"Po ndryshoni ligjin e Gjendjes Civile", Leshaj i përgjigjet PD-së: Po dezinformoni publikun. S'ekziston mundësia që dikush të luajë me listat e zgjedhësve

19 Nëntor 2020, 17:36Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i është përgjigjur akuzave të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashit se po ndryshohet ligji për Gjendjen civile për të manipuluar zgjedhjet e 25 prillit.

Në reagimin e tij Lleshaj shprehet se asnjë ankesë konkrete nuk është provuar dhe se nuk ekziston  asnjë mundësi që dikush të luajë me listat e zgjedhësve.

‘Asnjë pasiguri apo frikë parazgjedhore nuk justifikon përpjekjet për dezinformim të publikut nga aktorët politikë.

Që nga fillimi i muajit tetor 2020, janë publikuar 2 ekstrakte të listave zgjedhore, të cilat janë afishuar në të gjitha bashkitë si dhe janë të aksesueshme tek portali e-Albania.

Asnjë ankesë konkrete për “lëvizje nga qendrat e votimit” nuk është provuar deri tani. Dhe kështu do të vijohet deri në fund. Asnjë mundësi nuk ekziston që dikush të luajë me listat e zgjedhësve.

Ata që e kanë bërë vetë dikur këtë gjë dhe tani druhen se mos kjo gjë do të përsëritet nga ne, duhet të jenë të qetë dhe të qartë:

ASNJË qytetar nuk mund të lëvizet drejt një adrese të re zgjedhore jashtë vullnetit të tij dhe jashtë përcaktimeve ligjore. ASNJË’, shkruan Lleshaj.

(TemA)

1 komente në ““Po ndryshoni ligjin e Gjendjes Civile”, Leshaj i përgjigjet PD-së: Po dezinformoni publikun. S’ekziston mundësia që dikush të luajë me listat e zgjedhësve”

  1. Pensionist says:

    Pisat i kane bere vet keto krime.
    I shpallnin listat e zgjedhjeve, i linin aty te afishuara dhe diten benin manipulimin e emrave: I fshinin emrat dhe mbi emrat e fshire shkruanin me dore emrat e militanteve te tyre. Kur vinin per te votuar qytetaret, mbasi e kishin gjetur me pare emrin ne liste, befasoheshin dhe kerkonin te dinin, perse i kishin fshire emrat?! Pergjigje ishte brutale dhe ofenduese: -Hapni syte mire! Nuk e keni emrin ne listen e votuesve. Largohuni!
    Ja, keta jane dhemokratet tane, vellezer shqiptare. Ti duam, aq sa mund te duhen antishqiptaret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje