Dëshmia e sekretares së Enver Hoxhës: Roli i tij dhe Miladinit në vrasjen e Mustafa Gjinishtit, donin të ekzekutonin edhe tim shoq...

26 Nëntor 2020, 18:45Politika TEMA

Memorie.al publikon dëshmitë e rralla dhe të panjohura të znj. Flora Sata Dëshnica ish-sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare gjatë periudhës së Luftës, që u nda nga jeta para pak ditësh (më 7 nëntor 2020), në moshën 96 vjeçare, e cila bashkë me bashkëshortin e saj, Dr. Ymer Dëshnica dhe fëmijët e tyre, vuajtën në internim deri në fillimin e viteve ’90-të, pasi ishin goditur familjarisht nga Enver Hoxha që në fillimin e viteve ’50-të, si “armiq të popullit”! Dëshmitë e rralla të znj. Dishnica, e njohur ndryshe si Gjystina Sata, lidhur me intrigat, makinacionet dhe prapaskenat e Enver Hoxhës, në eliminimin fizik të shokëve dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, siç ishte dhe Mustafa Gjinishi, për të cilin, ai (Enveri), kishte ngarkuar Liri Gegën, gjatë kohës që ajo ishte në rrethin e Dibrës me Divizionin e Parë Sulmues, që e komandonte, bashkëshorti i saj, gjeneral-major, Dali Ndreu, të cilët gjithashtu, Enveri i pushkatoi në vitin 1956, edhe për të mbuluar gjurmët e krimeve të tij gjatë periudhës së Luftës!

Nga Dashnor Kaloçi

“Së bashku me Teodor Hebën, ishim duke punuar me shifrën sekrete në dhomën tonë në Helmës, ku ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm. Ne punonim me tre shifra sekrete, që ishin: një për Miladinin, një për Enverin dhe tjetra e hapur për të gjithë. Këto shifra i dinim vetëm unë e Teodori, të cilat, sipas urdhërave që na i jepnin personat që u adresoheshin, ose i dëshifronim vetë, ose u’a jepnim atyre. Telegrami që erdhi për Gjinishin, ishte tepër sekret dhe i drejtohej me emër Enverit. Unë, porsa e mora, i’a çova Enverit dhe ai më tha: ‘Dëshifroje vetë’. Në atë telegram thuhej: ‘Çdo gjë mbaroi me sukses, sipas porosisë tuaj. Prisni fonogramin’.

Teodori, që ishte shumë njeri i mbyllur, më tha t’ja çoja Enverit dhe unë i thashë, se ja dhashë Enverit, por ai më tha: ‘Dëshifrojeni ju’. Unë, si kurioze e madhe që isha, mezi prisja të nesërmen që të shihja se çdo të kishte ai fonogram. Atë ditë erdhi dhe telegrami i gjatë me shifër të thjeshtë për zyrën tone, ku ndërmjet të tjerash thuhej: ‘Duke kaluar në një qafë mali (s’më kujtohet emri por ishte diku në zonën e Dibrës), hasëm në një pritë ku ishte pozicionuar dora tradhëtare e armikut, që qëlloi mbas shpine shokun tonë të dashur Mustafa Gjinishi.

Një humbje e madhe për ne dhe për Luftën. Jua japim me hidhërim të madh këtë lajm’. Pasi e lexova fongramin, i thashë Teodorit: ‘Kjo gjë paskë qenë me sukses’?! Kështu e kujtonte ish-sekretarja e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Flora Sata Dishnica, e cila u nda nga jeta para pak ditësh në moshën 96 vjeçare, (më 7 nëntor 2020) intrigat dhe prapaskenat e ish-shefit të saj, lidhur me eliminimin fizik të Mustafa Gjinishit, një prej personaliteteve të Luftës Antifashiste në Shqipëri.

(Këto dëshmi që publikohen në këtë shkrim, ja kemi marrë znj. Flora Sata Dëshnica, para disa kohësh në shtëpinë e saj në Tiranë, së bashku me studjuesin dhe historianin e njohur, Sherif Delvina, (kushëri i parë i bashkëshortit të saj, Dr. Ymer Dëshnica), me kusht që t’i publikonim vetëm pas ndarjes së saj nga jeta. Në këtë kontekst, edhe në shënjë homazhi, Memorie.al vendosi publikimin e tyre)

Po kush ishte Mustafa Gjinishi dhe cila ishte e kaluara e tij që nga koha kur i’u vra babai, (kandidati për deputet i Parlamentit Shqiptar si mbështetësi i Fan Nolit) dhe jeta e tij në emigacion në Jugosllavi, si përkthyes pranë ambasadës Britanike në Beograd? Përse Britanikët e ndihmuan Gjinishin që të kthehej në Shqipëri bashkë me Abaz Kupin dhe majorin anglez Crissp? Çfarë raportesh kishte ai me Enver Hoxhën dhe antarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, e cilat ishin arsyet që e detyruan Enver Hoxhën të vendoste për eleminimin fizik të Gjinisht dhe në çfar rrethanash u krye vrasja e tij?

(Vijon nga numri i kaluar)

Enveri: Gjinishi agjent i anglezëve

Po si rrodhën më pas ngjarjet në lidhje me kontraditat në mes Enverit dhe Gjinishit? Lidhur me këtë, në mes të tjerash Enveri kujtonte: “Në prag të Kongresit të Rinisë në Helmës, u takova me nënkolonelin anglez Lik. Nga sa nuhata, ai kishte dijeni që ne do të mbanim një kongres. ‘Ja edhe një shenjë tjetër’, mendova që anglezët duhet të kenë ndonjë informator në rradhët tona, dhe ky informator ishte, Mustafa Gjinishi.

Kjo kishte kohë që ishte bërë më se e qartë për mua. Teksa po largoheshim nga Helmësi drejt Staraveckës, Gjinishi, qëndroi i fundit dhe pasi kujtoi se nuk kishte më njeri mbrapa, vrapoi në një kthesë dhe u takua me një ushtar anglez, i cili i dha atij një letër. Mustafa e ktheu kokën dhe pasi e pa që e pikasëm, e futi letrën në xhep dhe vazhdoi rrugën. Kur i kërkuam që të na e dorzonte letrën, ai na tha: ‘Letrën nuk e dorzoj i gjallë’ dhe se dorezoi që se dorezoi! E shamë dhe nuk i lamë gjë pa thënë, kurse ai vetëm tha: ‘Bëni çfar të doni, i tillë jam dhe i tillë do të mbetem”.

Më pas Enveri shprehet se për atë gjë, vuri në dijeni të gjithë shokët dhe e kërcënoi përsëri Gjinishin, se po të vazhdonte atë rrugë, do të jepte urdhër ta arrestonin, kuse Myslym Peza i kishte kërkuar që të bëhej Kryetar i Gjyqit për dënimin e tij! Në përfundim të shënimeve të gjata për mardhëniet e tija me Gjinishin, Enveri dëshmon: “Pas Kongresit të Përmetit, Gjinishin e dërguam në Veri, pranë reparteve partizane. Përsëri me indulgjencë e trajtuam atë njeri, Por ‘ujku qimen ndërron, por zakonin se harron’. Edhe atje, pavarsisht nga grushti i rëndë që kishte ngrënë, nuk i linte manovrimet dhe batakçilliqet për të goditur Partinë.

Nga Divizioni i Parë më njoftuan se Gjinishi i ishte ankuar Haxhi Seserit, duke i thënë: “Mua dhe Dr. Dishnicën, pas Mukjes, Partia nuk na ka me sy të mirë, s`më kanë dhënë përgjegjësinë që më takon, kurse Haxhi Lleshin e bënë ministër të Brendshëm. Partia ka frikë se unë kam shumë influencë në popull, kanë frikë nga unë, se kam simpati për anglezët. Kohët e fundit kam patur një bashkëbisedim me Enver Hoxhën, me të cilin jemi grindur shumë”. Kurse për vrasjen e Gjinishit, me të cilën Enveri mbyll shënimet e tija, ai kujton: “Në gusht 1944, një oficer anglez më dërgoi një mesazh që kishte ardhur nga Kuartieri i tij i Përgjithshëm në Bari të Italisë, ku thuhej: ‘Për Gjeneralin Hoxha. Me regret ju njoftoj, se Mustafa Gjinishi, u vra në frontin e Divizionit të Parë. Ai dhe Smithi ishin vënë në pusi prej një patrulle gjermane. Smithi shëndosh. Humbje e madhe për kauzën aletate’. Dhe në fund, vetë oficeri nga ana e tij shtonte: ‘Gjinishi ishte një mik i madh i yni’. Nga ky dokument dilte më se qartë ç`humbje qe për anglezët, vdekja e Gjinishit. Po aq e qartë për ne, se ai ishte dhe mbeti, deri sa vdiq, përkrah mister Smithit, njeriu i anglezëve, agjent e shërbëtor i tyre”, përfundon Enveri konsideratat për Gjinishin!

Dëshmia e sekretares së Enverit

Dëshmitë e Enverit, në lidhje me vrasjen e Gjinishit, hidhen poshtë nga 95 vjeçarja Flora Sata Dishnica, (bashkëshortja e Dr. Ymer Dishnicës), e cila gjatë viteve 1943-‘44, ka shërbyer si sekretare e tij me shifrën sekrete në Shtabin e Përgjithshëm. Lidhur me këtë ngjarje, znj Dishnica kujton:

“Së bashku me Teodor Hebën, ishim duke punuar me shifrën sekrete në dhomën tonë në Helmës, ku ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm. Ne punonim me tre shifra sekrete, që ishin: një për Miladinin, një për Enverin dhe tjetra e hapur për të gjithë. Këto shifra i dinim vetëm unë e Teodori, të cilat, sipas urdhërave që na i jepnin personat që u adresoheshin, ose i dëshifronim vetë, ose u’a jepnim atyre.

Telegrami që erdhi për Gjinishin, ishte tepër sekret dhe i drejtohej me emër Enverit. Unë, porsa e mora, i’a çova Enverit dhe ai më tha: ‘Dëshifroje vetë’. Në atë telegram thuhej: ‘Çdo gjë mbaroi me sukses, sipas porosisë tuaj. Prisni fonogramin’.

Teodori, që ishte shumë njeri i mbyllur, më tha t’ja çoja Enverit. Unë i thashë Teodorit, se ja dhashë Enverit dhe ai më tha: ‘Dëshifrojeni ju’. Unë, si kurioze e madhe që isha, mezi prisja të nesërmen që të shihja se çdo të kishte ai fonogram. Atë ditë erdhi dhe telegrami i gjatë me shifër të thjeshtë për zyrën tone, ku ndërmjet të tjerash thuhej: ‘Duke kaluar në një qafë mali (s’më kujtohet emri por ishte diku në zonën e Dibrës), hasëm në një pritë ku ishte pozicionuar dora tradhëtare e armikut, që qëlloi mbas shpine shokun tonë të dashur Mustafa Gjinishi.

Një humbje e madhe për ne dhe për Luftën. Jua japim me hidhërim të madh këtë lajm’. Pasi e lexova fongramin, i thashë Teodorit: ‘Kjo gjë paskë qenë me sukses’?! Teodori më tha: ‘Mos fol shumë, se nuk ka të bëjë me atë që thua ti’, dhe më bëri më shënjë që të mbyllja gojën.

Ndërsa ne prisnim që të na komunikonin lajmin, Enveri me Miladinin, na thanë se do të organizohej ceremonia, e njëkohësisht do të jepej dhe lajmi i vrasjes së Gjinishit.

Atë mbrëmje, Teodori shkoi të dëgjonte lajmet në Radio-Tirana, (siç bënte zakonisht) dhe kur erdhi, ishte shumë i mërzitur e thoshte: “Si shumë po vonohet Dr. Dishnica”?!

Teodorin, Dr. Dishnica e donte shumë, prandaj ai gati sa s’qau të nesërmen kur u lidh me Doktorin. Unë nuk e kuptoja se ku e kishte fjalën dhe çfar kishte ngjarë. Këtë gjë e mësova të nesërmen nga vetë Teodori.

Atë natë, kur ai shkoi për të dëgjuar lajmet, Radio-Tirana dha një komunikatë të Xhelal Staraveckës, (ish- shokut tonë të Shtabit që kishte kaluar me Xhandarmërinë e Përgjithëshme në Tiranë), ku thuhej: ‘Partia Komuniste e Shqipërisë, vrau pas shpine Mustafa Gjinishin, dhe tani pritet dhe vrasja e Dr. Ymer Dishnicës’.

Ky lajm ishte tepër demaskues për shokët kryesorë të Shtabit dhe u’a prishi atyre planet për vrasjen e Dishnicës. Siç mësova më pas, Dr. Dishnicën, e kishin dërguar gjoja për të marrë pjesë në festën e Baba Tomorrit në Qafën e Kulmakut, dhe atje do e vrisnin!

Prandaj dhe Enveri me Miladinin nuk po e organizonin ceremoninë për vrasjen e Gjinishit, se prisnin që të vritej dhe Dishnica, e të bënin një ceremoni për të dy. Cëremonia për vrasjen e Gjinishit, u bë pas tre ditësh, ku dhe mbajtëm një minutë zi”, kujtonte Flora Sata Dishnica, ish sekretarja e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në kohën e Luftës, duke hedhur dritë mbi intrigat, makinacionet dhe prapaskenat e ish-shefit të saj, lidhur me eliminimin fizik të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, siç ishte dhe Mustafa Gjinishi.

Dëshmitë e Enverit të dyshimta!

Të gjitha kujtimet e Enverit në lidhje me Mustafa Gjinishin janë shumë të dyshimta dhe pothuaj tërsisht të pabesueshme. Kjo për faktin, se Enveri këto kujtime i pati botuar vetëm në librin e tij të fundit “Rreziku anglo-amerikan” në vitin 1982, kur të gjithë personazhet që ai përmend aty, si Peza, Mojsiu, Shtylla e ndonjë tjetër, kishin ndërruar jetë.

Kjo gjë të bën të dyshosh, sepse ndonëse ato kujtime flasin për një kohë të largët, atë të Luftës, ato u lanë prej tij, që të botoheshin të fundit, kur kishin vdekur të gjithë bashkëpunëtorët që ai i përmed aty, si duket për të krijuar alibitë e tij. Është e pabesueshme që Myslym Peza, t`i ketë thënë Enverit, se: ‘donte të bëhej Kryetar i Gjyqit për dënimin e Gjinishit’, të cilin e kishte djalin e byrazerit të tij, Adem Gjinishin, të cilit kur e vranë, i kishte marrë ai (Myslymi) hakun.

Po kështu veç të tjerash, kjo gjë, (pra thënia e Enverit, se Myslym Peza i kërkoi që të bëhej kryetar gjyqi për dënimin e Gjinishit), nuk qëndron, pasi në një dokument arkivor që është botuar pas viteve ’90-të, ndodhet letra e Gogo Nushit dërguar Enver Hoxhës, ku midis të tjerash, ai shkruan: “Babë Myslymi qau kur mori vesh vrasjen e Gjinishit dhe tha se: atë e kanë vrarë shokët, se ai ishte më i zoti se ata”.

Edhe pa dëshminë e ish sekretares së Enverit, Flora Sata Dishnica, del fare qartë, se; Enver Hoxha ka qenë urdhëruesi i vrasjes së Gjinishit, pasi veç të tjerash ai dyshonte, se Mustafai ishte agjenti i anglezëve, dhe se britanikët, në përpjekjet e tyre për të krijuar një qeveri shqiptare në mërgim (siç kishin bërë me grekët e jugosllavët), në Shqipëri do të përdorinin Gjinishin, si “kartën” kryesore të tyre.

Duket se vrasja e Gjinishit, e ka munduar shumë Enverin, përderisa ai ndalet aq gjatë në kujtimet e tij dhe për të hequr hijet e dyshimit nga vetja, pra që nuk ka pasur gisht në atë vrasje, si rrallë ndonjëherë, ai përmend raportin e oficerit britanik Smith, që është qëlluar nga gjermanët bashkë me Gjinishin. Ky raport edhe mund të jetë i vërtetë, me të vetmin ndryshim, se ndaj Gjinishit e Smithit, nuk ka qëlluar patrulla gjermane, por partizanët që komandoheshin nga Liri Gega, gjë e cila konfirmohet dhe nga dëshmia e ish sekretares së Enverit, e cila ka deshifruar vetë telegramin që Liri Gega dërgoi pranë Shtabit të Përgjithshëm, ku thuhej: “Çdo gjë mbaroi me sukses sipas porosisë tuaj”.

Dhjetë vite më vonë, në 1956-ën, ndoshta edhe për të mbuluar gjurmët e këtij krimi, Enver Hoxha, urdhëroi dhe ekzekutimin e Liri Gegës (dhe burrit të saj, gjeneral-major Dali Ndreut, ish Komandantit të Divizionit të Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare), edhe pse ajo ishte shtatëzanë, gjë për të cilën asokohe pati protestuar edhe vetë Nikita Hrushovi.

17 komente në “Dëshmia e sekretares së Enver Hoxhës: Roli i tij dhe Miladinit në vrasjen e Mustafa Gjinishtit, donin të ekzekutonin edhe tim shoq…”

  1. Cufi says:

    Po ai ishte spiun e spiunt gjithekush i zhuk ne lufte nuk ekziston asnje alternative tjeter.tung

    1. Cudia says:

      paska bere nje gje te mire Enveri te pakten. Ka vrare vrasesit e te Gjinishtit.

  2. Shqiptari says:

    Dole dhe ti e persekutume ne tullum te qoft , vetem Enveri tek pull na paska majt me dhun nen hyqem, paskemi qen popull legen ,

  3. keqardhje says:

    Jemi ne Kapinove te Beratit. Rruget mezi çahen. Suferina dhe debora e 20 shkurtit te merr frymen………………………..Do filloj dhe une si Dashnor Kaloçi me nje ndryshim; unë i di permendsh keto qe shkruaj. E dini te kujt jane? Keshtu edhe sekretarja e Enverit eshte kujtuar te na i thote para vdekjes. Po ne shikojme me sy qe shteti vret njerez ne bulevard dhe drejtesia thote: nuk eshte e vertete. Atehere çfare do themi per keto perralla qe na tregojne per pese leke te qelbura si jane vete? Kujt tu besojme sot, syve , vesheve tane apo ato qe thote Saliu e Lulezimi, gazetaret e ndonje tjeter. Keshtu qe per mua keto ngelen çfryrje dhe fryrje. Pastaj na interesojne ato apo keto sot. Po roli ketyre qe na prishen jeten?!

    1. Mona says:

      Eshte e vertete o fisniket e Kapinoves se Beratit.
      Pyetet zonja para se te largohej, Por Por. Lexoni o njerez lexoni.
      Gjinishi u vra né gusht e 1944, Haxhi lleshi u be minister né nentor te 1944.
      M gjinishi né Beograd…….. na lini me keto prralla o kacole Por na shkruaj pak per Gerdecin 21 janarin floririn ku vajti apo e mori Tritan preshi me cekun nga zvicra.

  4. Cobo says:

    Enveri vrau tere jeten, vetem per karrike. Nje monster e vertet.

  5. Ktu ka pas gjithmon tradhti burra says:

    Shyqyr qe te ka shpetu burri mi zoje , ishte koha kur tradhtaret mernin ate qe meritonin mi zoje , megjithate dole dhe ti e persekutume si perfunfim hallalljusun. Lavdi Enver hoxhes te vetmit patriot ne ket ven se te ter te tjeret paskan qen te persekutum te ter .

  6. Bureto says:

    “Memorie.al publikon deshmi të rralla dhe te panjohura te zonjes Flora Sata, Deshnica, …., e cila bashke me bashkeshortin e saj dr Ymer Dishnica dhe femijte e tyre, vuajten internimin deri ne fillim te viteve ’90, pasi ishin internuar familiarisht nga Enver hoxha, qysh ne fillimin e viteve ’50, si “armiq te popullit”…shkruhet ne filim të ketij shkrimi.
    Ç’është e vërteta në “memoriet” e Dashnor Kaloçit, po spekullohet si shumë me të ashtuquajturit të “persekutuar” te regjimit komunist, si psh. kategoria e komunisteve si dr.Dishnicës e co. Do te ishte e dhimbshme po te ishte vertet ashtu se jo pak ka patur dhe te tille, por në kete rast është jo realiste.
    Ymer Dishnica u “godit” me porosi të Miladin Popoviçit si ish kryetar i delegacionit të PKSH në Mukje nga ku, siç dihet, doli “Marrëveshja” e famshme. Në 3 apo 4 Gusht 1943, për të pritur delegacionin me ne krye Dishnicen, ishin rreshtuar anetarët e Shtabit të Përgjithshëm, sigurish dhe Enveri me Miladinin. Së pari dr. Ymeri ia dha Marrëveshjen Enverit. Ky mbasi e lexoi nuk shprehu ndonjë reagim negativ, por kur ate ia kaloj Miladinit, ky u nxi, ia hodhi atë Enverit në fytyrë, duke i thenë: “Ç’është kjo paçaure o Enver!”, dhe menjehere u largua në drejtim të Çadrës së Shtabit. Ndërkohë Enveri i shkoi si langua nga pas. Pas 10-15 minutash thërresin daktilografistin, të cilit i diktuan “qarkoren” e famshme të Shtabit dërguar formacioneve partizane, duke e cilësuar organizatën e Ballit kombetar, bashkëfirmosëse të “ marrëveshjes” si “organizatë tradhëtare”, duke i shpallur asaj luftë pa kompromis, pra dhe duke qenë kështu preludi i Luftës Civile. Më vonë Enveri, si lake i Popoviçit, nën diktatin e tij apo nga servilizmi e mënjanoi Ymerin, duke e hequr nga Byroja Politike. Por vetëm kaq! Edhe pas luftës nuk pati ndonjë konseguencë. Po të mos kish qenë “incidenti” i Mukjes, Dishnica, si komunsit i devotshëm që ishte, do të kish qenë deri në fund , ose një nga bashkëpunëtorët e e ngushtë të Enver Hoxhës, ose si i dyshuar nga paranoja e tij do ta pësonte si shumë të tjerë. Dishnica, duke qenë afër tij, e njihte mirë Enverin, ndaj nuk u tregua si shumë të tjerë reagues dhe, siç thuhet në këto raste kur je i kërcënuar, “uli kokën”, duke parë më tej jetën e tij dhe mesa duket Enveri e la të qetë.
    Tani të vijmë tek “internimi” i Ymer Dishnicës, i cili si mjek u transferua familiarisht në Berat. Aty punoi i qetë ne profesionin e tij dhe si njeri i ndershëm e me kulturë, ishte i nderuar nga komuniteti i atjeshëm. Fëmijtë u diplomuan në Universitet. Njëra nga vajzat si stomatologe dhe peri, i biri, si inxhinier ndërtimi. Dhe këta u martuan e jetuan të qetë deri në fillijm vitet ’90 në Berat. Mbas 1990, Peri nga komuniteti i Beratit, u zgjodh deputet nën siglën e PD. Ndërkohë, me heret, i ishte kërkuar doctor Dishnicës “kandidimi”, por ky u kishte thënë se kishte ikur koha e tyre ndaj, tani e tutje ishin fëmijtë e tyre për këto detyra dhe kështu ata afruan Perin, i cili u bë deputet per periudhen 1992-’96. Ashtu si ati edhe ky ishte kokë ulur dhe disi diskret me kohën. Kaq ishte “persekutimi” dhe “internimi” i Ymer Dishnicës dhe familjes së tij.
    Parë kështu, për të respektuar realisht ata fatkeq, që regjimi i Enver Hoxhës dhe ideologjia e Ymerit (që si shumë prej tyre ngeli komunist deri në fund), hoqën të zitë e ullirit, disa i lanë edhe pa varr, ndaj kategorisë së Ymerit, duhet treguar pak më dorështrënguar, sepse siç thotë populli, kjo kategori, kur, në një mënyrë apo në një tjetër, nuk iu kundërvunë Diktatorit, jetuan siç thotë populli si “veshkla në mes të dhjamit”, edhe pse ndoshta pretendonin për më shumë. Duke lexuar shkrimin e Kaloshit dhe deklarimet e Florës, gruas së dr. Dishnicës, mu kujtua një episod gjatë një takimi rastësor me dr. Dishnicen. Një ditë, aty nga viti 1993, para një kioske, (aso kohe mbushur Tirana me to), u ndesha rastësisht me dr. Ymerin. E dija kush ishte, mbasi njihesha edhe me djalin e tij. Nga një miku i familjes time, M.Spahiu (më sipër daktilografisti i Shtabit), i dija historitë e kohës së luftës, veçanërisht episodin e Mukjes, që tregova më sipër, por eedhe të Mustafa Gjinishit (Tafarit), histori që pas interesimit timai m’i ka treguar aty nga vitet ’70 por edhe më pas. Edhe M.Spahiu, në 1961, pas prishjes me sovjetikët, si pjesë e grupit të Liri Belishovës, Koço Tashkos, por edhe si dikur ndihmës i Nako Spirut, kishte “rënë nga fiku” dhe ky. E kaloi një pjesë të mirë të jetës i internuar në Zvërnec dhe në Grabian të Lushnjës familiarisht. Në vitet ’70, duke ia zbutur pak vuajtjet (ndoshta si shok fëmijërie me Ramiz Alinë), e sistemuan bashkë me familjen në Elbasan, dhe duke e caktuar punëtor në fermën e qytetit. M.Spahiu ishte burrë i drejtë dhe një komunsit “parimor”, siç e quanin veten të gjithë këta të “rënët nga fiku”. Si kurioz që isha, shpesh e pyesja për episode të ndryshme të asaj kohe, meqë kish qenë shumë pranë Nakos, por edhe pse ka qenë vazhdimisht pranë Shtabit të Përgjithshëm. Aty u ndodh kur erdhi dhe delegacioni me në krye Dishnicën, nga Mukja siç tregova më sipër. Mos e zgjas, meqë duhej të kishte parë e dëgjuar shumë gjëra, e pyesja dhe nuk nguronte duke më treguar deri edhe hollësi. Duke i ditur këto, kur takova dr. Ymerin, si shkak për të filluar një bisedë me të, i sigurt që e njihte, por edhe per te “vjelë” ndonje gje tjeter, i thashë gjoja se kishte të fala nga M.Spahiu. I habitur, që e njihja ate më pyeti se si dhe nga e njihja. I thashë se e kemi mik familje. Nuk e di pse, por me nxitim si përgjigje më tha: “Di shumë, di shumë ai!”-dhe si duket, kushedi pse, duke mos dashur ta zgjaste dhe pak muhabetin, mori sendin që kish porositur dhe u largua, bile edhe pa më përshëndetur!! Nuk e kuptova sjelljen e tij (?!). Mesa duket, diçka e mundonte qysh prej asaj kohe, mbasi deri-diku episode që tregon Flora, e shoqja, po aq, në mos më shumë, dinte dhe miku im. Flasim për 27-28 vjet më parë, kohë kur të gjithë këta dëshmitarët e kohës së qoftëlargut, ishin gjallë.
    tani bejeni vete konkluzionin e “persekutimit” dhe “internimit” te asaj familjeje, e cila kurre vetë nuk e ka demonstruar ate gje. Dhe nuk kishte pse!

    1. AZ says:

      Kaloçi gjithnjë i boton “intervistat” e tij, pas vdekjes së të intervistuarve, (dhe ne duhet ta besojmë) ndërsa për Enverin thotë se e botojë librin e tij “rreziku anglo amerikan” në vitin 1982 pasi Peza, Moisiu, Shtylla e etj kishin ndërruar jetë prandaj është i pabesueshëm

  7. halil says:

    Askush nuk vritet pa gjyq, pa prova dhe pas shpine. Kjo ishte pabesi e madhe e Enverit.

  8. nacionalisti says:

    Po bythqimi i Miladin Popovicit e Dushan Mugoshes, kurva enver me lugatin Nexhmije, normal qe vrane e prene te gjithe NACIONALISTET DHE PATRIOTET E KETIJ VENDI, PER HESAP TE SERBISE

    1. Fisniku says:

      Ha ha ha haaaa,patriotet dhe nacionalistet e ketij vendi,na mburret ky “nacionalisti”!
      Po mire,o kellire,kur paskeni qene kaq patriote dhe nacionaliste rraca e juaj,pse keto 30 vjet kapitalizem nuk keni bere asgje per vendin?
      Pse u bashkuat me ish komunistin Sal;i Berisha ne pushtet,nga qe populli asnjehere nuk ju votoi qofte edhe per nje dep[utet tuajin?
      Kur do ta shikoje ky popull patriotizmin tuaj?
      Ju MUT keni qene dhe MUT do mbeteni,se jeni rraca me antishqiptare nder shekuj!
      Ju jeni shtypesit dhe shfrytezuesit shekullore te ketij populli,prandaj hani mut kot se nuk ju voton njeri!

      1. nacionalisti says:

        o koqe kanari,,, fanatik rrace e keqe nga mali

        patriotet dhe nacionalistet nuk u bashkuan me PASUESIN E FARES SE NDYRE TE PPSH, SIGURIMIT TE SHTETIT, SALI BERISHES… KUPTOVE TI RROT KARI NGA MALESITE E ZONES SE PARE OPERATIVE…
        me thuaj nje burre patriot qe iu bashku spiunint te sigurimit, bythqimit te udb, qe enver kurva afroi ne bllok ????
        ske asnje emer o fare e ndyre e bolshevizmit, rraces me antishqiptare mbi dhe…

        kuptove ti, moterqime

        enver pederasti dhe spiuni i miladin popovicit e dushan mugoshes, shiti kosoven, zhduku patriotet per llogari te serbit,,, e vuri bythqima ne pushtet si puna jote, antishqiptar qe per ideal te internacionalizmit vrane e prene ELITEN E KETIJ VENDI

  9. Mandravellua says:

    Nje here fonogram, nje here telegram, nje here radiogram…pak si e lodhur kjo ish sekretarja…

  10. Trotski says:

    Mustafa Gjinishi ishte Atdhetar dhe nuk binte dakort me drejtuesit Jugosllave Miladinin dhe Mugoshen.keshtu u vra Mustafai dhe shume te tjere qe ishin Komunista po ndryshe nga ca qe mbijetuan ,e donin Atdheun ,e donin Shqiperine te Bashkuar me Kosoven.

  11. YLLI says:

    Disa gjera nuk qendrojne…, dhe s’kuptohet se kush rrefen–?!… Znj. Floresha apo gazetari…
    Nder te tjera, bie fjala … ka gjera qe nuk shkojne… : Myslim Peza vdiq ne vitin 1984 dhe jo ne vitin ’82 siç thuhet ketu…
    Cdokush do te thote se ç’rendesi ka kjo..?… Jo ka rendesi qe ç’ke me te….
    Enveri e donte dhe e respektonte si Myslim Pezen si Haxhi Qamilin….
    Pastaj Enver Hoxhes te mos ia veshim edhe vrasjen e Baba Faja Martaneshit.,,; Enver Hoxha nuk hyn fare ne kete mes…..
    Pastaj ka edhe pasaktesira te tjera….

  12. Martin says:

    Pyetja ime e pare eshte: Pse Gjystna Sata ka nderruar edhe emrin dhe quhej Flora?
    Pyetja e dyte eshte: Pse Gjystina Sata nuk rrefen naten e kaluar ne bazen ilegale me
    Kristo Themelkon, Beqir Minxhozin, Qemal Stafen, Drita Kosturin dhe Marie Lezhen?
    Pyetja e trete eshte: Pse Gjystina Sata u nda nga i fejuari Ludovik Shllaku dhe bente dashuri me Kristo Themelkon?
    Pyetja e katert eshte: Pse Gjystina Sata nuk tregon te verteten e vrasjes se Qemal Stafes?
    Pyetja e peste eshte: Pse Gjystina Sata nuk tregon se spiunimin e bazes e beri Ludovik Shllaku per hakmarrje te tradhtise se saj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje