VIDEO: Fantastik Myrto Uzuni, golin e parë në Champions League ja shënon Juventusit

24 Nëntor 2020, 21:46Sport TEMA

Myrto Uzuni nuk ka vonuar shumë për të lënë shenjën e tij në Ligën e Kampioneve, në fazën e grupeve.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur rrjetën në një nga ndeshjet më prestigjioze, atë kundër Juventusit në fushën e këtij të fundit.

Në minutën e 19 të ndeshjes, Uzuni devijoi në portën e Shçzesnji një harkim nga krahu i djathtë, duke treguar nuhatje të jashtëzakonshme në zonë dhe vendosur emrin e tij në historinë e këtij turneu.

Uzuni kishte munguar në ndeshjet e para të fazës në grupe të turneut për shkak se rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.

Ai luajti vetëm 11 minutat e fundit të sfidës së parë ndaj bardhezinjve dhe kjo e sotmja është ndeshja e tij e parë si titullar në fazën në grupe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje