Ditari i panjohur i Enverit: Vendosëm të kthehemi në atdhe me tren, nga frika e ndonjë atentati në avion, pasi iu treguam vendin sovjetikëve

19 Nëntor 2020, 09:07Dossier TEMA

Memorie.al publikon ditarin e panjohur të udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, të mbajtur plot 60 vite më parë, gjatë periudhës tetor-nëntor 1960, kur ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në udhëheqjen e lartë të PPSH-së së asaj kohe, si Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, morrën pjesë më festimet e 43-vjetorit të “Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit” si dhe mbledhjen e 81 partive komuniste nga e gjithë bota që u mbajt në sallën “Gjeorgjevskaja” të Kremlinit në Moskë. Çfarë shkruan ish-udhëheqësi komunist i Shqipërisë për atë ngjarje që konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në historinë e vëndeve komuniste të mbarë botës, por edhe në marrdhëniet në mes Tiranës zyrtare dhe Kremlinit, e cila çoi edhe në prishjen përfundimtare të marrdhënieve në mes tyre, si dhe ç’ndodhte me delegacionin shqiptar, që nga mbërritja e tyre në Moskë, takimet me delegacionet e huaja të partive komuniste që merrnin pjesë aty, bisedimet e acaruara me palën sovjetike të kryesuar prej Nikita Hrushovit, që protestuan për dënimin e Koço Tashkos e Liri Belishovës, etj., e deri në ditën e fundit që ata u detyruan të largoheshin me tren nga Bashkimi Sovjetik…

Ditari i Enver Hoxhës për mbledhjen e 81 partive  në Moskë

MOSKE, E MERKURE 16 NENTOR 1960

KRYEM DETYREN TONE TE SHENJTE NDAJ MARKSIZEM-LENINIZMIT

Në Mbledhjen e 81 partive komuniste e punëtore të botës që po mbahet këtu, në Moskë, sot paradite mbajta fjalimin tim. Fjalimi, i cili vazhdoi gati dy orë, u dëgjua në heshtje. Asnjë ndërprerje, asnjë ndërhyrje nga Hrushovi. Çdo gjë pra shkoi në rregull. Ne bëmë kështu një detyrë të shenjtë ndaj Partisë sonë, për Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe për gjithë lëvizjen komuniste e punëtore. Ne jemi në rrugë të drejtë marksiste- -leniniste. Çdo thënie tonën do ta vërtetojë koha. Ne kemi marrë parasysh çdo gjë, çdo sulm e poshtërsi që do të na bëhet. Marksizëm-leninizmi duhet mbrojtur me çdo kusht dhe Partia jonë po e mbron atë. Pasdreke ndenja u çlodha. Shokët më njoftuan se në seancat e pasdites të Mbledhjes, Dolores Ibaruri, “Pasionarja”, kishte çelur e para sulmin joparimor kundër nesh. Kishte bërë një sulm të turpshëm. Por ne as na prek e as na tund. “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”!

MOSKË, E MERKURE 16 NENTOR 1960

SOVJETIKET I KANE SHTUAR PROVOKACIONET

Në njoftimet që na dërguan sot nga Tirana shokët na vënë në dijeni se, në mënyrë të theksuar, pasi ne u nisëm për të marrë pjesë në Mbledhjen e Moskës, sovjetikët që ndodhen në Shqipëri po zbatojnë një plan të tyre provokacionesh. Shokët na thonë se në Vlorë kanë ardhur dy anije nga Sebastopoli. Njëra ka prurë ushqime dhe po shkarkon në bazën lundruese dhe tjetra është tanker. Shokët na njoftojnë se koha vazhdon të jetë me lagështirë dhe se në Lezhë, një sasi misri ka filluar të fermentohet. Ushtria është bashkuar me kooperativistët për korrjen sa më shpejt të misrit dhe për ta shpëtuar nga dëmtimi. Duke parë gjendjen që na kanë krijuar këtu revizionistët sovjetikë dhe rreziqet që paraqet ajo edhe për sigurimin tonë konkret, bashkë me shokët Mehmet, Hysni e të tjerë kemi menduar variantet e kthimit për në atdhe. Mendimet tona rreth variantit që mund të jetë më i zbatueshëm, u’a kishim njoftuar edhe shokëve në Tiranë. Sot ata na propozojnë të kthehemi me etapa me aeroplan. Në të njëjtën kohë na njoftojnë se një vapor i flotës sonë ndodhet në Kostancë dhe është përgatitur për të na kthyer në atdhe. Diskutuam me shokët përsëri çështjen e rrugëve të kthimit në atdhe. Vendosëm të mos kthehemi me det, por me tren deri në Budapest. Andej shohim e bëjmë, por për çdo eventualitet dhe për të çorientuar veprimet dhe planet e revizionistëve sovjetikë të pabesë, kërkuam aeroplanin tonë të na presë në Budapest. Kërkuam të vijë në Budapest edhe një grup shokësh të Sigurimit, të cilët, së bashku me shokët që na shoqërojnë dhe shokët e ambasadës sonë atje, të kujdesen për masat e nevojshme të kthimit deri në Tiranë. Çështjen e kthimit nga Budapesti me aeroplan do ta rishikojmë.

MOSKE, E ENJTE 17 NENTOR 1960

VAZHDON MBLEDHJA E MOSKES

Vazhdon punimet Mbledhja e Moskës. Sot trockisti Vladislav Gomulka, ndërmori edhe ai një sulm banditesk kundër fjalimit tonë në këtë Mbledhje, kundër meje personalisht etj.

MOSKE, E PREMTE 18 NENTOR 1960

VIZITË DELEGACIONIT KINEZ

I bëmë një vizitë delegacionit kinez në rezidencën e tij në Leninskie Gori. Asistonin të gjithë anëtarët e delegacioneve tona. U zhvillua një bisedë e ngrohtë, shoqërore. Kinezët thanë fjalë shumë të mira për Partinë tonë të lavdishme dhe për rrugën e saj të drejtë.

MOSKE, E SHTUNE 19 NENTOR 1960

KINEZET NA KTHEJNE VIZITEN

Kinezët na kthyen vizitën në ambasadën tonë në Moskë. Delegacionin kinez e kryesonte Liu Shao Çia.

MOSKE, E DIELE 20 NENTOR 1960

NE MBLEDHJEN E MOSKES LAKENJTE E SOVJETIKEVE NA SULMOJNE

Këto ditë unë dhe Mehmeti nuk kemi shkuar në mbledhje, por qëndruam në ambasadë, pse Zhivkot e Dezhët me shokë, shajnë dhe lehin si qenër. Do të vijë koha që ata do t’i lëpijnë të gjitha çfarë po thonë kundër nesh. Do të vijë patjetër koha e dhënies së llogarisë prej tyre.

MOSKE, E DIEL 20 NENTOR 1960

VENDOSEM TA SHTYJME MBAJTJEN E KONGRESIT TONE TE IV

Duke pasur parasysh situatat që po zhvillohen këtu dhe kohën e shkurtër që na ngelet për Kongresin tonë të 4-t si dhe problemet e rëndësishme, me karakter politik e ideologjik, që do të duhet të shtrohen në të në dritën e situatës së krijuar pas Mbledhjes së Moskës dhe kritikave që u bëmë revizionistëve sovjetikë shokët këtu, menduam dhe e gjykuam të drejtë, ta shtyjmë Kongresin. Ua njoftuam këtë mendim shokëve në Tiranë me rekomandimin që ta diskutojnë më parë në Byronë Politike dhe pastaj të vendosim definitivisht në Komitetin Qendror, kur të kthehemi ne atje. U sugjeruam shokëve gjithashtu që lidhur me këtë, atje ku nuk janë bërë, të ndërpritet zhvillimi i konferencave të Partisë në rrethe. Menduam kështu sepse konferencat duhet të jenë një parapërgatitje e Partisë për situatën e re që po lind për Partinë dhe për popullin tonë.

MOSKE, E ENJTE 24 NENTOR 1960

HRUSHOVI DHE PASUESIT E TIJ I ZGJATIN DISKUTIMET

Sot është seanca e fundit plenare e pjesës së parë të Mbledhjes. Shkuam edhe ne. Megjithëse praktikisht diskutimet mbaruan, ato rifilluan sepse Hrushovi dhe një numër tjetër delegacionesh, mbi 20, sigurisht të shtyrë nga sovjetikët, kërkuan edhe një herë fjalën. Këta janë Zhivkot, Gomulkat, Torezët e të tjerë. Edhe vetë Hrushovi mbajti një fjalim të dytë. Pas tij e mori fjalën edhe Ten Hsiao Pini, për t’iu përgjigjur fjalimit të Hrushovit. Ne vendosëm të mos diskutonim për herë të dytë, por bëmë një deklaratë të shkurtër me shkrim, që ia shpërndamë të gjitha delegacioneve. Në të ne hodhëm poshtë të gjitha shpifjet që u bënë kundër delegacionit, Partisë dhe popullit tonë.

 MOSKE, E PREMTE 25 NENTOR 1960

NISEMI PER T’U KTHYER NE ATDHE

Shokët Mehmet dhe Hysni u takuan në Kremlin me Mikojanin dhe me Kozlovin. Në mbrëmje u larguam nga Moska dhe me tren u nisëm për në Shqipëri. Nga sovjetikët kishin dalë për të na përcjellë po ata që na pritën, me Kozlovin në krye, por këtë radhë pa trupin diplomatik. Në stacionin e trenit “Kievskaja”, me qindra studentë shqiptarë që kishin dalë për të na përcjellë, bënë një manifestim të zjarrtë.

BASHKIMI SOVJETIK, 26 NENTOR 1960

TE EVITOHET ÇDO PROVOKACION ME SOVJETIKET

Po udhëtojmë me tren për t’u kthyer në atdhe nëpërmjet Hungarisë. Njoftimet që kishim marrë nga Tirana mbi përpjekjet e sovjetikëve për të bërë provokacione e për të shkaktuar incidente, na patën shqetësuar. Prandaj përpara se të niseshim nga Moska e ngarkuam Hysniun që, me t’u nisur ne, në emrin tim dhe të Mehmetit, t’i porositë shokët në Tiranë, të marrin të gjitha masat e nevojshme, që të mos ndodhë asgjë me ushtarakët sovjetikë në bazën e Vlorës. Të evitohet çdo provokacion, pse ata mundohen me të gjitha mënyrat që të krijojnë situata të turbullta, për t’i përdorur pastaj kundër nesh.

BUDAPEST, E DIEL 27 NENTOR 1960

RRUGES PER T’U KTHYER NE ATDHE, QENDROJME NE HUNGARI

Pas dy ditë udhëtimi, arritëm në Budapest, ku shokët hungarezë na pritën shumë mirë. Me ne ndodhej Shandor Ronai. Kadari në Moskë nuk na sulmoi si të tjerët. Duhet shikuar me kujdes qëndrimi i shokëve hungarezë ndaj nesh, pse ai paraqitet shoqëror dhe miqësor. Këtu vendosëm të kthehemi në atdhe me tren duke kaluar nëpërmjet Austrisë dhe Italisë dhe jo me aeroplanin tonë Budapest—Tiranë. Në Bari do të na presë aeroplani ynë për në Tiranë. Ndërkohë shokët që na shoqërojnë, ata që erdhën nga Tirana e që ndodhen këtu, si dhe shokët e ambasadës sonë, duke punuar me ndjenjën e përgjegjësisë së detyrës, pa u lodhur e me zgjuarsi, kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për pasaportat, vizat, trenat etj. Në orën 12, të natës u nisëm përsëri me tren për në Vjenë.

 VJENË, E HENE 28 NENTOR 1960

NJE NDALESE E SHKURTER NE VJENE

Arritëm në Vjenë, ku qëndruam për 4 orë dhe bëmë një shëtitje të vogël me taksi. Pasi hëngrëm mëngjes në një hotel, u nisëm për në Itali.

ITALI, GJATË RRUGES PER ATDHE, E MARTE 29 NËNTOR 1960

 NE ATDHE NA PRESIN KRAHEHAPUR E ME ENTUZIAZEM TE MADH

Arritëm në Bari dhe, me avionin tonë që na priste atje, u nisëm drejt për në Tiranë. Në aeroportin e Rinasit mbërritëm natën vonë. Shkuam për të marrë pjesë në pritjen që ishte organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e 16-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Të pranishmit na pritën me entuziazëm të madh, gjë që shpreh aprovimin për qëndrimin e vendosur e parimor të Partisë sonë në Mbledhjen e Moskës.

E ENJTE 1 DHJETOR 1960

U NENSHKRUA DEKLARATA E MOSKES

U nënshkrua në Moskë Deklarata e Mbledhjes së 81 partive komuniste dhe punëtore.

E PREMTE 2 DHJETOR 1960

ERDHEN HYSNIU DHE RAMIZI

Sot Hysniu me Ramizin u kthyen me avion nga Moska.

E MARTE 8 DHJETOR 1960

SHTYPI YNE BOTON DEKLARATEN E MOSKES

Shtypi i vendit tonë sot botoi Deklaratën e Mbledhjes së 81 partive komuniste e punëtore që u mbajt në Moskë.

17 komente në “Ditari i panjohur i Enverit: Vendosëm të kthehemi në atdhe me tren, nga frika e ndonjë atentati në avion, pasi iu treguam vendin sovjetikëve”

  1. Cufi says:

    Kete e kemi ditur tash 59 vjet

  2. Shkodra Loce says:

    Ky ishte trim. Kush nga keta te sotmit(politikanet) guxon ti kundershtoje qofte edhe per diçka fare te vogel. Nje ambasador i rrjeshton te gjithe ne nje rresht.
    Pastaj kur kujtojme qe ua “hoqi torten” nga goja sovjetikeve( bazen ushtarake), si su kujtua nga keta perendimoret te thonin qe Enveri na hoqi nje rrezik permanent?!

  3. birce says:

    Bishti i qenit i paska treguar vendin sovjetikeve….
    Tha ne bar do hame dhe nuk dorzohemi….
    Ne fakt popullit bar i dha se per vete se hengri….
    Por na la pas faren e tij Sali kriminelin…..
    Fare e komunizmit te ndyre….

  4. Historiani says:

    Po cfare merreni me kete aventurier, akoma do ta kishte permendoren ne qender te Tiranes nqs se do te kishte degjuar rekomandimet e udheheqjes sovietike, i kerkuan te heqe dore nga politikat e Stalinit, te mos denoje popullin e tij dhe si stalinist ortodoks qe ishte i kerkuan doreheqjen, sikur Shqiperia te kishte qene e pjese kampit socialist dhe te kishte lejuar shqiptaret te shkonin ne Hungari, Cekoslovaki, Poloni; Gjermanine lindore, Bullgari, Odessa per pushime akoma do ta kishte statujen ne qender por ky horr dhe katil per te mbrojtur karriken e tij ne emer te markzizem leninizmit terrorizoi nje popull te tere duke e mbyllur ne kafazin qe e kishte emrin Shqiperi

  5. Olimpia says:

    Shkodra Loce,per saktesi ,NATO dhe SHBA ne te gjitha momentet ne ate periudhe kane shprehur kenaqesi te madhe per shkeputjen e Shqiperine nga ombrella sovjetike dhe mbas largimit te bazes ushtarake te Vlores,indirekt kane njoftuar qe veprimet subversive ndaj nesh do te ndaloheshin.Eshte fakt se shume personalite perendimore ,sidomos linja zyrtare italiane dhe franceze kane dhene gjithmone sinjale miqesore.Gjithesesi ne thelb ke te drejte.Pas vitit 90 vetem per kete fakt Perendimi duhet ta ndihmonte financiarish me shume Shqiperine dhe duhej te kushte perfunduar me kohe integrimi yne ne BE .Por per far te keq,Italia qe eshte perkrahesi yne kryesor ,degjohet pak dhe nuk vuri veto ne se Shiperia nuk integrohej shpejt ne BE.

  6. Tuk Tuk says:

    Gjigandi Enver Hoxha,juve qe llapni mos harroni se Brss nje vitet 60 ishte superfuqi dhe ne 2 milione ,mos harroni se ruset i helmonin te gjithe qe ju Dilnin kunder,mjafton te shikojme cfare i ndodhi Trockit nje Meksike nga Lenini dhe si e lane Zhukovin e madh ne balte edhe pse fitoi luften,edhe sot Putini i vret ose i helmon kundershtaret,Ruset vrane Carin e tyre me gjithe familjen,jane komb qe nuk njihen per mikpritje,edhe sot nuk ushqejne asnje dhe asnje nuk merret me ta.Enveri beri ate qe do bente nje udheheqes i forte,I ndoqi nga Shqiperia dhe sundoi vete,dhe historia i dhe te drejte,Ruset shtypen pragen dhe budapestin dhe mbajten gjysmen e gjermanise peng deri me 90.ai sistem ashtu ishte me kushtetute te diktatures se proletariatit ,por nuk u shit per dy leke ….Lider i forte xhaxhi me bole 14 kg ,,,sot kemi homo dhe hajduter te thesarit dhe spiune te serbit….

    1. Arjani says:

      Caret e Rusise i trajtonin ruset si skllever dhe kishte skllaveri der ne 1878..
      .
      Sa per vrasjen e Carit, revolicioni bokshevik u financua nga Wall Street dhe ishte inskenim cifut….

      Der be 1925 Bashkimi Sovjetik dominohej nga cifutet…

      Edhe Trotci i tille ishte.

      Mesojini disa gjera mire se nuk do ju bente keq.

      1. Tuk Tuk says:

        Cfare lidhje kane Cifutet me Reprezaliet e Muzhikeve??? Per Enverin po flasim jo per Cifutet.Mos u hiq Dekan nje internet kur nuk di as te komentosh Temen jo komentuesit…Teorite e konspiracionit jane si vrimat e Bythes secili tregon te tijen…nuk ka asnje lidhje Mes muzhikeve dhe Hebrejve,,muzhiket vrane mijera hebrej,me keq se gjermanet…Rendesi ka qe jemi I vetmi vend qe I ndoqem nga atdheu yne ne kulmin e Perandorise se kuqe gjakpirese.Enveri ka kredi per kete,edhe pse ai I solli ketu.

  7. Qwert says:

    Hahaha, mbrojne Enverin. Jane nga ata qe u mbahet shurra.

    1. Tuk Tuk says:

      Po ke te mbrojme Gopin e sat eme apo Russet ,Enveri foli per Kombin dhe i doli zot,ti dhe trimat e tu ku ishit ?? Harrova I hengret koqet enverit…..Enveri eshte Shqiperia nuk ja lune dot vlerat minjte e kanaleve si ty….ato qe beri enveri tani po i ben EU me bllokade russise dhe heqje te fese dhe Shtetit social e shendetesise e arsimit falas…

  8. Donati says:

    Ah mer xhaxh ti bere te vetmin shtet serioz dhe modern ne historin e kti vendi , ti i ruajte nderin dinjitetin dhe i sigurove jet korrekte shqiptarve , pa drog prostitucion e tradhti komtare , i pa harruar do mbetesh ne historin e kti kombi ne perjetsi si atdhetari dhe nacionalisti me i madh i kti vendi , lavdi vepres tende , nuk duhet me pa çfar shajn zagaret alabaket hajdutit e mashtrusit , te shajn ty se vet jan me nje milion vese tradhtar matrapaz hajdut kopuk qe nuk njofin atdhe , figuren tende te ter kta lloj mbeturinash e shikojn si gijotinen e veseve te tyre e tmerrohen nga drejtesia jote , ke qen i vetmi burr shteti ne historin e kti kombi qe tradhtarve te kombit i dhe çfar meriton nje tradhtar , popullit i dhe pun te garantuar per te ter grave i dhe te drejtat qe i takonin , fes i vure drynin dhe i bere shqiptaret njelloj , shqiptar ku nuk e shikonin njeri tjetrin nga besimi fetar por si bshkekombas te kti vendi , hape universitete i more injorant kte popull si ne mesjet i bere me shkoll te mesme te detyruar, i sigurove jeten shendetin me spitale falas elektrifikimin nga konispoli ne vermosh qe ne vitin 1972 dhe bere nje ushtri te konsoliduar per mbrojtien e vendit , per kohen qe jetonim se ishim ne mes dy shtetesh si Greqia dhe Jugosllavia qe kerkonin Dhe kerkojn teritore nga ne , te shajn tradhtaret mashtrusit dhe pushtat mer XHaxh spiunet e serbis e te greqis , kan 30 vjet ne krye te politikes shtetit dhe kishes ne kte vend , por nje gje duhet ta dish qe çfar u ndertua nen udhheqien tende per 50t vjet nga ai brez i mrrkullushem , ate kemi shkaterruar kto 30t vjet nuk kemi ber gje tjeter , na le 4.5milion banor , jemi katanfisur 1.8 milion sipas planit sheshelit te serbis te zbatuar nga agjenti tyre sali berisha zhulali gazidede muli dhe ne fund , Luli mer xhaxh qe çoi ne hag te ter patriotet per ti diskretitu per krime lufte dipas planit sheshelit serbis , tani kerkon te vij kryeminister ky kopil agjent serb qe mas udhzimeve te serbis Saliu e vuri ne krye te PDs , ku jan lukuni injorantet qe e votojn , se presin kockenne rradhes , ka mar rruget e mutit shqipria mer xhaxh kapardiset kryehajduti kryekusari zogu ne mes te tiranes , çuni Kristaqit ed rama i ben rrespekt e Pruri Mutatin kryekuislingun e luftes dyt si hero mer xhaxh , dhe ju ftoj ju qe luftuat per atdheun te ulnit koken para mutatit ky kelysh zogist qe sot mas planit sheshelit po e sjell serbin ne durres , epra kta kurva e homoseksual hedhin blalt mi heronjt e vertet te kti kombi xhaxh esht koha madkarenjve , lavdi veprave te mira qe bere per ket popull dhe per kombin ton .

  9. Genegen says:

    O qwert shurra te mbahet ty o alabak kafsh dythundrake , nderro barin se po pi mut me duket , ti nuk di kush je dhe per çfar jeton , po flasim per te vetmin burr shteti nder shqiptar ne te ter historin e kti kombi , i cili beri politik me superfuqit e globit dhe te terve i tregoj vendin kur ishte nevoja , te dha dinjitet ty dhe shokve te tu o andertal orjental , lavdi kti burri shteti Enver Hoxhes .

  10. DEMOKRATI says:

    PA SHume Komente:Enver Hoxha Beri Gabimin me te Madhe qe u Prishe me Kininen,ishte nje Prishje Ideologjike…
    Pra Enver Hoxha Shikonte te vetja e Tije Delirin e Marksiste-Leninistin nje Teze e Veteruar, sikur se i thane Kinezet..,Enveri u thoshte Kinezeve:Mos beni Marredhenje me Amerikanet??????????Idjotesi:::Dhe Kinezet i thane:Ne jemi Gjysma e Botes..dhe po ju Mbajme edhe juve me Buke…Vizita e Niksonit ne Kine u Quajt nga Enver Hoxha”Devijim nga “Marksisez-Leninizmi…Budallalleqe…
    PAS PRISHJES ME KINEN Filloj edhe KATASTROFA E SHQIPERISE NE EKONOMI….lol

  11. Komunisti i papenduar says:

    Po ballistet c’fare mendimi kane , apo ishin duke ngrene pula ne Amerike ? Shpetimtaret e Kombit !!!!

  12. Qwert says:

    Hahaha, Enveri ka qene K*R. Nje vagabond qe vrau gjithe bashkepuntoret. Ne fund te jetes shkoi ne gjirokaster dhe nuk kishte ke te takonte, asnje shok te vetem, se i vrau te gjithe. Shume K*R ishte.

  13. Sal-serbi. says:

    O “QiuWERT”! Si ta thone emrin nuk e di. Ke te drejte qe e quan Enverin k… Por mos harro se me ate k…., qe e kishte ne vend te kobures jua qiu sojin e sorollopin Juve maskerenjeve te djeshem e sa per dijeni, do ta ndjeni e trashigoni ate k… deri ne kater breza. Ti je brezi i dyte, ke kohe akoma.

  14. Arben says:

    Po te ishte trim Enveri vinte me avion dhe jo me tren, udhetoi 5 dite per te ardhur nga moska ne tirane. Sa per BS nuk kishte asnje lloj interesi ne shqiperi, nuk i rruhej BS per bazen e pashalimanit. Si stalini dhe hrushovi e kane trajtuar si legen enverin, mjafton te lexoni bisedat e trankriptuara, biles stalinit enveri i lepinte menderen, eshte aq i poshteruar nga stalini sa te vjen turp kur lexon bisedat tallese te stalinit me zombien enver. Enveri dem ju beri shokeve te tij dhe popullit shqiptar, jua nguli thiken pas shpine me pabesi,duke shfrytezuar fukarallekun, analfabetizmin dhe nxitjen e ruseve dhe jugosllaveve kunder bashkatdherareve,perfshi edhe injorancen e marre e djallezine te tij, vese shume te poshtra te njeriut. Enveri kishte shetitur deri ne vitet 70 gjithe shqiperine nga jugu ne veri, por si nuk kishte pike meshire per gjendjen e mjere ku jetonte mbi 60 % e popullsise. Kujt i interesonte kjo gjendje, nornalisht fqinjeve tane greqi,jugosllavi, se me keto dy shtete kishim probleme. Pse duhet te na sulmoin te huajt kur ne na kishte sulmuar e denigruar enveri me zombiet e tij, te cilet i vrau nje e nga nje deri ne fund te jetes se tij. Nuk e di çhyjn ne mes sot ambasadoret e huaj, kur qendrimi i tyre perkrahet nga 90 % e popullsise shqiptare. Kete kerkojne wytetaret shqiptare, te jene pjese e Bashkimin Europian perkrah shteteve te zhvilluara. Kete kerkojne ambasadoret e huaj (te BE SHBA), qe politikanet shqiptare,qeveria dhe pushteti te respektoje vullnetin e popullit, e jo te vjedhin pasurine e tij. Kerkojne bashkepunin per reformat e medha dhe jo pengim te transaparences nga pushteti e administrata, kerkojne te respektohen parimet e demokracise,zgjedhje te lira e te ndershme, liria e fjales,ekonomia e tregut, barazia para ligjit dhe respektimi i ligjit, respektimi i te drejtave te njeriut ne perputhje me konventat europiane, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje