Nëse kryedemokrati Lulzim Basha nuk i siguron një vend dinjitoz në listën e kandidatëve për qarkun e Durrësit (dmth vendi i 2 apo i 3), kreu i PAA-së, Agron Duka do të dalë në koalicion më vete dhe do i bëjë ftesë partive të vogla në mënyrë që të maksimilizohet sa më shumë vota për të siguruar deputet në disa qarqe të vendit.
Kjo deklaratë e kreut të PAA-së, Agron Duka bërë në Report TV gjatë një interviste në hapësirën “live” të pasdites është një “presion” ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili duket se rrezikon të braktiset nga aleatët e tij.
Duka tha se është në negociata me Bashën për të krijuar një listë të përbashkët në mënyrë që ai t’i sigurojë kandidatë në të gjitha qarqet kryesore të vendit dhe sipas tij gjasat janë që opozita të dalë me listë të përbashkët, pasi e ndarë në grupe të fragmentizuar favorizon fitoren e PD.
Nëse negociatat dështojnë Duka tha se do të bëjë kalkulimet e veta për të nxjerrë kandidatë ku e ka të sigurt fitoren.
“Dy janë mënyra ose të dilet i vetëm në një koalicion ose të dilet me opozitën, me atë që tashmë jemi. Faktit që u bënë ndryshime të njëanshme në kodin zgjedhor kufizon shumë vendet për partitë e vogla në listë dhe kjo na kushtëzon paksa, por dhe dalja vetëm pa komisioner dhe pa numërues edhe kjo është e rrezikshme, por jo e pamundur.
Po presim të mbyllim negociatat me opozitën e bashkuar dhe me PD si parti e madhe dhe të dalim me një listë që të maksimilizojë votat. Ne kërkojmë përfaqësi në të gjitha qarqet kryesore me një kandidat. Mund të tolerojmë në Kukës, ku janë 3 mandate, por jo në Fier, Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër etj.
Dalja me një listë e bën më të mundshme fitoren e opozitës se sa dalja e fragmentizuar me lista të veçanta. Dalja më vete mund të bëjë që në disa qarqe të mos fitojmë deputet dhe se votat shkojnë në dëm të opozitës dhe në favor të PS. Unë do kandidoj në Durrës, pasi nuk mund të jap më shumë në qark tjetër se sa në Durrës.
Nuk pranoj asnjë lloj negociate se sa në një vend dinjitoz dhe jo më në një vend të sigurt, pra 2 ose të 3. Nëse kjo nuk ndodh dilet vete dhe i bëhet ftesë partive të vogla që të maksimilizohet vota dhe tentohet që të nxirren disa deputet në disa qarqe ku mendohet se mund të fitohet”, tha Duka.
I pyetur nëse do të ketë një koalicion me PS nëse del me listë më vete dhe fiton, Duka tha se kjo është e vështirë, pasi ai po punon që t’i shtojë votat opozitës dhe jo t’i shërbejë Ramës.
“Unë besoj se do dalim me listë të përbashkët. Edhe nëse dal vetëm do bëj kalkulimet e mia që të mos i heq vota PD dhe t’i shërbejë Ramës dhe kjo na e bën të pamundur bashkëpunimin me PS”, tha Duka.
Në lidhje me shërimin e tij pas COVID, Duka tha se e ka kaluar lehtë dhe se e ka pasur asnjë simptomë.
Nje tjeter bisht lopate ne vagonin e rradhes.. Duan pushtet medoemos kerrmat e vjetra politike. Duan te fusin kthetrat ne ndonje ministri dhe investimet per ate sektor, zero.. Ke dhe ate kapellon republikane qe do dhe ai sektorin e vet, shto dhe lsi-shpk dhe buxhet i shqyer..Do bejne ndryshim keta fosilet.. Merruni me qesharakun merru..
Ca si ky, që tranzicioni i bëri nga të pabrekë në milionerë, politikën e kanë për sport. Duan të provojnë kënaqësinë e pushtetit, të jenë në qendër të vëmendjes dhe në fund kjo jo pa rëndësi, t’i japin një dorë edhe bizneseve të tyre. Pika që s’u bie atyre që i votojnë, duke kujtuar të mjerët, se ky soj, do të punojnë për ta! Megjithatë Shqipëria, jo se këto 30 vjet nuk ka qenë, por mbas ndryshimeve të fundit kushtetuese dhe ato në Kod Zgjedhor, po shkon drejt dypartitizmit të sigurt, që ka qenë dhe strategjia e dy partive të mëdha të dala nga shpërbërja e PPSh në vitin 1991. Të voglat e mbaruan misionin e inicuar në fillim vitet ’90, nën dredhinë ramiziste katoviciane, se gjoja po futemi në demokraci dhe pluralizëm politik! E kështu, “Prit gomar të mbijë bar”-do na qesendiste mënçuria popullore.
Lere Ramen ti,shiko te kapesh ndonje vend.Po ta mbajti dil me liste me vehte ,te pakten te maresh shijakun apo u trembe nga kokshiniku i LSI qe iku nga presidenca
Ore Duka, po me Luli legenin pret tē vish në pushtet?
Gëzuar në opozitë edhe katër vjet o Gono.
Hak e ke .S’të punon mbroklla.
Hiqni dore nga keto parti parazite..
O i treti o i teti o gono. Po ti numerosh me gishta te bie keq..provoje. Ate do maresh nga basha
O katunar Shijaku. Nga Lul trapi pret ti? Ka per ta fut sa krahu ty shokeve tuaj legena qe keni 8 vjet duke lene kepucet tek dyert e SHQUP-it.
PAA artifice e Fatos Nanos , per te dorzuar pushtetin Sali Berishes me 2005 en , me kryetar Xhuvelin duke i dhene kesaj partie disa deputete , qe cuditerisht ky kryetar nje dite pas zgjedhjeve e shpalli veten te djathte e natyrisht dhe deputetet e tij , te cilet plotesuan KOKRAT e nevojshme ne parlament per te krijuar qeverine e djathta .
Keshtu qe Duka i”krimit” si c’ka patur qef t’a cilesoje Berisha , me nje parti te majte ne zanafillen e saj , nqs vertet ekziston , kerkon te mare vota djathtas e me pas nuk i dihet , mbase kethen borxhin e lene nga Xhuveli .
Nje parazit tjeter, qe nuk e voton as pularia vet.
Ose i ?(treti) ose i ? (teti).
Mirë është.