megjithse ishte vone,por sic thote shprehja popullore me mire vone se kurre.
I pa konkurueshem nga asnje ne Shqiperi.