Shtatë vite më parë, më 20 nëntor 2013, u shua në një aksident automobilistik Sokol Olldashi. Selia blu hesht në këtë ditë tragjike

20 Nëntor 2020, 11:09Sociale TEMA

Si sot 7 vite më parë është ndarë në mënyrë tragjike nga jeta në një aksident automobilistik ish ministri dhe ish deputeti i PD Sokol Olldashi.

Dalja nga rruga e makinës me të cilën udhëtonte Olldashi dhe përplasja i solli vdekjen e menjëhershme. Aksidenti ndodhi në aksin Tiranë-Elbasan.

Deputeti demokrat, 2 herë ministër në qeverisjen e djathtë, u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare ndërsa la pas dy fëmijë.

Ai humbi jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e 20 Nëntorit të 2013-ës, teksa udhëtonte nga Tirana për në Elbasan, i vetëm me automjetin e tij.

Vdekja e tij është klasifikuar si aksident automobilistik, ndërkohë që për shtatë vite me radhë kanë vijuar diskutimet dhe teoritë konspirative mbi arësyet e vdekjes së tij.

Ditën e sotme, të paktën deri më tani, nuk ka asnjë mesazh përkujtimi nga ana e lidershipit të Partisë Demokratike.

E kanë përkujtuar miqtë e tij më të afërt, kryesisht nga radhët e gazetarisë, përmes mesazheve të ndjera të hedhura në rrjetin social.

Ndersa presidenti Ilir Meta perkujtoi po sot permes nje mesazhi ne rrjetin social, pervjetorin e vetevrasjes se Nako Spirut, ish udheheqesit te Rinise Komuniste, si dhe vleresoi me nje dekorate pas vdekjes shkrimtarin dhe shkencetarin Bedri Dedja! (TemA)

 

 

2 komente në “Shtatë vite më parë, më 20 nëntor 2013, u shua në një aksident automobilistik Sokol Olldashi. Selia blu hesht në këtë ditë tragjike”

  1. Asd says:

    Ne Shqiperi gabohen shpesh me konceptet “hero”dhe “heroizem” .

  2. Haka Tekizoti says:

    Amalgamë “idhiujsh pa krena” të gjallë e të vdekur- luftë midis tyre, populli -terreni-fusha e betejës që detyrohet të presë t’ia heqë koha nga trupi fëlliqësitë e këtyre betejave. Vidheni këtë popull deri sa të pëlcisni, por të paktën kursejani fyerjen e inteligjencës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje