Skënder Gega spikati si lojtar me Partizanin, por rikthimi i titullit kampion në familjen e kuqe dy vite më parë, padyshim që ishte arritje historike për “Demat e kuq” dhe sidomos tifozët e tyre që kishin vite që e prisnin trofeun më të rëndësishëm.
Gjendja jo e mirë e Skënder Gegës, sigurisht që ka shqetëusra edhe familjen e kuqe…
Së fundmi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanit, i ka uruar shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushat e lojës, trajnerit që e shpalli kampion para 2 sezonesh.
“Jemi të gjithë me ty në këto momente të vështira. Do ta fitosh edhe këtë betejë kampion”, shkruan ndër të tjera klubi i kuq në postimin e tij në faqen zyrtare.