Kosova publikon bilancin e 24 orëve të fundit: Shënon 19 viktima nga COVID-19, regjistrohen 711 raste të reja

21 Nëntor 2020, 15:48Rajoni TEMA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në 24 orët e fundit 19 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 711 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje