Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 34-vjeçarja vdes tre ditë pasi solli fëmijën e tretë në jetë

23 Nëntor 2020, 18:49Kronika TEMA

Një grua shqiptare ka vdekur në Itali si pasojë e hemorragjisë cerebrale. Mediat italiane shkruajnë se Hazbije Sinameta 34 vjeç ndërroi jetë tre ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të tretë.

Pas lindjes gruaja me origjinë shqiptare ishte kthyer në shtëpi, por pësoi hemorragji cerebrale duke ndërruar jetë.

Shqiptarja jetonte në Itali prej disa vitesh dhe ishte integruar mirë në Veneto, ndërsa la jetimë tre fëmijë, 14 e 8 vjeç dhe 3 javësh, i treti sapo e solli në jetë.

2 komente në “Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 34-vjeçarja vdes tre ditë pasi solli fëmijën e tretë në jetë”

  1. Nderimja says:

    Ngushëllimet më të mëdha familjes!
    Zoti ta prehë në paqe!

  2. Tironci says:

    U prefte ne paqe, e ngushellime Familjes. Po me vjen shume keq edhe per femijet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje