Festimi i Uzunit si Ronaldo bën xhiron e rrjetit. Mediat italiane: E sfidoi!

25 Nëntor 2020, 10:23Sport TEMA

Emri i Myrto Uzunit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale sot dhe jo vetëm në Shqipëri.

Sulmuesi i talentuar arriti t’i shënonte Juventusit në fushën e këtij të fundit, por ajo që u ra më shumë sportdashësve të shumtë ishte mënyra se si Uzuni festoi pas këtij goli.

Ai nuk ngurroi që të festonte si Ronaldo, pikërisht para syve të portugezit me kërcimin titpik dhe me “Siuuu” që e shoqëron dhe është kthyer në një shenjë dalluese të CR7.

Një veprim i cili në rrjetet sociale është interpretuar si sfidë e tallje ndaj Ronaldos i cili iu përgjigj pak minuta më vonë me golin e tij.

Në të njëjtën mënyrë e kanë interpetuar edhe mediat italiane, të cilat i kanë kushtuar menjëherë shkrime sulmuesit shqiptar dhe kësaj “sfide” që ai nisi ndaj Ronaldos në stadiumin e Juventusit, mes të cilave edhe “Sportmediaset” e “Gazzetta Dello Sport”.

Por ndoshta askush mes italianëve nuk e di që Ronaldo është një prej idhujve të Uzunit dhe ai është munduar ta kopjojë atë, e jo të sfidojë lojtarin të çilit është munduar t’i ngjajë që në hapat e parë të karrierës.

1 komente në “Festimi i Uzunit si Ronaldo bën xhiron e rrjetit. Mediat italiane: E sfidoi!”

  1. Xhejms says:

    Shqiptaret nuk tallin kend. As Uzuni. Sejcili e shpreh entuziazmin ne menyren e vet. KRISTIANO RONALDO ESHTE AI QE ESHTE, AI QE KA ARRITUR. LLOGARIA E THHESHTE. K.R ESHTE 1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje