28 vende vakante, KLP thirrje për aplikim për prokurorët: Kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figurës

20 Nëntor 2020, 12:38Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur thirrje për fillimin e procedurave për plotësimin e 28 pozicioneve vakante në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit, për drejtues.

Në njoftimin e KLP-së sqarohet se pas aplikimit, kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figurës.

Njiftimi i plotë i KLP:

Bazuar në nenin 149/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 52 pika 7 dhe 8, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall sot thirrjen për fillimin e procedurave për plotësimin e 28 (njëzet e tetë) pozicioneve vakante në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit, për Drejtues.

Lista e vendeve vakante është si më poshtë:

1.Prokuroria pranë Gykatës së Apelit Shkodër

2.Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë

3.Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës

4.Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër

5.Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

6.Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë

7.Prokuroria pranë Gjyatës së Shkallës së parë Tiranë

8.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër

9.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tropojë

10.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës

11.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Lezhë

12.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër

13.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat

14.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin

15.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës

16.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan

17.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Lushnjë

18.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier

19.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pogradec

20.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Korçë

21.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Përmet

22.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë

23.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë

24.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër

25.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pukë

26.Prokuroria pranë Gjyatës së Shkallës së parë Kavajë

27.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë

28.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Berat

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Ana Komnena”, godina e “Polit të Drejtësisë”, Tiranë www.klp.al/ adresa e mail; [email protected] Këshilli i Lartë i Prokurorisë i’u bën thirrje që të të kandidojnë të gjithë prokurorëve që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) të jetë prokuror i Republikës së Shqipërisë;

b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c) të mos ketë qenë anëtar i Këshillit në tre vitet e fundit;

ç) të ketë ushtruar funksionin jo më pak se 7 (shtatë) vjet, gjatë së cilës periudhë, të paktën 4 vjetnë të njëjtën shkallë, duke përfshirë edhe përvojën si magjistrat i komanduar;

d) Në momentin e shpalljes të jetë prokuror i prokurorisë, pranë së cilës ndodhet pozicioni i lirë i drejtuesit.

(Ky kusht nuk zbatohet në rast se në atë prokurori, dy muaj para dhe deri në tre muaj pas mbarimit të mandatit të drejtuesit, ka pozicione që bëhen të lira në mënyrë të përhershme;)

dh) të jetë kandidimi i tij i parë në pozicionin e drejtuesit të asaj prokurorie. Drejtuesit e emëruar aktual të Prokurorive kanë të drejtën të rikandidojnë.

Në bazë të pikës 9 të nenit 52 të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas dorëzimit të aplikimeve dhe vlerësimit paraprak për plotësimin e kushteve të kandidimit, kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figures.

Kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura i paraqesin kërkesat e tyre jo më vonë se dy javë kalendarike nga data e nesërme e shpalljes së thirrjes në faqen e internetit të Këshillit. Krahas kërkesës për kandidim, kandidatët dorëzojnë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesa për shprehjen e interesit për të kandiduar për pozicionin e lirë të shpallur;

b) Një jetëshkrim i përditësuar;

c) Vetëdeklarim për mospasjen masë disiplinore në fuqi;

ç) Vetëdeklarim për mosqenien në situatën e papajtueshmërisë ambjentale sipas përcaktimeve të pikës 3, të nenit 8, të Ligjit për Statusin;

d) Një platformë personale e qëllimeve dhe objektivave që kandidati propozon të ndjekë, në rast se ngrihet në detyrë si drejtues.

(Ky dokument duhet të jetë punë origjinale e kandidatit dhe nuk duhet të kalojë 15 faqe, në llojin e shkrimit Times New Roman, madhësia 12, me një njësi hapësire mes rreshtave.)

dh) Platforma e kandidatit duhet të përmbajë ndër të tjera:

i) Plan të detajuar mbi mënyrën e ushtrimit të kompetencave të drejtuesit. Kandidati duhet të japë një qëndrim mbi mënyrën se si mund të realizohen në mënyrën më të efektshme të mundshme kompetencat e drejtuesit të prokurorisë në fazën e hetimit, por pa cënuar pavarësinë e prokurorit të çështjes;

ii) Një plan të besueshëm e të detajuar për të drejtuar zyrën, për të zhvilluar funksionimin dhe efektivitetin e saj;

iii. Plan i besueshëm në lidhje me mënyrën e organizimit dhe funksionimit së zyrës së prokurorisë, për veprimtarinë administrative që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale; Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Ana Komnena”, godina e “Polit të Drejtësisë”, Tiranë www.klp.al/ adresa e mail; [email protected]

iv) Vlerësimi i situatës së zyrës së prokurorisë përkatëse gjatë katërvjeçarit të fundit dhe vizioni i tij, në lidhje me sfidat kryesore me të cilat përballet kjo zyrë, duke listuar hapat që duhet të ndërmerren për të përballuar këto sfida dhe arsyet e përzgjedhjes së tij;

v) Hapat të cilat duhet të ndërmerren për të rritur nivelin e besueshmërisë së publikut në sistemin e prokurorisë;

vi) Hapat dhe planifikimet që duhet të kryhen për të evidentuar nëse në sistemin e Prokurorisë respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

e) Çdo dokument tjetër që e gjykon të arsyeshëm kandidati. Aplikimet do të dorëzohen në formë elektronike në adresën: [email protected] (në këtë rast të gjitha dokumentat e sipërpërmendura duhet të jenë të skanuara) ose në formë fizike në adresën: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Ana Komnena”, godina e “Polit të Drejtësisë”, Tiranë.

2 komente në “28 vende vakante, KLP thirrje për aplikim për prokurorët: Kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figurës”

  1. spartak says:

    Mos u lodhni kot me këto thirrje për vende vakante, sepse , ma përpara , LIGJI I VETTING-ut , i mangët dhe i përçudnuar , ka nevojë vetëm për një NEN EKSTRA , që vlen për të gjithë pa përjashtim , nga I pari deri tek i fundit , nga PRESIDFENTI I REPUBLIKES , KRYEMINISTRI , etj , e deri trek ai GARDIANI i BURGUT , që u bo telef duke rruajt të burgosur e familjarët e tyre ç’do ditë . S’ka nevojë me bo dallime dhe ligje koti , veçmas për prokurorë e gjykatës , politikanë , pushtetarë , Oficerë Policie , Rektorë-Dekanë e Pedagogë , shefa Klinikash , etj ,etj .
    Kryetar Parlamenti . Mblidh KUVENDIN e mos u merr me asgjë tjetër por vetëm me VETTING-un duke miratu vetëm këtë NEN EKSTRA .

    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .

    Miratojeni këtë nen në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë dyfishin e deklarimit të parë . Atëherë , jo vetëm luan qeni i kallajxhiut tamam , por do rrijnë pa gjumë fare prej frikës DEKLARUESIT , e jo të hyjnë në siklet KONTROLLUESIT .
    Bëjani TRANSPARENTE t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo . POPULLI i thjeshtë i ka vuajtur në kurriz , madje vazhdon ti vuajë të gjithë vjedhjet , abuzimet pa drejtësitë e deri krime , kërcënime e vrasje mafioze të gjithë kësaj kaste në pushtet .
    Ligji i DEKLARIMIT me SEKUESTRO e ndan shapin nga sheqeri për mos me bo kot gam , gam kundra të gjithëve e pa dënu e i hy gjemb në këmbë asnjërit .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Më heqin nga puna , sepse nuk i justifikoj dhe ato pasuri që kam deklaru . Boj , sikur nuk e paranoj , dhe ankohem , që mos të më gërmojnë më shumë , por dhe për gozhdë , se ishalla vijnë në krye shokët e mij hajduta e, këtij shteti ( këtij populli të raskapitur ) me mujt me i marrë edhe detyrën prap , edhe pare sa të mund .
    Ç’u bo ky Vetting kështu .
    Vetëm pushtetarët dhe klasa politike e donte Sistemin e Drejtësisë sa më të dobët , sa më të varur , sa më të korruptuar , që të mos mundej e mos të guxonte të dënonte asnjë prej tyre për gjithë atë vjedhje , abuzim e korrupsion që i bënë Shqipërisë , popullit shqiptar dhe pronave shtetërore , publike dhe private gjatë gjithë këtyre 28 vjetëve , madje nuk kanë fare frikë , sa që nuk po kanë të ndalur .
    Prej mbi 20 vjetësh , vetëm Kontrolli I Lartë i Shtetit ka denoncu ( ka dhe mjaft të pa denoncuara ) në organet e akuzës me qindra raste abuzimesh e shpërdorimesh të fondeve publike dhe aseteve të tjera . Ky sistem I PA DREJTESISE , as 5 % të tyre nuk çoi në bangat e të akuzuarve, e pale sa u dënuan .
    Politikanët , duke e ditur se sistemi i rregullt e i pa korrtuptuar i drejtësisë nuk do i lejonte dhe do i vinte hakut abuzimit , korrupsionit dhe shpërdorimit të tyre , i frynë gjithmonë zjarrit të padrejtësisë së këtij sistemi .
    Edhe kur u bë ligji i VETTING-ut , e zvarritën , e coptuan e goditën dhe e përfunduan në një ligj limonatë dhe qesharak , sa që paradokset janë të tilla , që edhe vetë juve , iu është pështiros kjo punë . LIGJ . Bone ç’bone me miljona euro abuzim e korrupsion , mund të mos thotë asgjë njeri , mjafton të largohesh ( japësh dorëheqjen vetë ) dhe jemi larë bashkë . Më rrove , të rrova , brisku i berberit , dhe nuk të hyn gjemb në këmbë hiç.
    Po kështu dhe këto të tjerët , nga të cilët zor se mund të bëhen një grusht sagllam , dalin me pasurira të pa justifikueshme dhe ju thonë hik . Ngadalë njëçikë , ku të hiki ? Kur ti nuk aplikon asnjë masë , asnjë sekuestro , normal që s’ke bërë asgjë . ABUZIMI , KORRUPSIONI e PADREJTESIA , që nuk dënohet , nuk do largohet kurrë vetë . Momentalisht , mund të zbythet e zvoglohet përkohësisht , por kur nuk ndëshkohet ,kurrë nuk zhduket e largohet . Paradoksi më i madh qëndron në faktin , se këta të cilët qëndruan me ju nënshtru procesit të VETTING-ut , dhe që janë ma pak të korruptuarit , po përzehen largohen e po anatemohen si kriminela , ndërsa kapot e krimit në sistemin e PADREJTESISE , me abuzimet , korrupsionin dhe padrejtësitë marramendëse , nuk i ndjek e përflet njeri më . Merre me mend , kur del pa lag kreu i Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive dhe 5 vjet Krye-Prokurori i Republikës ( Ishte caktu Krye-Gardian -Krye Abuzuesi ) me miljona e miljona euro abuzime e pastrime parash të pista , rron si pasha me gjithë familjen mu në mes të Gjermanisë bashkë me paret e vjedhura e të abuzuara . Po kështu edhe të tjerët .
    MOS HARRONI : Ligji i VETTING-ut , ishte I vetmi i cili u miratua me konsensus 100 % , me 140 vota , si nuk ka ndodh asnjëherë historikisht në këto 28 vjet , madje kjo PAÇAVURE , u duartrokit me minuta të tëra nga të gjithë , bashkë me ambasadorët e pranishëm .
    MOS HARRONI : E kishin pa dhe me Komisionin e VENECIAS . I plasi Komisionit të VENECIAS për hajdutët e politikanët tanë . Këtë po mundohen ta fusin në valle edhe tani për gjoja VETTING-un e POLITIKANEVE . Pika . Tallet bota dhe K. VENECIAS me këta halldupë hajdutët tanë . Deputetë , që i njohim , veç kur ndodhin çudira dhe poshtërsi nga familjarët e tyre .

  2. Qinan Qinijanjani says:

    E ku ghe njers t paster sot
    Sidimos shqiptare.
    I paster osht veç budallai..
    Shif ate avokatin e Trumpit qe i nxiu boja surratin..esht pislliku mbi turinj…
    Ka pas denu mafjozet ai prokuror xhuljani…medemek ka pas ken i paster..
    Ja pam surratin sesa i paster…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje