Kafka 7 milion vjeçare që ngre shumë pikëpyetje

27 Nëntor 2020, 09:22Lifestyle TEMA

Një kafkë 7 milion vjeçare me pseudonimin “Toumai” po ngre shumë pikëpyetje tek paleontologët, nëse ka ecur mbi dy këmbë apo katër? Ky zbulim u bë në vitin 2001 dhe ende sot nuk dihet nëse ishte majmun apo njeri. Shumë studiues sugjerojnë që është forma më e hershme e njeriut.

Në bazë të formës së kafkës besohet që ky primat kishte shtyllë kurrizore të drejtë që nënkupton se shumicën e kohës ecte mbi dy këmbë. Dhëmbët e vegjël gjithashtu i përngjajnë strukturës njerëzore dhe jo majmunëve.

Por shumë kritikë shprehen se kaq pak studim nuk mund të përcaktojnë nëse ishte vërtetë paraardhësi ynë apo jo.

Kjo gjetje u bë në Çad dhe pak më vonë doli në pah një femur, por aksidentalisht u humb. Të vetmit studiues që vazhduan ekzaminimet ishin Aude Medina dhe Roberto Maçhiarelli në Universitetin e Poitiers në Francë, por pa shumë rezultat sepse çka mbeti pas ishte thjesht një foto e femurit, që nuk linte shumë vend për përfundim të saktë studimor.

2 komente në “Kafka 7 milion vjeçare që ngre shumë pikëpyetje”

  1. Pensionisti says:

    Paska nje moshe me Sali Berishen.

    1. Mik says:

      Mbase Jo, por pa tjeter qe keshtu duket edhe kafka e Saliut – nje hap nga majmuni.
      Problemi tani qendron se çfare emri t’u veme atyre qe shkojne mbrapa Saliut!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje