Dostojevskit në Shqipëri dhe disa rrëfime të panjohura nga diktatura

22 Nëntor 2020, 20:15Dossier TEMA

Nga Mitro Çela 

Viti 1972 . Gazetar në “ZP”. Shkova një ditë për kafe tek hotel “Arbëria”-sot ministria e Drejtësisë.

Në një tavolinë ishin ulur Dritëro Agolli dhe Vangjush Gambeta.

-Hajde Mitro!-Tha Vangjushi. Shefi im dhe zëvendës kryeredaktor.-Po flasim për letërsinë sovjetike.

Të dy kishin qënë studentë në Bashkimin Sovjetik.

-Mitro! Di rusisht?-Më pyeti Dritëroi.-
-Pak.
-Duhet të lexosh Dostojevskin. Por ai është skëterrë në përkthim. Shijohet vetëm në rusisht.

-Kur ishte 24 vjeç botoi romanin e parë:”Njerëz të varfër”. -Nisi të tregoi Dritëroi-E lexuan dy kritikë të letërsisë. Herët në mengjes i trokitën në derë. U tromaks djali. I thanë:
-Ke bërë një kryevepër!

U duk sikur fati trokiti në derë. Erdhi lavdia! I riu-shkrimtar- “përqafoi” Rusinë.

-Kaluan 6 muaj.-Tha Dritëroi.-Mesnatë. Kërciti dera. “ Ndonjë gazetar?!-Mendoi shkrimtari.” Hapi derën. Një tufë me xhandarë?!
-Je i arrestuar!
-Pse!
-…

-Rreth një vit në një kështjellë-burg. Pse? Kishte bërë biseda mes miqsh kundër Carit! Një mik e spiunoi…

-Gjyq. Vendimi: pushkatim?!
-Pas disa ditësh e nxorrën nga kështjella. E çuan në një shesh. E veshën me një dolloma të bardhë. E lidhën në shtyllën e turpit. I lidhëm sytë. U lexua vendimi. Ranë tamburët!
-Në pritje të plumbit u dëgjua zëri i një oficeri:

-Toga! Ndal!Cari e ktheu vendimin: Nga pushkatim, 10 vjet në Siberi.

-Nuk di!-Tha Vangjushi.-Hera pas here shoh të njëjtën ënderr. Mesnatë. Troket dikush në derë. Hap derën! Një burrë më thotë rusisht:

-Ke bërë krim! Në emër të popullit je i arrestuar!

-Leri ëndrrat, se e tromakse Mitron!-Tha Dritëroi.-Çohu! E zgjatëm.

Shënim i parë.

Viti 1973. Mesnatë. Një makinë para shtëpisë së Vangjush Gambetës. Internim në Burrel.

Po më tej? Divorc-formal?! Gruaja me djalin, Artanin, në Tiranë. E la djalin çilimi, kur u kthye në Tiranë, e gjeti burrë!
Pse kjo skëterrë për gazetarin elitë të ekonomisë? E kishin spiunuar miqtë?!

Shënimi i dytë.

Viti 1986. Në Tropojë u arrestua Skënder Haluca. Akuza? Donte të vriste Ramiz Alinë.
Gjyq. Vendimi? Pushkatim. Dy ditë me skafander në kokë. Pritej firma e Presidentit Alia…
Erdhi “fermani”: Falje. Dënim. 25 vjet burg!
Skënderit në burgun e Burrelit i kishte vdekur edhe babai: – 46 vjeç.

Skënder Halucka doli nga burgu. U bë gjyqtar.
Viti 1997. Ish Presidenti Alia në gjyq. U hodhën goglat. Në trup gjykues edhe Skënderi.

…Dha dorëheqje.
-Nuk mund të gjykoj njeriun që më fali jetën!-Tha Skënderi.

Personazh shqiptar, nga arkivi i Dostojevskit?!

Kam një zakon të vjetër. Kur lexoj, shënoj diçka në fund të librit.

Mora romanin: “Vëllezrit Karmazov”. Në faqen e fundit gjeta këtë shënim:

-Gjyqi i Mitjas. Me detaje si akuzohet vëllai për vëllanë. Djali – babanë. Motra -vëllanë. Miku-mikun. Dënime…Dënime…Pa akuza.

Por Shqipëria, i ka “Mitjat” me seri…

…Visar Zhiti. 20 vjeç. Bënte poezi. I dërgoi për botim.

-Poezi desidente!-Thanë nga lart.-
-Gjyq. 10 vjet burg. Pa fakte. Me reçesione nga miqtë-poetë!

Visari doli nga burgu 30 vjeç. I kishin “vjedhur” rininë?!

15 gusht. 1983. Gjykata e Lartë. Salla e gjyqit. Të pandehur Fiqiret Shehu, Nesti Nase-ish ministër i Jashtëm. Llambi Ziçishti-ish ministër i Shëndetësisë. Skënder Shehu-djali i Mehmet Shehut.

U futa në sallën e gjyqit. Ftesën e mora nga Abaz Brati, zëvendës Prokuror i Përgjithshëm.

Gjyqin e drejtonte Aranit Çela-Kryetar i Gjykatës së Lartë.

-Nesti! Armik! I pabesë. Partia nga hiçi të bëri ministër! Pa le pa le! Në hetusi nuk ke pranuar asgjë!-Tha Araniti.

-More Nesti! Po ne jemi armiq! Jemi agjentë, tradhëtarë!-Foli Fiqireti.-Kjo dihet! Pranoje Nesti! Unë i kam pranuar të gjitha akuzat në hetusi! Shoku Kryetar!

-Nuk je shoqja ime. Nuk kam shok tradhëtarë e armiq.-Tha ashpër Kryetari!

-I nderuar Kryetar! Kërkoj vetëm mëshirë, mëshirë për djemtë. Asgjë për vete?!

-Nuk ka mëshirë për armiqtë. As për këlyshët e tyre?!

Shënimi i tretë.

Gazeta “ZP” kishte një biblotekë të pasur. Aty punonte Marjana. Vajzë e rrallë: E bukur dhe e mënçur! Shkova një ditë.

-Ke libra të Dostojevskit?

-Rusisht? Një raft. Merr një libër frëngjisht. Jeta e shkrimtarit.

-Mitro! Kujdes! Dostjevski është i ndaluar!-Tha Marjana.-

-Isha në kafe. Dritëroi më foli për shkrimtarin!
-Në kafene flasin. Por unë kam listën e librave të ndaluara. Në listë janë edhe Gogol, Dostojevski…

Librin nuk ia ktheva Marjanës. E kam në biblotekë. I hodha një sy këto ditë.

Shkrimtari lindi në vitin 1821. Lindi afër një spitali në Moskë. Jetoi aty sa mbushi 15 vjeç. Babai ishte mjek. Rreth spitalit kishte një varrezë për kriminelë. Një azil për të çmendur. Një shtëpi për fëmijë jetimë. Ai dëgjonte historitë e të çmendurve. Fantazonte mbi varret e kriminelëve.

Fati e ka dënuar shkrimtarin. I sëmurë: epilepsi. Nëna i vdiq nga turbekulozi kur Fjodori ishe 15 vjeç. Babai i vdiq, nga vodka, kur ishte 17 vjeç. I vdiq gruaja dhe djali…

Shkrimtari luante bixhoz. I mbytur në borxhe. I vidhte para dhe rroba gruas. Luante. Rulot. E kuqe e zezë. Shkarkim emocioni.

Fjodori e adhuronte seksin. Tek mardhënjet seksuale shihte Zotin dhe egërsinë. I miri dhe i keqi bashkë. Janë në një trup. Aljosha nga fisi i Karamazovëvë, ishte ëngjëll. Por kishte për baba Fjodorin: egërsirë. Seksi pjell-thjeshtësinë. Kënaqësia lind vuajtje. Vuajtja sjell kënaqësi. Shkrimtari qëndron mes Zotit dhe djallit; mes qiellit dhe ferrit.

Idenë e Zotit misterioz e gjen te çdo personazh. Edhe te vet shkrimtari. Ai thotë:

-Zoti brenda nesh; Zoti jashtë nesh; ringjallja e Zotit; vrasja e Zotit!

Asnjë personazh i Dostojevskit nuk jeton pa Zotin. I vetmi personazh që mohon Zotin, Kirillovi tek romani “Djajtë”; detyrohet të vrasi veten, për të vrarë Zotin!

Në vitin 1992 erdhi në Tiranë Gjon Sinishta. Ishte arratisur në vitin 1946. Profesor i gjuhës shqipe në një universitet të San Franciskos. Kishte pirë gjak me vjerrin tim. Qëndroi në shtëpinë tonë.
Kishte ardhur me një kameraman. Do bënte reportazh për Shqipërinë. Mes të tjerëve takoi edhe Pjetër Arbërorin.

-Si je zoti Pjetër?

-Lavdi Zotit, jam mirë!

-Ku ishte Zoti, kur bëre 28 vjet në burg?-Pyeti Gjoni.-

-E ke gabim! Zotin e kam pasur dhe e kam në shpirt. Dola nga burgu. E gjeta nënën gjallë! Kur vdiq, ia mbylla vetë sytë.

-Lavdi Zotit, u martova. Kam dy fëmijë: djalë e vajzë! Ky është Zoti im?

-Po ti zoti Gjon, ke plan të vish përsëri në Shqipëri?

-Kjo është vizita ime e fundit. Jam me kancer. Mjekët më kanë dhënë një vit jetë. Kjo kohë më mjafton për të përfunduar disa punë të nisura.

-Ja ku dole tek Zoti yt! I sëmurë. Por me vullnet për të punuar! Tha Pjetri!

A nuk flasin kështu personazhet e Dostojevskit?!

(Një vit më vonë Gjon Sinishta vdiq. Hirin e solli në varrezat e Shkodrës!)

13 komente në “Dostojevskit në Shqipëri dhe disa rrëfime të panjohura nga diktatura”

  1. Aleksander says:

    E ka bere nje xhiro Dostoevskij ne Shqiperine e vuajtur…..

  2. Mos llomotisni kot says:

    O Mitro! Mos u ngatro me Driterone dhe me Vangjush Gambeten, je shume larg tyre. Nje gazetar i rendomte i “zerit te popullit”, shoku i Fahri Balliut. Sa per Dostojevskin ja fut fare kot. Ti nuk di Rusisht dhe citon disa pasazhe nga perkethimet e tanishme. Dhe per dijeni deri ne vitin 1975 veprat e plota te Dostojevskit (9 volume) kane qene ne biblioteken e vjeter tek rruga e Elbasanit dhe mund ti merte lirisht kuzhdo. E them nga eksperienca personale, por ti nuk besoj se ke shkelur aty se kishe tjeter mision. Tani mos vertitesh per ndonje kocke nga PD? Mitro nuk ke b……as per ate pune. Kane dale pushta te rinj shume me rufjane se ty.Shiko shendene dhe ver masken, megjithe se nuk e ke problem se me maske ke qene gjithe jeten.

    1. Gertruda says:

      Shkova vjet ne ndertesen e re te Top Channel-it per te denoncuar nje rast vjedhjeje qe me bente UKT me taksat vendore dhe me doli ne takim si perfaqesues i Fiks Fare Mitro Cela!
      I rrefeva gjithcka,i dhashe dokumentet qe kisha,qe vertetonin ligjerisht padrejtesine dhe Mitro me tha qe do ta verifikonin rastin!
      Pas nje muaji shkoj e takoj prap dhe me ftoi per nje kafe aty,por as u kujtua per cfare halli kisha shkuar!
      U ktheva pas 3 muajsh dhe doli prap Mitro,por me tha se akoma nuk e kishin zgjidhur problemin!
      I dhashe disa dokumente te tjera,qe denoncimi im ishte fare lehte i kuptueshem edhe per nje femije te klases se pare,por per Mitron ishte i pa kapshem!
      Pa 6 muajsh i shkova prap,por m’u pergjigj se halli im ishte i pa zgjudhur!
      Po si do ta zgjidhte Mitro hallin tim,kur ne takim me mua vinte era raki dhe fliste si per gjumesh?
      Me vone me thane se tek Fiks Fare nuk te bejne gje ne se nuk jep ryshfet!
      Nuk e di,por mua nuk me bene gje!
      Per me teper se halli im kishte te bente edhe me mijra qytetare te Tiranes,qe UKT u grabit miliona leke tasksa vendore padrejtesisht!!

  3. mmmmm-it - ro says:

    Ky VEMJA mitro QYLI duket eshte DALLKAUK FARE
    Me ngjan me nje kungull qe kerkon te kacaviret nder lisa
    Po rri aty o HIJE E MOCME se boll e ke vetem te besh hije mbi dhe……..

  4. lekeli says:

    Milro Cela gjithmon suler intelektual….

  5. salamandra says:

    Megjithe konsideraten qe kam per Mitron si njeri i moderuar, me duhet te them se shumica e ketyre ” antikomunisteve ” me duken si te pjerdhur. Cfare hyn ketu Skender haluca ?! Skender haluces i eshte vertetuar katerciperisht qenia spiun i UDB-se si dhe tentativa per akte terroriste. Pas 1990 ” studioi ” 6 muaj tek Plepat dhe u be gjyqtar. Tani ndodhet ne Vlore si kryetar gjykate dhe kryehajdut, gjyqtar krejtesisht i korruptuar, Ne nje video para dy vitesh dukej ne nje dasem ku iu hidhte ciftit qindra mijera leke kur kercenin, sigurisht leke te fituar me ” mund “.

  6. cubi.matjan says:

    Stop komenteve.
    I ka thene tera “Mos llomotitni kot”.

  7. Drini Buna says:

    Mitro je shume i shpifur, je shume banal. Ske te besh as me humorin, as me simboliken, as me metaforen. Cdo gje e lidh me seksin. Jo se eshte turp te flasesh per seksin. Por te ben banal te mos dish te shkruash dicka pa seks brenda. Madje dhe kur flet, ben sikur seksi perben boten tende dhe sikur po na rruhet shume se sa q ti. Te kam ndjekur ne Portokalli, nje m*t. I avashte, i pjerdhur dhe prap muhabet femrash dhe dashnoresh. Mos shkruaj me. Ose mos te te botojne me. Ishe me mire atehere kur kandidoje me PD dhe therrsinin “O, o, o Permet! Mitro Cela deputet”. Me Saliun, me Saliun , po te pakten serioz. Jo si sot!

  8. Loku says:

    Gjeja me e veshtire eshte te lexosh kaq gjate nje text ku asnje fjali nuk ka forme te rregullt. E di ky idioti sa idiot eshte?

  9. A says:

    Mitro, me harxhove kohen kot. Mire ti Mico qe kohen e ke bronx po ne te tjeret e kemi flori, prandaj here tjeter kur te maresh penen shkruaj per florinjte dhe jo per bronxaret

  10. zgalem says:

    Rralle shkruan Mitro , por kur shkruan duhet te shenoi : Drejtor i kompanise Shqiponja , qe exportoi nafte , per Milloshevicin . Keshteu e dine lexusit se per ke behet fjale . Eshte njeri pa personalitet dhe sahanlepires profesionist . Ka bere para , qe te jetoi si princ , pa punuar as nje dite , ne ndonje pune qe ti kete sherbyer njerzve . Zgalem

  11. Drita says:

    Gjithe jeten u ka bere lolon per te gjitha partite tani para se te na lere pashaporten kerkon te shfaqet me nje dimension te panjohur … intelekt kali.

  12. Z says:

    Po ,Mitro Cela, eshte tipiku shqiptar i gazetarise dhe politikes shqiptare! Njerez, qe kurre nuk u ngriten ne nivelin e kohes, po u bene servile dhe sherbetore te Saliut spiun dhe kriminel! Dinake dhe frikacake mbeten medioker dhe vune veten ne sherbim te PD,kupto Sali! Nuk eshte i vetmi Mitro,eshte me i moderuar. Ka te tjere si ky qe i kane lyer duart edhe me gjak! Le te shpresojme e koha do t’i largoje ,sepse drejtesia eshte vete fajtore per c’ka ka ndodhur dhe ndodh ne Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje