Si mund t’i merrni ilaçet falas nëse jeni i prekur nga COVID e po trajtoheni në banesë

25 Nëntor 2020, 12:14Shëndeti TEMA

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për rimbursimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me Covid-19.  Financimi do të bëhet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Vendimi përcakton se paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“ Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.

Për të përfituar recetën me rimbursim, qytetarët e prekur nga Covid duhet të lidhen me mjekun e familjes. Në rast se nuk e keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes, ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.

Po ashtu, një opsion tjetër është portali qeveritar e-albania që nëpërmjet identifikimit mundëson gjetjen e mjekut të familjes për personat të cilët nuk e njohin ose nuk kanë pasur ndonjëherë nevojë për shërbim spitalor.

2 komente në “Si mund t’i merrni ilaçet falas nëse jeni i prekur nga COVID e po trajtoheni në banesë”

  1. Entoni says:

    Po mjekut te familjes a ia keni dhene protokollin se si duhet te jepen keto ilace?? Apo e rendesishme eshte ta deklaroni si te mbaruar ne mediat sociale edhe tek portalet.

    Ajo paketa e pare 1650 leke eshte e papare. Ku vetem nje Vit C qe te jete deri diku e hajrit kushton mbi 2000 leke.

  2. Albani says:

    Ka akoma njerez qe mendojne per kete popull,prandaj mos u dekurajoni por qendroni me shprese dhe optimiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje