Iliaz Vrioni: Historia e firmëtarit të Pavarësisë që u flak në Osum

26 Nëntor 2020, 17:32Dossier TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Mëngjesi i 27 nëntorit 1912 e gjeti Beratin me një të ftohtë të ëmbël. Dielli kishte nisur rrezëllitjen mbi Tomor dhe i shpërhapte ato njëtrajtshëm ndanë qytetit. Në dritaren e Bashkisë u shfaq kryetari, Iliaz Vrioni, me flamurin kombëtar në dorë. Pak më tej, flamuri kuqezi u ngrit në godinën e Prefekturës. Berati po shpallte mëvetësinë. Pas ceremonisë zyrtare dhe fjalëve të rastit, Beu zhvilloi pritjen e zakonshme në selamllëkun e sarajeve të tij, duke nisur pak orë më vonë, hipur në pajtonin luksoz, udhëtimin drejt Vlorës. Ndalesa e parë do të bëhej në sarajet e vrionasve në Fier, për të mbërritur të nesërmen në qytetin bregdetar, ku së bashku me përfaqësuesit e tjerë të Prefekturës, Hajredin Be Cakranin, Xhelal Be Skraparin, Dudë Karbunarën, Taq Tutulanin, Sami Be Vrionin, do të hidhte firmën mbi Aktin e Pavarësisë.

Për nga rëndësia, pasardhësi i derës së madhe, në mbledhjen e pestë të Kuvendit të Vlorës, u votua, thuajse, në mënyrë unanime, për të qenë anëtar i Pleqësisë, kurse me pëlqimin e vetë Ismail Qemalit u emërua këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ndonëse 30 vjeç, Iliaz Vrioni kishte mbajtur gjatë asaj kohe postin e kryetarit të bashkisë, për t’i hapur më pas rrugë zgjedhjeve lokale, për shkak të angazhimeve të reja shtetërore.

Ngjarjet që ndodhën në Shqipëri midis viteve 1912-1920 janë shtatzënë me zhvillime. Ato janë vite të mishërimit të absurditetit, të pakuptimësisë dhe të përçartjes. Herë të stisura së brendshmi, herë të mbarsura nga jashtë, ato rrodhën natyrshëm për nëpunësin e ri të shtetit shqiptar, i cili është gjithmonë në anën e kombëtaristëve, si shërbëtor i paepur i çështjes kombëtare, në vazhdën e traditës familjare.

Dhe dielli lind përsëri. Këtë radhë në Lushnje, ku më 21 janar 1920, ora 10 e paradites, çel punimet Kongresi më i rëndësishëm i shtetformimit shqiptar. Iliaz Beu është një ndër delegatët kryesor. Ai propozohet për të qenë pjesë e kabinetit të Sulejman Delvinës, por “Ilias Bej Vrioni për shkaqe të veçanta nuk e pranoj”. Pa mbushur një vit, qeveria jep dorëheqjen. Një kabinet i ri, me figura të pranuara, të dalluara për urtësi dhe profil qytetar, ishte domosdoshmëri.

Ai që kishte refuzuar pjesëmarrjen, do të pranojë këtë radhë të formojë qeverinë. Është 38 vjeç. Në kulmin e pjekurisë politike. Urtësia e beratasit dhe shkollimi në zemrën e Perandorisë Osmane po e ndihmonin për konsolidimin e pozitës politike. Sfida e parë me të cilën përballet është ruajtja e pavarësisë dhe forcimi i shtetit të brishtë shqiptar. Veç postit të Kryeministrit, mban edhe atë Ministrit të Punëve të Jashtme. Diplomati i ri do të përfaqësonte vendin në Lidhjen e Kombeve.

Vitet ’20-’24 rrjedhin shumë shpejt. Përplasje politike për pushtet. Kulmi arrihet në ’24, ku qeveria legjitime, e dalë nga zgjedhjet, rrëzohet me anë të një grushti shteti që zgjat pak kohë. Pas triumfit të legalitetit, për shkak të një simpatie personale që gëzonte tek Ahmet Zogu, e cila shoqërohej ndonjëherë nga një xhelozi e pajustifikuar, Iliaz Vrioni është sërish në qendër të zhvillimeve. Atë do ta shohim si kryeministër, ministër të Jashtëm, përfaqësues të Shqipërisë në Francë dhe vende të tjera.

Ashtu siç do të shprehej vite më vonë Jusuf Vrioni, babai kishte ditur gjithmonë të tregohej i urtë, i matur dhe i arsyeshëm, duke e trajtuar mjaft njerëzisht dhe ndihmuar me mënyra të ndryshme opozitën antizogiste të mërgimit, prej një pjese të së cilës ishte dënuar dikur me vdekje. Ishte kjo një traditë e vjetër familjare, dera e së cilës kishte qenë përherë e hapur për vizitorët dhe udhëtarët. Miq të ftuar dhe të paftuar bujtnin në selamllëkun e Beut, ku u rezervohej pritje e veçantë, karakterizuar nga nderimet e rastit.

Më 17 mars 1932, ndërsa shërbente në Paris si ministër Fuqiplotë, zemra e Iliaz Vrionit pushoi së rrahuri nga infarkti i miokardit. Ambasadori i shtetit shqiptar do të mbyllte sytë përgjithmonë në moshën 50-vjeçare. Shteti francez i kreu të gjithë nderimet e rastit. Xhenzeja e tij u fal në xhaminë e madhe të Parisit, arkivoli u mbulua me flamurin shqiptar, ndërsa kortezhi mortor e shoqëroi trupin e pajetë në shtratin e topit. Ai u përcoll me të gjithë nderimet për në qytetin e tij të lindjes, ku populli beratas doli dhe e priti me mirënjohje të veçantë.

Flamujt në institucionet lokale u ulën në gjysmështizë, imamët e xhamive kënduan salla për hir të shpirtit të tij, ndërsa kambanat e kishave gjëmuan në shenjë respekti. Në qendër të qytetit, në pjesën veriore të Xhamisë së Plumbit, u ndërtua Mauzoleu ku do të prehej trupi i Iliaz Beut. Ndonëse Beu i madh u përcoll për në udhëtimin e amshuar, në këtejbotë jeta vijoi rrjedhën.

Derisa në vitin 1946, vetëm pak kohë pasi komunistët kishin ardhur në pushtet, një turmë e vuvët e harlisur, e ushqyer me urrejtjen klasore dhe e mbrujtur me filozofinë djallëzore, iu turr ndërtesës-varr të Iliaz Vrionit, shpërtheu sarkofagun, mori trupin e pajetë të të ndjerit dhe e hodhën në Osum.

Shqipëria po futej në një qorrsokak të mynxyrshëm, në një ëndërr të keqe, ku nata do të hidhte pelerinën e zezë për 45 vjet dhe ku Zoti do të zëvendësohej nga një besimi i ri, pjesëtarëve të së cilit, kur u kërkohej, nuk kursenin as eshtrat e të vdekurve. Qoftë edhe kur bëhej fjalë për Iliaz Vrionin, vdekur katërmbëdhjetë vjet më parë.

16 komente në “Iliaz Vrioni: Historia e firmëtarit të Pavarësisë që u flak në Osum”

  1. Predatori says:

    Popull pa kulturë dhe i paditur. Gjithmonë i ka sulmuar ato pak mendje të ndritura që ka nxjerrë.
    Ndaj dhe sot jemi këtu ku jemi.

    1. Bureto says:

      Sot po e mësojmë për herë të parë dhe këtë këtë histori monstruoze. Gjithsesi ajo nuk ishte vepër e popullit. Kurrë! Nuk ka qenë kurrë në traditën e shqiptarit një veprim i tillë makabër. Atë, të urdhëruar, e kanë bërë komunistë apo lakej të tyre me prirje kriminale, nga ai soj, që për 45 vjet nuk lanë gjë pa bërë në këtë vend e kltij populli, si gjatë luftës, ashtu dhe pas saj. Bëj çudi se si për këtë poshtërsi ndaj babait të vet, mbas viteve 1990, të mos ketë patur një reagim nga i biri, zoti Jusuf Vrioni, i cili ia përkthente në frëngjisht dhe “Veprat” Diktatorit të pashpirt!? Mbase edhe e ka bërë dhe na ka shpëtuar ne.
      E trishtë dhe për të ardhur keq se si kanë përfunduar jo pak patriotë të këtij formati, vetëm e vetëm se ishin të pasur! Po cilët e bënë Shqipërinë shtet të pavarur dhe cilët ngritën nga e para institucionet e tij, brekgrisurit apo turkoshakët e injorantit Haxhi Qamilit, heroit të Enver Hoxhës, i cilësuar prej tij si tribun i lëvizjes fshatare kundër bejlerëve?!?!

      1. 32 Perandoret Iliro Romake says:

        Shume mire e ke thene.

        Por meqenese permende Qamilin, zakonisht komunistet i shajne si ” turkoshak” bejleret dhe Pashallaret Shqiptare sepse ishin pjese e administrates se larte Osmane ne Konstandinopol, Ballkan dhe Lindje te Mesme por nuk permendin se Shqiptaret ne teresi e shihnin Stambollin si kryeqytet te tyre.

        Edhe Vlorajt i sherbyen Osmaneve per 450 vite dhe Ismail Qemali me Eqerem bej Vloren qe luajten rol kryesor ne pavaresi bashke me Isa Boletinin qe ishte per 7 vite kryetar i Gardes Perandorake te Abdylhamitit.

    2. Anadoll ne Tiranë says:

      Degjo ketu ti Namur Laperdhari.
      Ne gjithe kete histori, per njerez te mire, qe ti e ke treguar shume keq, ku eshte Sali Berisha, idhulli yt?
      Si ka mundesi nuk ishte Saliu me Iliazin ne Kongres, apo ne Paris.
      Qysh ma ke lene Saliun jashtë ketij shkrimi mor Namur? Ky ishte nje shkrim prej Arabi nga Berati.

    3. Sinan Pasha Shqiptari i Mbiquajturi " I Madhi" says:

      Shqiptaret kane nxjerr plot figura te ndritura per ate pune, me shume se gjithe Ballkani se kane krijuar dhe sunduar Perandori gjigande.

      Por keta qe e bene kete gje me trupin e Iliaz Bej Vrionit nuk perfaqesonin Shqiptaret.

    4. Cudia says:

      Si nuk e vrau dikush Enverin por vetem enderronin ti sherbenin atij me zell…? Cfare turpi!!

  2. Beeeeeuuuuu says:

    Edhe i pasur(BEu) edhe njeri i zotit sikur nuk shkon. Keta Vrionet mos jane gje pinjolle te atij gjeneralit te Ali Tepelenes qe e tradhetuan ne ditet e fundit te jetes? O sa mire te jesh i pabese

    1. 32 Perandoret Iliro Romake says:

      Edhe sikur te jete keshtu o car i lales, mban pergjegjesi ky per Omer Vrionin qe e ka pasur ster ster ster ster ster gjysh???

      Omer Vrioni nuk e tradhetoi Aliun.

      Por Aliu e humbi mbeshtetjen e 70,000 luftetareve te tij Shqiptare sepse ra ne kurthin e Mavriomatis dhe financoi Arvenitasit dhe Romejte.

      Ndonje koment ke o buburrec per kete akt makaber??

  3. Beu i Vuçidolit says:

    Gjithmone e ka fajin kali, jo ai qe ja ka hipur.

  4. Sinan Pasha Shqiptari i Mbiquajturi " I Madhi" says:

    Turp i madh dhe i jashtezakonshem.

    Te vdekurit nuk preken, edhe serbe te jene.

    Keta jo vetem i shkaterruan varrin por ja hodhen turpin ne lume.

    Dhe kujt, nje njeriu qe ja dedikoi jeten Shqiperise.

    Keto jane njollat e zeza qe nuk i ikin kurr Enverit.

  5. turkalvane says:

    popull dallkauk. Ne kete vend historikisht ka triumfuar e keqja.
    E cuditshme se si ky vend me shumice qeniesh pavlere nuk eshte zhdukur deri tani

    1. 32 Perandoret Iliro Romake says:

      O jevg vlleh, po ata qe bene kete vetem perfaqesues te Shqiptareve nuk jane.

      Por nje turme e vogel qe ka shkuar me urdher atje.

      Nese ka triumfuar e keqja ne Shqiperi, po ne serbi dhe Greqi kush la triumfuar??

      Shko vdis ti i pari se ndoshta te tjeret te ndjekin nga pas.

  6. nacionalisti says:

    Po ca te mire solli fara e ndyre e bolshevizimit, rraca e cnjerezore me ngjyre te kuqe, fara me antishqiptare mbi dhe…

  7. Sd says:

    Po ky beu Iljaz Vrioni a mos ka bere mijera krime ndaj popullit shqiptar për pese shekuj me farën e tij , qe ja hodhi eshtrat në lum ? Për keto masakra te Vrioneve ky Lapordhaja nuk flet fare, as xhamit me imamet e tyre anadollako-turkoshak?
    Turcelinjet turkoshak bejler bisht qeni do mbeten gjithmonë në mes te shqiptareve. Populli yne keshtu Iluazit do tju presi you okupator aziatik te shqiptarizuar.

    1. Sinan Pasha Shqiptari i Mbiquajturi " I Madhi" says:

      Vrionet paskan bere krime ndaj Shqiptareve per 5 shekuj me rradhe???

      Po ku i gjen keto fantazira o fisderr qe vjen nga thellesite e humbura dhe ende nuk je bere njeri????

      Ne radh te pare Perandoria Osmane ka qene per 350 vite ne Shqiperi dhe jo 500 sic e ka bere miti komunist.

      Ne radh te dyte nese qenkan aziatike te shqiptarizuar, atehere cfare eshte Enveri qe ngjante si Sicilian apo Egjiptiane???

      Familjet e bejlereve dhe Pashallareve Shqiptare dihet qe ishin familje Fisnike Shqiptare te mesjete ose Shqiptaret te thjeshte qe i ngriten ne nivel te larte me vone.

      Ashtu sic del kunder hoxhallareve ti o vemje e vogel del edhe kunder kishave.

      Hajd se edhe pak dhe fara juaj vdes.

  8. vlora says:

    Hoqem Iliaz Vrionin po ne panteonin e lirise vume Azem Hajdarin .Revolucionarin,atdhetarin,mendjendriturin,te ndershmin etj etj cilesime.Ky vend e ka se prapthi llumin e konsideron nderi i kombit prandaj po bie dita dites ne grop.Te gjitha vendet e ballkanit levizin nga pak perpara,ne bejme vetem pas si gaforja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje