Shuhet nga Covidi, aktori i estradës së Fierit Fatmir Xhelili

20 Nëntor 2020, 10:44Sociale TEMA

Shuhet nga Covidi aktori i estradës së Fierit, Fatmir Xhelili.

Lajmin e ka dhënë zv.min istri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili pasi i shpreh mirënjohjen mjekëve për kujdesin e treguar ndaj Xhelili, ngushëllon familjen dhe të afërmit për këtë humbje të rëndë.

Njëherësh përkulet para gjithçkaje që i dha ai jetës së të tjerëve.

Postimi i plotë i Koçit:

Te dashur miqte e mi,

Me lote burri ne sy ju njoftoj se nje nga simbolet e artit dhe kultures fierake, miku im dhe i te gjitheve, vellai i Mires, shoqes time te klases, vellai i Met Xelilit shokut tim te 8 vjecares, aktori i madh i teatrit dhe estrades se Fierit tone, Fatmir Xhelili,  humbi jeten sot per shkak te ketij Covidi te mallkuar dhe nje patologjie tjeter te meparshme!

Eshte nje dhimbje shpirti dhe nje vuajtje e vertete kur qytetit tone i shuhen njerez si Fatmiri qe i kane dhene nder vite gaz e kuptimplotshmeri jetes tone, shpirtit dhe zemres se qytetit!

Postova kete foto te Fatmirit me mbesen e tij sepse nderkohe do mungoje nje familjar i rralle, nje gjysh e baba i mrekullueshem, nje fqinj prej mjalti dhe nje buzeqeshje e ndjere e diteve tona!

I shpreh mirenjohjen mjekeve te infektivit per perpjekjet e palodhura per ta shpetuar Fatmirin tone dhe durimin per tiu pergjigjur interesimit tone e te familjes!

Fatmir, te perulemi per cka i dhe jetes se te tjereve!

Karriera

Aktori i mirënjohur ka qenë pjesë e trupës së estradës në teatrin “Bylis” të Fierit, për 46 vjet rresht, ai ka interpretuar përkrah emrave të mëdhenj si  Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj.

Fatmiri e ka nisur rrugën e artit si aktor amator.

Ai punonte si elektricist në uzinën e naftës në Ballsh, ndërsa pas pune angazhohej në teatër.

Puna si aktor amator ka zënë një vend të veçante për aktorin Fatmir Xhelili.

Interpretimi me mjeshtëri i roleve që merrte, e bënë Fatmirin një figurë të dashur për publikun.

Me gjithë dëshirën për të interpretuar në dramë, karrierën më të madhe ai e ka në komedi.

Ishte regjisori Pellumb Kulla ai që i dha rolin e parë në komedinë me titull “Këpucët angleze”.

Për kolegët, aktori Fatmir Xhelili është edhe një bashkëpunëtor shumë i mirë.

Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me 4 çmime të para si aktori më i mirë.

Disa nga komeditë që ai ka interpretuar rolet kryesore janë “Dy dyzina me trëndafila”, “Fejesa” e Chehovit, “Një budalla e gjysmë”, “I burgosuri i katit 15” etj.

Gjithashtu edhe në dramat “Pazari”, “Vite të paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regji të Serafin Fankos, Dhimitër Orgockës, Gëzim Kamës, etj.

Pak ditë më parë Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të humorit Koço Devole.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje