Paulo Dibala ishte një nga ato futbollistë që e kaloi koronavirusin në valën e tij të parë.
Madje, argjentinasi nuk e pati shumë të lehtë teksa qëndroi rreth një muaj me infeksionin në trup.
Tashmë që virusi është riaktivizuar duke pësuar edhe një shpërndarje më të madhe se herën e parë, sulmuesi i Juventusit kërkon të ndërgjegjësojë njerëzit në lidhje me respektimin e masave.
Futbollisti ka marrë pjesë në një video të shpërndarë nga regjioni i Piemontes, duke bërë pak a shumë të njëjtën gjë që bëri edhe Ibrahimoviç për regjionin e Lombardisë.
Dibala thekson se këtë virus mund ta nprishtim nëse e përballim si një skuadër e bashkuar duke u kujdesur për veten dhe për të tjerët. “Bashkë do ia dalim”, thekson Dibala.