Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo: Bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm

25 Nëntor 2020, 20:08Sport TEMA
Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo: Bota i thotë lamtumirë një

Lionel Messi i ka dërguar ngushëllime familjes dhe miqve të Diego Maradona.

Pas reagimit të shumë figurave të njohura sportive, edhe Messi ka nderuar legjendën e ndjerë, Maradona, të cilin e cilësoi si të përjetshëm.

“Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë Argjentinasit dhe për futbollin. Ai na lë por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm.

Unë i ruaj të gjitha momentet e bukura që kam jetuar me të dhe kam dashur të shfrytëzoj rastin për t’i dërguar ngushëllime familjes dhe miqve të tij.

“PREHU NE PAQE”, ka shkruar Messi.

Gjithashtu dhe sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo shkruan se Diego Maradona është një gjeni i përjetshëm dhe se sot i thotë lamtumirë një shoku.

“Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Një magjistar i pa-konkurrueshëm.

Ju largoheni shumë shpejt, por lini një trashëgimi të pakufishme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë.

“Pusho në paqe, yll. Ju nuk do të harroheni kurrë”, shkruan Ronaldo.

1 komente në “Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo: Bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm”

  1. Bylis - Tirana says:

    edhe ju do të vdisni
    lani shpirtin duke treguar shitjen e ndeshjeve
    sa nuk asht von

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje