Di Maio: Italia në krah të Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE, lufta kundër korrupsioni komponent kyç. Hetoni pastrimin e parave

20 Nëntor 2020, 11:33Politika TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio ndodhet në Shqipëri për një vizitë institucionale.

Di Maio po zhvillon takim me autoritetet shqiptare, ndërsa aktualisht ndodhet në një tryezë me Ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me temë “Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë”.

Di Maio theksoi se Shqipëria mund të mbështet tek Italia, duke shtuar se lufta ndaj korrupsionit e ka humbur rëndësinë.

“Korrupsioni është një pengesë për zhvillimin e vendit. Korrupsioni modern përshkon edhe rrugë të reja.

Italia është udhëheqëse në luftën ndaj korrupsionit.

Italia është e vetëdijshme për faktin se ndodhet përballë një sfide dhe sigurish që korrupsioni rrit më tej edhe pabarazinë, rrit largimin e kapitaleve të inteligjencës.

Kriza aktuale e thelluar nga pandemia mund të prodhojë efekte negative dhe kjo përbën rrezik. Lufta ndaj korrupsionit gjatë emergjencave ka humbur disi rëndësinë. Ne jemi të angazhuar të forcojmë më tej luftën ndaj korrupsionit duke hartuar strategji. Korrupsioni lidhet me pastrimin e parave”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij ministri i Jashtem italian theksoi se Itali është gatshme të ndajë përvojën për të luftuar korrupsionin.

“Shqipëria dhe Italia kanë bashkëpunuar shumë, si në nivel dypalësh ashtu edhe shumëpalësh.

Ne do ta mbështesim Shqipërinë edhe në këtë sfidë, kjo e lidhur ngushtë edhe me mbështetjen tonë të madhe për rrugëtimin tuaj në Bashkimin Evropian.

Shqipëria dhe Italia ecin bashkë. Të gjithë bashkë mund të shohim me besim drejt BE-së, u shpreh Di Maio!

2 komente në “Di Maio: Italia në krah të Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE, lufta kundër korrupsioni komponent kyç. Hetoni pastrimin e parave”

  1. Beni says:

    Te jesh i sigurt qe do ta luftojme korrupsionin, prandaj jo me larg se dje hoqem sekuestron ndaj pronave te Llalles, por mos u shqeteso se eshte rast i vetem dhe e beme per hir te “Vojo Kushit” qe kemi ne presidence. Mjere Vojo dhe te tjere si ai para dhe pas tij qe dhane jeten, per ate vend pa perfituar asnje kacidhe dhe emrat j’ua permend, ai qe u be borgjez duke vjedhur shqiptaret. Si do te reagonin valle ata po te ishin gjalle?.

  2. Ppsh says:

    Or mik si po pastrojme parate ne spo e ben kush prandaj rregullo keshillen
    Kujdes parate e pista doje te thoje, sepse skemi asgje pis i kemi pastruar edhe ata qe kane ngelur kemi gati ligjin me i pastru
    Ke noj gjo tjeter?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje