Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Rama: Ishte një nga ata njerëz të rrallë sot, burrë i ndershëm dhe fisnik. U prehsh në paqe miku im

22 Nëntor 2020, 11:09Politika TEMA

Kryeministri EdI Ram ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish zv/ Kryeministrit Bashkim Kopliku, pasi ky i fundit nuk mundi të fitonte betejën me koronavirusin.

“Bashkim Kopliku u nda nga jeta pasi humbi betejën me virusin vrastar. Nuk u takuam dot asnjëherë, por ishim bërë miq përmes ëhatsapit, ku ai më shkruante shpesh, me pak fjali, opionionit e vet kritik për punë të caktuara të qeverisë apo sugjerimin e tij në momente të nxehta politike.

Bashkimi ishte një liberal i djathtë, antikomunist i paepur por po aq antifashist dhe ndarja e tij me Partinë Demokratike, për të cilën kontribuoi fuqishëm në vitet e rrëmujshme pas krijimit të saj, ishte përveçse një refuzim thuajse përbuzës ndaj gjithçkaje mishëronte lideri i saj historik, edhe një mospajtim themelor me mungesën totale të identitetit të PD si parti e djathtë.

Nuk kam guxuar kurrë ta pyes për kë votonte, por di që distanca e tij ideologjike me PS ishte e pakapërcyeshme, ndërkohë që edhe për këtë arsye respekti krejt pa asnjë lloj interesi që më jepte në komunikimet tona, nuk e fsheh se ma përkëdhelte sedrën.

 Ai ishte një nga ata njerëz të rrallë sot, me virtytin e koherencës mes si fliste e si jetonte, burrë i ndershëm, fisnik nga ata kokëfortët deri në fund në të tijën, çka vihej re pa vështirësi edhe në ato që shkruante a thoshte kur e ftonin në ekrane – vite drite larg prej pazarxhiut tipik të kohëve që jetojmë, kategori e ulët e parimorëve mediatike, të cilët në mexhelis predikojnë virgjërinë teksa larg syve të publikut kurvërojnë me para, në këmbim të predikimeve të radhës.

Do të më mungojnë mesazhet e Bashkimit, mikut që s’e takova kurrë, por e desha mu si një personazh libri, me të cilin mbetesh përgjithmonë në një lidhje të pakonfirmuar.

U prehsh më në fund në paqe miku im”- shkruan Rama. (TemA)

4 komente në “Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Rama: Ishte një nga ata njerëz të rrallë sot, burrë i ndershëm dhe fisnik. U prehsh në paqe miku im”

  1. brukseli says:

    Shkoi ne varrim mbasi ta dhimte kaq shume . po lene propoganden me te shkretin mos ja trazo kockat tash qe vdiq mbasi se ke taku kurr . Na e shpifte me keto dhimbjet tuaja mbas vdekje

    1. xx says:

      Eshte nje ngushellim teper i sinqerte elegant dhe i ngrohte.Le te mesojne ata qe nuk kuptojne se si mund te fasesh per nje ”kudershtar” qe i mirpriste kritikat.A eshte ne gjendje Saliu ta mesoje kete etike??

    2. Erl says:

      Ta kishe vleresuar kaq shume duhej tja kishe dhene nje kafe per se gjalli aq me teper meqe u largua nga e djathta se urrente ate qe misheronte Berisha dhe si i djathte i vertete vleresonte ate qe misheroje ti. Ik largohu dhe ler dike te merret me covidin e ti merru me propagande nga mengjesi ne darke.

  2. Cufi says:

    Po bruksel leshi ai shpellaku yt qe e ke ne zemer e ne koke nuk tha gja per kohen qe punoj ne partine tande te shkerdhyer qe tani udhehequr nga metamicienti i madh lylka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje