Duke diskutuar në Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare rreth zhvillimeve të fundit për sa i përket gjyqit të çlirimtarëve të Kosovës, analisti Frrok Çupi renditi disa argumente, të cilat sipas tij “janë përplasje ndaj historisë së Kosovës”.
Fillimisht Çupi kujtoi se Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë u ngrit si nismë e ndikimeve të politikës serbe dhe ruse dhe që “fatmirësisht më pas u mor në dorë nga evropianët dhe amerikanët”.
“Pavarësia e Kosovës u la e mangët, u la në rrugë, ajo nuk ka të drejtë të ketë gjykata. E kuptoni se çfarë çudie e madhe është kjo [për drejtësinë],” – tha Çupi pasi kujtoi se Gjykata që po shqyrton aktakuzat ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk është ndërkombëtare, por gjykatë e Kosovës e ngritur në Hagë.
“Gjykata Speciale i ka thirrur çlirimtarët në grup duke i akuzuar me të njëjtën akuzë çka është një nonsens i së drejtës […] Secili prej tyre paska vrarë nga 100, asnjëri 98, 115, ose tre…” – ironizoi Çupi.
“Gjykata Speciale është e njëanshme. Ajo ka mandat të përcaktuar për të gjykuar krimet e UÇK-së që kanë ndodhur nga viti 1998 deri në vitin 2000, praktikisht ka kapërcyer statusin e saj dhe po gjykon për periudha edhe të tjera,” – shtoi më tej analisti shqiptar.
“Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë mbaroi mandatin në vitin 2011 dhe i dënuari i fundit ishte Radko Mlladiç, “Kasapi i Ballkanit”, por në këtë vit nisi një gjykatë tjetër për shqiptarët, është krejtësisht e qartë përpjekja për të krijuar barasvlera mes kasapëve të Ballkanit në Bosnje dhe shqiptarët,” – këmbënguli gazetari i njohur Çupi.
Nuk Jan Dele kta te Kosoves e te UCK -se pavarsishte shijeve nacionaliste!
Ore ben,ore b…q..ë!
Po ku e di ti që nuk janë dele këta të UÇK-së?
Apo të kanë shkërdhyer nënën,motrën dhe gruan?!
Grua s’ke ti se b…q… nuk mbajnë dot gra.
Kur u be dhe Frroki nacionalist…hapu dhe……
“Frroki” nuk po thot asgjé pér nacionalizmin e tijé por pér gjyqésorin e Kosovés. Nése ka pasaktési ne até cka thot “Frroki” na ndrico edhe neve.
Luan jam i sigurt qe Frroku luan lojen e dikujt pa dyshim…gjithe jeten sa andej ketej…mbaj mend qe 2008,2013 ishte drejtor Atsh e me pas Drejtor i fondeve te ojf….di qe e kane akuzuar shume
Te dashur miqtë e mij komentues…..mos e lexoni shkrimin e FRROKUT,me syzet e JENIÇERIT….
Kto kauza kur mbrohen nga Frroku behen pis….nuk njoh njeri te kete pershtypje te mire per kte njeri.
Shqiptaret i kuptojne vone gjerat. Si kofini pas te vjelit, thote populli.