Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, bëri një ndeshje fantastike mbërmë kundër ekipit kampion të Serisë A Juventusit, sfidë e vlefshme për grupe e UEFA Championa League.
Sulmuesi shqiptar shënoi golin e tij të parë në këtë kompeticion me fanellën e Ferençvaroshit.
Pas golit, sulmuesi i kombëtares sonë festoi si Cristiano Ronaldo, duke marrë vëmendjen e të gjitha mediave sportive në Itali.
Në fund të ndeshjes, Uzuni dhe CR7 u fotografuan duke shkëmbyer fanellat.
Një ëndërr e bërë realitet për lojtarin me orgjinë nga Berati që e ka nisur karrierën me ekipin e qytetit të tij dhe sot luan dhe shënon në një nga kompeticionet më të mëdha në botë.
Bravo Myrto