FOTOT: Trashëgimtari i familjes së famshme vdes në mënyrë misterioze (kishte 5 miliard dollarë pasuri)

24 Nëntor 2020, 11:56Lifestyle TEMA
FOTOT: Trashëgimtari i familjes së famshme vdes në

John Gilbert Getty, 52 vjeç, trashëgimtari i pasurisë prej 5 miliard dollarësh të dinastisë Getty është gjetur i vdekur.

Ai u gjet pa ndjenja në një hotel në Teksas.

Familja publikoi një deklaratë ku konfirmohet vdekja e tij, ndërkohë që 52-vjeçari la pas të bijën, Ivy Getty.

Familja Getty, e cila dikur ishte më e pasura në Amerikë falë biznesit të naftës, është goditur jo pak herë nga ngjarje misterioze.

Vëllai i John, Andreë, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles, gjashtë vite më parë.

Mediat hodhën dyshime se ishte vrarë, por hetimet zbuluan se vdekja e tij nuk ishte akt kriminal.

Një vëlla tjetër i tyre vdiq nga kanceri, kurse kunata e John vdiq për shkak të mbidozës së heroinës.

Një tjetër histori tronditëse e kësaj familje ndodhi në vitin 1973.

Një nip i J. Paul Getty, njeriu që nisi biznesin fitimprurës, u rrëmbye nga gangsterët italianë.

Ata kërkuan 14 milionë dollarë, por Getty refuzoi.

Ai tha se nëse do paguante për të, do i rrëmbenin edhe 14 nipat e mbesat e tjerë.

Nipi i tij u lirua pasi familja pagoi 4 mln dollarë, por atij iu pre veshi dhe iu dërgua një gazete italiane.

Kjo histori është bërë edhe film.

(TemA)

5 komente në “FOTOT: Trashëgimtari i familjes së famshme vdes në mënyrë misterioze (kishte 5 miliard dollarë pasuri)”

  1. Pasuri te ngritura mbi fatkeqesite e te tjereve…

  2. Sqepari says:

    Pasuria korrupton moralin, sjelljen dhe Patjeter dhe shendetin. Ky eshte rregulli, por ka dhe perjashtime!

  3. Shpetimi Debatik says:

    Pronari i pasurise eshte vdekja .
    Kure njerezimi me sistemet politiko-ekonomik qe ka prodhuar do ta kuptoje e te bindet se me te vertete VDEKJA eshte pronari ivetem , ahere fillon rilindja e shumepritur .

  4. dyshuesi says:

    Po po po…çfar lajmi ! Te rrosh a te mos rrosh , kjo eshte çeshtja. Po mire more ju te gazetes kush eahte problemi apo lajmi ketu? Qe nje person vdiq? Qe ishte moshe e re ? Apo qe ishte super i pasur ? Per çfar duhet te na vije keq ? Cili eshte qellimi i ketije lajmi qe te hidheroemi se vdiq nje njeri ne moshe relativisht te re apo te gezoemi qe edhe super pasaniket vdesin ne moshe te re ? Halli , me sa kuptoj eshte tek parate qe ka dhe jo tek mosha. Njerez lindin dhe vdesin perdite por nuk perben lajm. Perse? Hemm…..

  5. bolll se na cat k.................................. says:

    ka then nje njeri shum i mencur paqja dhe shpetimi i zotit qofte me te kur vdes robi tre gjera shkojne me te ne varr dy prej tyre kthehen mbrapsht dhe vetem nje merr me vete pasurija dhe te afermit kthehem mbrapsht kurse me vete merr vetem nje, veprat e tij qofshin te mira apo te kekija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje