Kancelari i vjetër, manovra e Napoleonit dhe Elbasani alla Palermo

28 Nëntor 2020, 20:00Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko 

E çfarë frike keni për të ardhmen e Gjermanisë?

Kancelari i vjetër është 96 vjeç dhe disa më muaj më vonë vdes. Ndoshta më i dashuri për të gjitha kohërat për gjermanët, Shmidti thith thellë cigaren, që vetëm atij mund t’ia lënë në studiot e mëdha televizive, dhe thotë thjesht: “Eh… është në qendër të Europës Gjermania, e ia kam frikën lakmisë së të tjerëve për të. Nuk të lë njeri, të mbash qendrën për një kohë të gjatë…”

Më vjen në mend koncepti i qendrës kur vij vërdallë Saarbrykenit si refugjat.

Qyteti është periferi e Gjermanisë dhe mbahet me minierat, për të cilat gjermanë e francezë u grinë deri në kacafytje botërore. Landin, që përfaqësohet prej tij, e mban prej kohësh me mjeshtërinë e tij Lafonteni, që ka qenë dhe kandidat për kancelar dhe ca kohë dhe shefi i socialdemokratëve gjermanë. Merr borxhe pafund në qendër. Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, minierat nuk kanë vlerë. Qymyri dhe çeliku vijnë nga Ukrahina më lirë dhe ato në shumicë shndërrohen në muze.

Gjermanët e gjejnë gjenialisht zgjidhjen. Ai është vërtet në periferi, por si koncept gjeografik në një Europë pa luftë, ai është në qendër të saj. Pozicion që, për shkak të konflikteve, ia kishte marrë Luksemburgu, të cilit ndoshta dhe për këtë shkak të mëdhenjtë e kësaj bote i kishin dhënë titullin shtet, çka e kishte lulëzuar pafund. Me tren nga Sarbrykeni, për dy tre orë kap pesë a gjashtë kryeqytete të Europës.

Në Sarlandë apo qendrën e landit, gjendet muzeu ku sheh se ka lindur një nga mareshallët më të ndritur të Napoleonit, mareshall Nej… E shikoj fytyrën e tij dhe konceptet për qendrën më vijnë prapë në mend.  Mbetur pa ushtri dhe vetëm me djelmosha 14 a 15 vjeçarë, Napoleonit të madh i duhet të zmbrapsë ushtritë e koalicionit të të gjithë Europës që po mësyn Francën. I vendos ushtarët e tij fiks në qendër ku bashkohen pesë lumenj të vendit. Kjo për të qenë menjëherë i gatshëm që tu dalë përpara armiqv në drejtimet nga vijnë.

Të vijnë në mend shpejt nga këto punët e qendrës, kur dëgjon se kanë vendosur se në Elbasan do të ndërtojnë bashkinë e re në formë kulle…

Po Elbasani është qendër dhe fare afër, ku Samiu i Madh mendonte se do të ishte kryeqyteti i Shqipërisë.  Sulltan Mehmeti e përforcoi me kala pas humbjes në Krujë me Skënderbeun, për të furnizuar ushtrinë duke e pasur parasysh dhe që ishte qendër e vëndit. E ndoshta e përjetësoi njëherë e mirë si vend tregtar.

Thua rron mirë dhe vërtet e kanë idenë se është qendër dhe duhet shfrytëzuar? Kam frikë se jo, dhe në këtë pikë duket se jemi dhe më prapa se Hoxha, që me gjithë çmendurinë e tij në ndërtimin e ekonomisë, e kishte më të qartë se ç’do të thoshte qendër e vendit. Kishte ndërtuar aty Metalurgjinë, Fabrikën e çimentos dhe mbante rezervat e shtetit. Duhej të ruante për gjithë këto mallra, konceptin e qendrës, pra brarazlargësinë e transportit nga të gjitha pikat e vendit.

Mbarimi i Luftës së Ftohtë, ashtu si dhe minierave të Sarbrykenit, i dha fund edhe metalurgjisë, edhe çimentos, edhe rezervave të shtetit si koncepte. Po çfarë ngeli?

Ky qytet tipik tregtar, që nga kohët e largëta dhe nga rrethet më të vogla të Shqipërisë në kohën e metalurgjisë e çimentos, u fry me një forcë punëtore të ardhur nga gjithë vendi, ndoshta në masën 30 a 40 mijë njerëz. Sa u bënë këta dyzet vjet në këtë rreth të vogël, që duke pasur natyrë tregtare, kishte pak tokë pronë për vete pale për të ardhurit. Ndoshta u shumuan në rrëmpallën e tranzicionit në 100 mijë të tjerë?

Dhe natyrisht që vjen pyetja fatale. Si rrojnë këta njerëz e çfarë resursesh kanë?

Nuk e di a ku vajtur mendja atyre që e kanë qeverisur Shqipërinë këto tridhjetë vjet pas 1990-tës, por për vete nuk e kam të vështirë të marr përgjigje.

Elbasani i tanishëm nuk ka asnjë arsye të mos i ngjajë Palermos. Duam apo nuk duam, të tëra ato që thashë më lart kanë atë pasojën e qartë. Kjo shtesë e pafundme dhe jo natyrale e Elbasanit do të përpiqej të mbijetonte me çdo mënyrë. Dhe natyrisht të vjen të qeshësh e të qash kur mendon, se kjo punë mund të rregullohet me një rend të fortë, etj, etj. Asnjë qeveri nuk do ta arrijë këtë. Po ç’të bëjmë? Nuk e di…

Gjithnjë kur flas për Korridorin e tetë, them thjesht se Shqipëria duhet të lidhë “Rripin e pantallonave”. Dhe “Tokëza” e këtij rripi është Elbasani…

Përfytyroj në atë romantizimin tim budalla, që rrugët e ardhura nga portet Durrës e Vlorë kryqëzohen si dikur afër Elbasanit për të ringjallur Egnatian. Përfytyroj akoma më keq. Aty në rrethrrotullimin e Rrogozhinës rri përmendoirja e Konstandinit të Madh të Ilirisë, që tregon me dorë botën që krijoi Konstandinopojën e madhe.

Është e kotë që ëndërroj. Korridorin e tetë nuk do ta bëjnë kurrë. Pas Elbasanit do të mbeten prapë ca qytete që mund të ishin xhevahirët që rrethonin atë, Librazhdi e Prrenjasi. Po e kam kot. Ata do të mbeten e ndoshta do të lihen si qytetet më të shëmtuar të Europës a globit, për t’u treguar të tjerëve mjerimin tonë mendor.

Korridorin nuk e bëjmë dot.  A ndoshta nuk na lënë të tjerët. Po qendrën e Shqipërisë, qendrën e saj duhet ta bëjmë. Me shumë shkolla si Sarbrykeni që i shndërroi nga më të mirat e Europës, a me çfarë tu dojë zemra.

Po nuk e bëmë nuk na mbetet të shohim çdo ditë sesi kryeqendra gjeografike e Shqipërisë do të mbajë era Palermo. Sot dhe nesër. E kjo duam apo nuk duam ne. (Konica.al)

18 komente në “Kancelari i vjetër, manovra e Napoleonit dhe Elbasani alla Palermo”

  1. Epirioti II says:

    Nazarko je i madh, por kam frike se ose nuk te kuptojne ose nuk duan te te degjojne

    1. Z says:

      Keto, qe thote Nazarko, jane te verteta, ashtu si dhe shume histori te tjera te ketij lloji! Thelbi i qeniejes te Shqiperise eshte lufta brenda llojit! Keshtu kane qene Shqiptaret ne shekuj! Njehere me Romaket e njehere me Turqine dhe nje here me Ruset e njehere me Kinezet, por gjithmone kane ngrene kokat e njeri tjetrit! Shembulli me i perkryer eshte Sali serbi dhe klyshet e tij me “koken e dhise”! Edhe Bota rri e veshtron tragji-komedine Shqiptare!

    2. Epiriiiii says:

      Zt Nazarkoo….. Te Gjitha vendet mund te Shenderrohen ne QENDËR me gjith kuptimin e fjales, por, ne QENDER e Zhvillon Njeriu dhe Jo Pozicioni Gjeografik. Diferenca ndermjet Shteteve dhe Qyteteve apo fshatrat jane BANORET qe e Banojne ate, dhe Jo pozicioni Gjeografik, qe Natyrisht edhe ai ka Rolin e tij. Qendrat e “Gravitetit” Historikisht Ndryshojne. Dikur Elbasani ishte thjesht Periferi e Voskopojes. Forca qendron tek Mendja Njerzore tek Njeriu dhe Jo tek Pozicioni Gjeografik.

  2. Kostandini says:

    Ik mer palle

  3. nji vend prallor ,
    ku kullosin gomare ne tufa,
    e nastradina oratore.
    nuk jetojme dot pa na tregu prralla nastradini ne .
    o sa qejf ✌

  4. Cifuti x says:

    Vari more karët !
    S bëjn qytni shqiptaret!.
    Qija more nonë
    Elbasan e Shkodrën!

  5. GREY WOLF says:

    O Shpetim po ku e nxorre Elbasanin ne qender te Shqiperise ne kohen e Sulltan Mehmetit? Cilen harte po shikon kur e percakton, se ne kohen e tij mesi i tokave Shqiptare i bie ne Diber jo ne Elbasan. Sulltani e ngriti ne Elbasan keshtjellen jo se i shte mesi por se ishte rruges per ne Kruje e per ne Kostandinopoje.

    1. Epirioti II says:

      Aksi Kruje-Diber ka qene gjithmone mesi i trojeve shqiptare, por nderkohe eshte nje aks i rrethuar me male dhe pakez larg rrugeve kryesore te komunikimit. Autori po te thote qe meqenese Krujen (Kruje-Mat-Diber ishte zona e Kastrioteve) nuk e pushtoi dot Mehmeti II, zgjodhi Elbasanin si mesin e dyte me te pershtatshem per kontrollin e trojeve qe banoheshin nga shqiptaret ne ate kohe.
      Plus edhe ajo qe thua ti qe ishte rruge-kalimi celes.

  6. Nuri says:

    Akoma shkruan ku megalloman injorant. Te lere Mentorin se eshte me pak trap se ky koqja.

  7. Astrit says:

    Thone qe shteti e kap lepurin me qerre.Po kur nuk ka shtet lepuri livadhis.Keshtu ndodh dhe me Elbasanin.

  8. Lani says:

    Nuk te kuptojne Shpetim. Por nuk lodhesh kot. Ti ben dhe te tjere me vete dhe ndoshta do te vije dita kur me ne fund te kuptojne se Shqiperia mund t’i kete rruget nje resurs per ekonomine. Toke bujqesore s’kemi shume e njerezit qe ikin nga malet shkojne me shume ne emigrim. Mund te bejme turizem por qe te vijne njerezit duan rruge qe te levizin shpejt dhe me shume te prirur jane per te ardhur njerez nga lindja ne perendim e anasjelltas. Prandaj ke te drejte ne ato qe thua e uroj te behen sa me shume ata qe do te kuptojne.

  9. Gent says:

    keshtjella e Elbasanit u ndertua se qe ne mes te rruges Diber Kavaje ,rruga me e shkurter per te dale ne Adriatik dhe me pas per te kaluar drejt Europes prandaj shumica e popullsise Diber,Elbasa,Kavaje jane turq

  10. ad says:

    Profesion i ri : Te japesh mend

  11. Ura e tabakve says:

    Elbasan qytet i bukur
    Ne kerthize te Shqiperise
    Po ta kthesh nga ana tjeter
    Del qytet i bytherise.

  12. dikur says:

    Elbasan qytet i bukur
    Ne kerthize te Shqiperise
    Po ta kthesh nga ana tjeter
    Del qytet i bytherise.

  13. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Problemi eshte se ne gjithmone kemi vuajtur ng mjerimi mendor,prandaj e kemi katandis kete rajon shqipfoles ne nje germadh…..
    Kur te tjeret hapnin shkolla e universitete(qe ne 1220 universiteti pare) e ndertonin qytete moderne dhe kushin mendjendritur,ne akoma nuk kishim njohur qerpicin.
    Dhe ndonje mendjendritur,merte trasten e leshit e ikte ne anadoll(te vendi origjines)e ndonje ne perendim…
    Shikoni edhe turkun selcuket qe qendruan 500 vjet me thoni cfare ndertuan,pervec veseve si dembeli stambollit(jo me kot ngeli si shprehje)kafen turke,bakshishin e injorancen qe vazhdon edhe sot…
    Dhe sado qe ta shajme soc ai u mundua te heq pak pluhuron e injorances dhe linden ca intelektual qe pas ardhjes se rrumpalles ju futen plackitjes e shkatrrimit dhe jetes pashallareve injorante nga kemi ardhur

  14. Arian says:

    Gjynah ke ik për lesh

  15. Nje shkrim shume i mire. Respekte Nazarko!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje