Nga Altin Ketro
Në përgjigjen publike që kryeministri Edi Rama i dha akuzave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për fshehje të numrit të viktimave prej Covid-19, midis të tjerave ai citoi këtë thënie nga Kanti: “Kush të akuzon për diçka që nuk e ke bërë, ose [e ka bërë] vetë, ose [do ta bënte] po të ishte në vendin tënd”.
Kjo thënie do të ishte e pabazë nëse nuk do mund të materializohej me shembuj konkretë. Dhe, për “fat” të mirë e të keq njëkohësisht, si për ironi të fatit, janë pikërisht ata që sot akuzojnë për fshehje e manipulim, që kanë qenë promotorë e protagonistë të këtyre metodave, përfshi edhe vetë Lulzim Bashën.
Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen (…do ta bënte…) kjo mbetet për t’u parë, po se çfarë ka ndodhur në të kaluarën (…e ka bërë…), këtë absolutisht nuk e fshehim dot. Është pikërisht e kaluara, ajo që na ndihmon për të përcaktuar se përse sillet kështu kryetari demokrat dhe se si do mund të sillet ai nëse, largqoftë, merr ndonjëherë pushtet ekzekutiv.
Shembulli konkretizues na vjen këtu e 9 vjet më parë, në ngjarjen tragjike të 21 janarit 2011, ku hap pas hapi kupton se si ndërtohet një skenar kriminal fshehje e manipulimi prej strukturave qeveritare.
Le ta analizojmë më poshtë në mënyrë dinamike ngjarjen dhe secili kupton fare lehtë se si akuzuesit e sotëm e manipulatorë të djeshëm, e kanë ende të freskët instinktin kafshëror që atë që kanë bërë vetë, dyshojnë se e bën domosdoshmërish edhe kundërshtari i vetë politik.
Një kameraman atashohet në godinën e kryesisë së Kuvendit me qëllim që të marrë pamje me kuadër të ngushtë të fokusuar tek një protestues te trotuari pranë gardhit të kryeministrisë, i cili do të ishte viktima e parë e plumbave të Gardës. Viktima Veizi u fokusua për ta trajtuar më pas si i vrarë prej protestuesve të tjerë aty pranë.
Pasi viktima dërgohet te spitali i Traumës, mjeku Koçeku deklaron në media me kompetencë të plotë se nga këqyrja e kufomës, Veizi është qëlluar fare pranë, çka nënkuptonte se ishin demonstruesit aty pranë që e kishin vrarë.
Kryeministri Berisha del në konferencë shtypi dhe, duke u bazuar tek deklaratat e mjekut Koçeku, shpik “çadrat pistoletë dhe thikat me helm” si armët që janë përdorur nga demonstruesit në vrasjen e Veizit e tre të tjerëve.
Prokurorët shkojnë në vendngjarje për të kryer procedurat e mbledhjes së provave materiale dhe pyetur dëshmitarët, por nuk lejohen prej punonjësve të Gardës për të kryer detyrën e tyre ligjore, duke u dhënë kështu kohë manipulatorëve të pastronin gjurmët e krimit.
Me urgjencë nis pastrimi i provave materiale në vendngjarje, ndërkohë që komandanti i Gardës me ngut ndryshon tytën dhe gjilpërën e armës së tij, e provuar kjo nga laboratorët e FBI-së.
Teksa opinioni publik ishte “bombarduar” me pamjet televizive të shërbyera prej qeverisë sikur Veizi ishte vrarë nga demonstruesit, rreth mesnatës në një televizion informativ del e vërteta se si Veizi (dhe Deda) ishin qëlluar prej bodrumeve të kryeministrisë nga gardisti Llupo.
Nga ky moment nis operacioni special për riformatimin e hard-disqeve (HDD) të serverit të kryeministrisë, ku njërin prej tyre e kishin hequr fare, kjo sipas ekspertizës së laboratorit të FBI-së. Sërish u shpik teoria që serverat kanë qenë me defekt dhe nuk kanë regjistruar fare ditën e demonstratës. Një gënjeshtër kaq fyese edhe po t’ia thuash një fëmije, kur dihet që në raste të tilla e gjithë infrastruktura elektronike është në gatishmëri të plotë për të fiksuar e dokumentuar me pamje çdo sekondë të ngjarjeve.
Dhe qershia mbi tortë, në tetor 2020 mjeku Koçeku bëhet pjesë e listës së kandidatëve për deputet të PD-së në Tiranë për zgjedhjet e vitit 2021.
Ja, kjo ishte përmbledhtazi një historik se si shprehja e Kantit, e vënë në gojën e Ramës, merr kuptim në çdo kohë sa herë Lulzim Basha ngre akuza ndaj kundërshtarit politik.
Problemi yne nuk eshte te kuptuarit e ngjarjeve e personazheve. Halli yne eshte te hequrit qafe te ketij Kanceri qe s’po na ndahet. A vertete do te na hiqen qafe edhe pas 25 prillit? A do te pushoje Fabrika e se keqes ne Serbi, se prodhuari viruse e mikrobe antishqiptare? Dhe, e fundit, a do te funksionoje, dhe kur do te filloje efektin, vaksina e shumepritur e REFORMES NE DREJTESI?
E ke fjalen per shokun e Vucicit, besoj ?
Sepae personi me i afert i Presidentit serb
dhe sherbetor me besnik per politken serbe ne Ballkan se EDI RAMA nuk ka ne Europe
Takimet Vucic-Rama jane bere para kamerave dhe cdo fjale e thene apo cdo marreveshje e nenshkruar jane publike. Dhe ne asnje prej tyre nuk duket kjo « miqsia » mes tyre.
Nderkohe takimet Berisha-Millosheviç apo Berisha-Bullatoviç jane bere ne fshehtesi. Marreveshjet e pjella prej tyre jane furnizim me nafte per Serbet ne kohen kur bota perendimore vuri embargon.
Jo vetem kaq por personi qe eshte marre me fshirjen e serverave te k/ ministrise eshte deputeti i PD per Elbasanin Endri Hasa, personi qe sperkati me boje ne fytyre ne parlament Edi Ramen.A e kuptoni çfare ndodh ne Shqiperi ? Dhe deputetet spurdhjake te PS jo vetem nuk ja permendin kete fakt Hases por as nuk pregatiten dosje me fakte te reja per 11 janarin…e tani 10 vjetori i vrasjes se tyre e 8 vjetori ne pushtet i PS.Duan perseri vota nga ne ne 25 prill !!!!!!
Jo vetem kaq por personi qe eshte marre me fshirjen e serverave te k/ ministrise eshte deputeti i PD per Elbasanin Endri Hasa, personi qe sperkati me boje ne fytyre ne parlament Edi Ramen.A e kuptoni çfare ndodh ne Shqiperi ? Dhe deputetet spurdhjake te PS jo vetem nuk ja permendin kete fakt Hases por as nuk pregatiten dosje me fakte te reja per 21 janarin…e tani 10 vjetori i vrasjes se tyre e 8 vjetori ne pushtet i PS.Duan perseri vota nga ne ne 25 prill !!!!!!
O zoterinjte e PD! Kini meshire, shperblejeni ( ne mos e paçi shperblyer ) me nje milion Euro kete Koçekun tuaj, dhe mos na e beni ligjvenes, sepse nga Koçeku, populli veç telashe do te kete prej tij. Koçeku juaj, koken e ka te veten, dhe ja leviz qafa e tij, kurse trurin e ka tek guva e familjes qenef e Berishes.
FOTOGRAFI
Ne foton qe shoqeron shkrimin duhet te kishte mbishkrimin :”Koka e agjentures serbe ne Shqiperi” me ne krye serbin ne gjak e veprime Berishovic= karaxhic.
Me kete mut mjek KOCEKUN,pd-ke eshte e sigurt 100% do humbasin pike dhe nuk do votohet se eshte maskara njeri.Njeri pa reputacion e humbameno.”Lum pd-ke e e ka”. Kaq budallenj jane keta qe drejtojn pd-ke sa vene kandidat per deputet njerez qe u ka dale boja dhe kane urrejtjen e popullit.A mund te vihet per deputet ai qe fshiu serverin? Kurre.Po ja qe Basha me Berishen e ven se u ka shrbyer ne nje moment shume te volitshem.Por nuk mendojn se ata jane minus per partine ne votime.Jane karte e djegur.
O “Shenjestra”, kuptoje, keta jo se duan, se per keto gjera nuk i pyet njeri, por jane te zene pisk ne nje vend qe nuk tregohet nga antinjeriu Sali Ram Berisha, i cili, luan fijet e djallit ne grupimin tribal qe quhet Parti Demokratike. Sa per Lulzim Bashen, ky butak, edhe vet eshte habitur kur ka pere ne letren me emra kandidatesh qe i kish derguar Luçiferi, emrin e ketij Koçeku prej thuprash shelgu, te thurura nga romet ne brigje te lumenjve.