Joe Biden prezanton emrat kyç të kabinetit, rikthehet John Kerry

23 Nëntor 2020, 19:50Politika TEMA

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka prezantuar ditën e hënë anëtarët kryesorë të kabinetit të tij për politikën e jashme dhe sigurinë kombëtare.

Alejandro Mayorkas është caktuar nga Biden në postin e sekretarit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe do të jetë i pari me origjinë latine në këtë agjenci.

Mayorkas, i cili ka shërbyer dhe më parë në postin e zv/sekretarit, i është ngarkuar detyra për rindërtimin e këtij Departamenti, të goditur rëndë nga politikat e forta kundër emigracionit të Trump, ku shpesh herë u ndanë dhe familje të tëra në kufirin mes SHBA dhe Meksikës.

Avril Haines, një ish- zyrtare e CIA dhe zv.këshilltar për sigurinë kombëtare është caktuar të drejtojë Inteligjencën Kombëtare dhe do të jetë gruaja e parë në këtë post kaq të rëndësishëm.

Bie në sy rikthimi në administratën e Biden emri i John Kerry, i cili do të jetë i dërguari special i presidentit për çështjet e klimës. Kerry njihet dhe si një ndër mbështetësit kryesore të Marrëveshjes së Parisit, nga e cila presidenti Trump u tërhoq.

Më herët mediat raportuan se presidenti i zgjedhur kishte caktuar si sekretar të Shtetit, Antony Blinken dhe Linda Thomas-Greenfield, ambasadore në Kombët e Bashkuara.

Blinken, një bashkëpunëtor i ngushtë i Biden ka shërbyer më parë dhe në rolin e një ndihmës këshilltari në administratën e Obamës.

“Këta individë janë me përvojën e nevojshme dhe janë testuar në sfida të mëparshme po aq sa janë dhe inovativë dhe krijues.

Arritjet e tyre në diplomaci nuk kanë të krahasuar, por gjithashtu reflektojnë idenë se nuk mund të arrijmë të përballemi me sfidat e momentit me mendime të vjetëruara dhe zakone të pandryshuara apo pa diversitet dhe prespektivë”, shkruan Biden në një deklaratë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje