Covid-19: Ndërron jetë në moshën 48-vjeçare, mjeku i njohur Bledi Nini

25 Nëntor 2020, 12:14Sociale TEMA

Vijon të rritet bilanci i viktimave në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë si pasojë e Covid-19.

Këtë mëngjes, ka ndërruar jetë, në moshën 48-vjeçare, mjeku i njohur Bledi Nini.

Lajmin e ka bërë të ditur, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

“U nisa për në “Shkollën Tregtare” me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me covid-in, nuk është i thjeshtë për mua.

Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled”, shkruan Leli.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale për mjekun e njohur, i cili shërbente si mjek ORL në QSUT.

“Sërisht humbje e madhe në radhët e bluzave të bardha. Humb jetën nga Covid-19, dr.Bledi Nini, në moshën 48-vjeçare.

Ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij…Sërish asnjë masë mbrojtjeje ndaj bluzave të bardha…Sërish heshtje nga kushdo…”, shkruan Shoqata e Infermierëve.

“Bled Nini , ishte shpejt per ty.

Ishte shpejt, aq shpejt sa mund ta konsideroj padrejtesi ! Aq shpejt sa asnje fjale nuk ngushellon. Aq shpejt sa fjalori duket i aq varfer, per te ofruar fjalet e duhura per te pershkruar dhimbjen e humbjes se mikut te rinise.

Ne kopshtin e kujtimeve te mia, do te mbeten te qeshurat tona , kafete e gjata te mbasditeve stundetore, kujdesi yt si mjek e shok sa here kam pasur nevoje per ty .

Ishte shpejt per ty miku im . Lamtumire”, shkruan ish-zvministrja Irena Beqiri.

Ndërsa gazetari Edmond Arizaj, mik i tij, shkruan i përlotur:

Ike dhe ti Bled…

Nuk do me presesh me me ate buzeqeshjen karakteristike: He Mond, prape? Ti e di, ai veshi im kronik. Ndoshta spitali francez nuk ka per te qene me as i njejti ne syte e mi, kur te mos e lexoj me emrin Bledi Nini tek dera jote. Ishte kaq trishtues lajmi sot kur ma dha Manjola.

Dhe nuk e besoja, sa me shume lexoja. Nuk mundesha. E nuk kam turp Bled ta them se per here te pare pas 21 vjetesh, kam nxjerre lot ne publik. Per nje njeri te mire. Per nje vlonjat te mire. Per nje mjek te talentuar dhe te ri, qe e shkeputi dhunshem nga jeta e familja kjo flame e pabese. 

E di, nuk ke si pushon ne paqe, kur kishe plane, enderra, nje jete te gjithe per te jetuar. Por cfare mund te besh?! Kjo murtaje moderne nuk perzgjedh. Nuk ka frike as nga mjeket. 

Ndoshta nuk do shkruajne per ty vlla se ishe simbol i Tiranes, por ama me qindra e mijera kane kujtime prej duarve te tua. Edhe une mes tyre, shoh perdite prej kaq vitesh punen estetike tenden ne nje fytyre familjare. 

Prandaj do jete veshtire te harrohesh…Tani e kam kaq te pamundur te shkruaj lamtumire…por Lamtumire Bled”

19 komente në “Covid-19: Ndërron jetë në moshën 48-vjeçare, mjeku i njohur Bledi Nini”

  1. Iken 48- vjec nga kjo jete.
    Ne c’bote te pabese po jetojme ?
    Ngushellime Famijes.
    U prehte ne paqe…

  2. Arti says:

    I paharruar Bledi Nini,mjeku e njeriu i mrekullueshëm !Të qofte dheu i lehtë o engjëll i parajsës!

  3. vertino says:

    U prehte ne paqe ky mjek i talentuar,ngushellime te sinqerta familjes.
    Kaq i ri dhe covid-19 nuk e kurseu.
    Po pse xhanem kaq padrejtesi?
    Pse nuk merr njerezit shpirtzinj qe tallen me ty?
    Pse nuk mer llapaqenet politikane qe thone virusi eshte loje?
    Pse nuk merr kriminelet Sali,Monika Ilir mutt hajdut e co por merr nje mjek te kaq te ri e te talentuar?
    Eh bote e padrejtesive…

  4. Paciente says:

    Nje dhimbje e thelle per kete humbje kaq te madhe! Mjeku Bledi Nini nuk do te harrohet per perkushtimin dhe dedikimin e tij ndaj njerezve qe kishin nevoje. Por ai do te kujtohet gjithmone edhe si nje qytetar i denje, plot miresjellje dhe edukate, nje baba i dashur, bashkeshort i mrekullueshem, nje bir i dhimbsur per prinderit e tij aq fisnike! Qofte i paharruar kujtimi i tij! Per me teper le te sherbeje kujtimi i tij per te sikterisur te gjithe ata mashtrues qe bejne thirrje per mosmbajtjen e maskes, duke genjyer pa iken e ndergjegjes, se virusi nuk ekziston. Ekziston e madje, rremben edhe qytetare kaq te rinj e te mire!

  5. Andreas says:

    Te atin mos ja quanin gje Arqile me origjine nga Gjirokastra?

      1. Andreas says:

        MOS! Shok femijerie!

    1. Liona says:

      Po e sakt, Arqile Nini dhe Adelina Nini jane prindrit te te paharuarit Bledi !

  6. Tani Lika says:

    Humbje e madhe per mjeksine. Kryeministria Rama duhet te bej dicka per mbylljen 1 mujore te aktiviteteve jo te rendesishme (bare, qendra tregtare dhe restorante). Smund te shkembehen 1 muaj humbje fitimesh me 30 vjet qe mund ti sherbente ky mjek i nderuar njerzve dhe mjeksise!

  7. Pejapaqe says:

    E pa besueshme . Lajm i trishte i hidhur, trondites, Nje Bledi nje YLL, nje diell. Pse more djale ike para kohe, cfare ishte kjo hata kjo bombe kete mengjes Per ate nene e baba, per familjen e femijet Tuaj .Per ne te gjithe njerezit qe te donin aqe shume.Pse Bled .O zot.U prehsh ne Paqe e qetesi. Ndricofsh dhe ne Parajse sic ndricove mbi dhe , Djale goje embel, i sakte, i ndershem, i dashur, fisnik., i kompletuar Intelektual Ashtu do ngelesh ne zemrat Tona. Diell.Lamtumire Bled.

    PJP/USA

  8. turi says:

    Ai Cako plera do qr mu ne vrine te vrimes. Po kete aljenet e moren apo e mori vllazeria e zeze e bardhe te placin trute e kokes ty dhe ata qe meren me ty

  9. Daja says:

    Ngushellime bledi i mire. Parajse.
    Degjoni fred e sazan leshin.

  10. Ngushëllime says:

    e ka vra politika

  11. Ladi says:

    O Vertino, por ti e di shprehjen, nuk bie rrufeja ne hale. Nuk i gjen gje funderrinat e te gjitha partive, berishe, meta, nano, basha,kryemadhi e co..

  12. Black Jack says:

    Fuck legenat e opozite es qe hajde mut tan diten about coronavirus, they telling is fake Covid 19 , fuck fuck fuck them . They are motherfuckes politicans. R.I.P doctor

  13. Personi qe ka vuajtur nga keto situata. says:

    Pyetje vetem per mjeke qe kane eksperience praktike , ose njohuri te plota mjekesore , per perdorimin e ANTIHISTAMINIKEVE.
    ======================
    A eshte e vertet e njihur per mjeket tane se virusi Covid-19 demton ne nje kohe mjaft te shkurter , pergjithesisht gjithe qenien e trupit te njeriut , pra organe , inde dhe qelizat e ketyre , duke mundesuar clirimin ne qarkullimin tone te brendshem trupor te nje sasie shume te madhe dhe te njekohsheme te HISTAMINES prej vete ketij demtimi nga ky virues ?!
    ======
    Kjo gje ndihet me dhimbjet trupore , dhimbje ne tru , zemer , mushkeri dhe me heqje barku tek aparati tone tretes .
    ======
    Gati te gjitha keto shenja mund te pershkruhen krahesimisht ne literaturen mjekesore tek “helmimi” nga pickimi i njekohshem prej nje numer mjaft i madh grerezash , ose edhe prej bleteve te mjaltit .
    =======
    Atehere lind pyetja tjeter : A nuk duhet te perdore mjekesia nje mjekim simptomatik ku per baze eshte ANTIHISTAMINA , mundesisht ate me veprim NON-DROWSY per 24 hour allergy relief , perdorimi i te cilave detyrimisht duhet te jete nen mbikqyrjen direkte e mjekut dhe se perseritjet duhet te krahesohet nga vete mjeku ne lidhje kjo me ecurine e paraqitjen e gjendjes te demtimit te personit te semure , ose-ose mjeket nuk duhet te nenvleftesojne edhe problemet dytesore te tjera qe ka , ose mund te kete si te panjohura cdo person i semure nga Covit-19 ?
    =====
    Mirepres komente vetem nga mjeke (vecanerisht alergolloge) , te cilet kane eksperience te mjaftushme ne perdorimin e ANTIHISTAMINIKEVE ose-ose mjeke qe kane njohuri te plota mjekesore per ANTIHISTAMINIKET .
    ========
    ========
    Ju lutem !
    Mos beni asnje lloj komentimi nga persona te tjere qe nuk kane pergjegjesi ligjore profesionale !
    V-D.

    1. MM says:

      Teoria jote eshte nga ato qe po studjohet ne pacientet me COVID. Nuk eshte se dihen te gjitha mekanizmat per kete novo-virus por teorikisht, te pakten deri tani, mendohet qe COVID, si cdo virus, shkakton nje infeksion viral qe ne dukje s’ka asnje ndryshim me infeksionat e tjera virale: Temperature, dhimbje trupi, lodhje, simptoma respiratore, gastro-intestinale etc. Per arsye qe nuk dihen, ne disa individe, pergjigjja inflamatore kalon ne destabilizim total/cmenduri pas nje clirimi masiv histamine. Kjo ndiqet me pas me nje sindrome qe njihet me termin Sindroma e furtunes citokinike e bashkeshoqeruar me insuficienca te shume organeve (multi-organ failure syndrome). Me pak fjale, shume te ngjashme me semundjet autoimmune por shumezuar per 1000: Nje mbi-reagim imunitar akut qe rezulton ne clirim te egzagjeruar te Interleukinave, sidomos IL6. Kjo eshte edhe arsyeja perse pacientet reagojne pozitivisht ndaj perdorimit te dexamethazon-it qe ka efekt kryesor bllokimin e shkarkimit te interleukinave/citokinave ne trup. Tani, anti-histaminiet qe permend ti dhe jane ne cdo farmaci, jane te gjithe qe merren orale. Ata nuk kane perthithje te mire gastro-intestinale dhe nuk arrijne dozen mbushese shpejt dhe mjaftueshem qe trupi ta perdore per te reaguar sukseshem. Nese do rrisnim dozen, pacienti mund te te vdese nga efektet anesore! Studimet qe po behen sot ne bote kane te bejne me doza intra-venoze. Nga pervoja ime personale, nuk besoj qe do kemi ndonje rezultat qe do na ndryshoje menyren se si mjekojme pacientet sot me COVID sepse ka nje limit ne dozat qe perdorim anti-histaminike perpara se te ‘vrasim’ nje pacient nga ilaci. Per me teper qe histamina eshte hormon endogjen, me efekte te jashtezakonshme ne perditshmerine tone dhe nje bllokues i saj masiv mund te shkaktoje kolaps total ne pacientet. Ne sa me shume mjekime te reja duam por ky s’me duket qe te kete shume prespektive. Qe te jap nje shembull pak me te thjeshte: Kur pacienti eshte ne gjendje shoku si pasoje e nje reaksioni (i.e., pickimi bletes), megjithese clirimi i histamines eshte arsyeja primare qe inicion kete pergjigje inflamatore, ne nuk perdorim anti-histaminike por direkt epinephrine. COVID eshte shume i ngjashem me kete lloj reaksioni. Ju lutem, mos perdorni anti-histamine ne shtepite tuaja me shpresen qe do funksionoje. Jo cdo spekullim teorik funksionon ne trupin tone. Ju pershendes! Sa per Bledin, skam cte them! Nje dhimbje pa fund per nje shpirt kaq te bukur qe humbem.
      inflamation

  14. Dhimiter says:

    Lajmi tronditesper ndarjen nga jeta te mjekut te mirenjohur,njeriut fisnik e me zemer te madhe,napushtoi dhe helmoi shpirtin.Ishte nje ish nxenes i shkelqyer i gjimnazit Ali Demi Vlore,student dhe mjek i formuar me kulture te larte mjekesore,bir i nje familje shembellore dhe me reputacion te larte,kudo ku kane punuar.I kudo ndodhur dhe i pa pertuar per te ndihmuar cilindo qe kidhte nevoje.Kjo djall semundje te ndau nga familja jote e shtrenjte,nga miqte e shoket e shumte ane e kend Shqiperise,duke i lene ne pikellim te thelle,i dashur Bledi.Kujtimi dhe vepra juaj humane si nje mjek i talentuar do jetoje gjate ne mendjet dhe zemrat e te gjitheve qe ju kane njohur.U prehsh ne paqe dhe ju qofte dheu i lehte.Ngushellimet me te ndjera prinderve dhe motres tende aqe shume te pikelluar
    Ish mesuesi juaj Dh.S Toronto Kanada

  15. Dhimiter Sava Canada says:

    Ngushellime Familjes NINI !
    Lajmi trondites per ndarjen nga jeta te mjekut te mirenjohur,njeriut fisnik e me zemer te madhe,na pushtoi dhe helmoi shpirtin.Ishte nje ish nxenes i shkelqyer igjimnazit Ali Demi Vlore,student dhe mjek i formuar me kulture te larte mjekesore,bir i nje familje shembellore dhe me reputacion te larte kudo ku kane punuar,i kudo ndodhur dhe i pa pertuar per te ndihmuar cilindo qe kishte nevoje.Kjo djall semundje te ndau nga familja jote e shtrenjte,nga miqte e shoket e shumte ane kend Shqiperise duke i lene ne pikellim te thelle.i dashur Bledi :kujtimi dhe vepra juaj humane si nje mjek i talentuar do jetojne gjate ne mendjet dhe zemrat e te gjitheve qe ju kane njohur.U prehsh ne paqe dhe ju qofte dheu i lehte.Ngushellimet me te ndjera prinderve dhe motres tende aqe shume te pikelluar.
    Ish mesuesi juaj Dh.S Kanada

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje