Ekzekutim mafioz: Shtetasi shqiptar vritet nga disa "policë" në Spanjë

20 Nëntor 2020, 20:35Kronika TEMA

Një shtetas shqiptar i identifikuar si Trisas u vra herët këtë të premte në një zonë rezidenciale në rrugën León Febres-Cordero, sektori La Aurora të Spanjës.

Krimi u regjistrua në orën 05:00 dhe, sipas raporteve të para, rojet ishin nënshtruar nga burra të armatosur që më vonë mbërritën në shtëpinë ku jetonte i huaji.

Vrasësit ishin veshur si policë, tha prokurori Walter Jaramillo.

Viktima mori të paktën gjashtë të shtëna pushke, shtoi zyrtari.

I ndjeri sipas mediave spanjolle ka histori të shkuar kriminale, pasi ka qenë në burg deri vitin e kaluar dhe ishte i dyshuar për vdekjen e një shqiptari tjetër.

Mediat spanjolle nuk japin detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë.

2 komente në “Ekzekutim mafioz: Shtetasi shqiptar vritet nga disa “policë” në Spanjë”

  1. Kim été says:

    ç’të sëmës deshi te jevgjit spanjoll.

  2. Belgu says:

    të dhjefsha spakun!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje