Macron ultimatum udhëheqësve myslimanë për vlerat republikane: 15 ditë kohë

19 Nëntor 2020, 21:35Bota TEMA

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka kërkuar liderëve myslimanë të pranojnë një “statut të vlerave republikane” si pjesë e një goditjeje të gjerë ndaj Islamit radikal.

Të mërkurën ai i dha Këshillit Francez të Besimit Mysliman (CFCM) një ultimatum 15-ditor për të pranuar statutin.

CFCM ka rënë dakord që të krijojë një Këshill Kombëtar të Imamëve, i cili raportohet se do të lëshojë imamë me akreditim zyrtar, që mund të tërhiqet.

Ai ndjek tre sulme të dyshuara islamike në pak më shumë se një muaj.

Statuti do të deklarojë se Islami është një fe dhe jo një lëvizje politike, ndërsa ndalon gjithashtu “ndërhyrjen e huaj” në grupet myslimane.

Macron ka mbrojtur me forcë sekularizmin francez pas sulmeve, që përfshinte prerjen e kokës së një mësuesi, që tregoi karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një diskutimi në klasë muajin e kaluar.

Të mërkurën vonë, presidenti dhe ministri i tij i brendshëm, Gérald Darmanin, u takuan me tetë drejtuesit e CFCM në pallatin Élysée.

“Dy parime do të shkruhen bardh e zi në statut: “refuzimi i Islamit politik dhe çdo ndërhyrje e huaj,” i tha një burim gazetës Le Parisien pas takimit.

Gjithashtu u ra dakord për formimin e Këshillit Kombëtar të Imamëve.

Presidenti Macron ka njoftuar gjithashtu masa të reja për të trajtuar atë që ai e quajti “separatizëm islamik” në Francë.

Masat përfshijnë një projekt-ligj të gjerë që synon të parandalojë radikalizimin dhe përfshin: Kufizime në shkollimin në shtëpi dhe ndëshkime më të ashpra për ata që frikësojnë zyrtarët publikë për arsye fetare.

Dhënia e një numër identifikimi sipas ligjit fëmijëve, që do të përdoret për të siguruar që ata po ndjekin shkollën. Prindërit që shkelin ligjin mund të përballen me gjashtë muaj burg si dhe gjoba të mëdha.

Një ndalim për ndarjen e informacionit personal të një personi.

“Ne duhet t’i shpëtojmë fëmijët tanë nga kthetrat e islamikëve,” i tha ministri Darmanin të mërkurën gazetës Le Figaro.

Projektligji do të diskutohet nga kabineti francez në 9 dhjetor.

Në Francë, sekularizmi shtetëror (laicizmi) është thelbësor për identitetin kombëtar të vendit. Liria e shprehjes në shkolla dhe hapësira të tjera publike është pjesë e kësaj dhe frenimi i saj për të mbrojtur ndjenjat e një feje të veçantë shihet si minim i unitetit kombëtar. Franca ka popullsinë më të madhe myslimane të Evropës perëndimore.

2 komente në “Macron ultimatum udhëheqësve myslimanë për vlerat republikane: 15 ditë kohë”

  1. american16al says:

    Perse nuk thote Makron: do tju trajtojme ju si trajtoni kristianet ne vendet tuaja, thjesht dhe kuptimplote.

  2. Veshi says:

    Largo nga Franca 2600 xhamite, kjo eshte zgjidhja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje