Përlotet mjekja e Infektivit: Vendimi për të intubuar një pacient jo i lehtë. Mos gjykoni nga divani, në spital luftojmë të fitojë jeta

28 Nëntor 2020, 19:09Sociale TEMA

Mjekja infeksioniste Entela Kolovani, e cila prej muajsh qëndron në vijën e parë të frontit të luftës përballë koronaivirusit, sjell rrëfime që i përjeton çdo ditë nga brenda spitalit COVID1.

Mes emocionesh dhe e prekur nga beteja e përditshme, Kolovani në një intervistë përballë gazetares Nisida Tufa në ‘Kjo javë’ në ‘News24’ tregoi se si është situata në këtë spital.

Ajo tha se ka raste që pacientët presin për disa orë jashtë në autoambulanca, ndërsa shtoi se bëhet një vlerësim nga mjeku nëse mund të qëndrojnë në pritje apo jo. Mes lotësh ajo tha se është e lehtë të gjykohet nga divani dhe të bësh kritika, ndërsa i bëri thirrje kolegëve të saj që të ofrojnë ndihmë për pacientët. Po ashtu ajo theksoi se momenti më i vështirë është vendimi për të futur në intubim pacientin, mushkëria e të cilit është dëmtuar rëndë nga COVID-19.

Si e latë sot pavonin?

Familjarët kërkojnë që të dinë më shumë dhe telefonojnë pa fund. Kjo bisede me ju në studio do të ishte hapje zemre e jona që nuk ndodh shpesh. Jo se ne jemi negativist për lidhjet dhe daljet tona në media, por është situata e tillë. Situata është me shumë ngarkesë, qoftë sa i përket punës dhe komunikimet që kemi me familjarët e të sëmurëve që janë të shtuar tek ne. Ne punojmë në drejtim të organizmit të punëve brenda pavioneve dhje spitalit tonë dhe të spitaleve të tjera që kemi lidhje. Me spitalin COVID3. Arsyeja është që t’i krijojmë mundësi urgjencave që vinë vazhdimisht që mos të mbingarkohen dhe të kemi organizim të punëve dhe ekuilibër të pacientëve që shtrohen apo ata që shërohen. Kemi një situatë ku gjatë gjithë kohës përpiqemi që ta mbajmë në balancë, sidomos ata që vijnë në gjendje më të rënduar. COVID lë një sindromë të zgjatur të lodhjes pasi ka dalë nga spitali, për ta rikuperuar.

Dua t’ju pyes për autoambulancatt që presin para Infektivit. Për sa kohë mund të presin në oborr dhe që nuk shkakton problem për ta?

Ka pasur raste kur pacientët kanë pritur jashtë me autoambulancë. Ne përpiqemi shumë që të realizojmë atë qe thash më parë lirimin e shtretërëve. Çdo ditë krijon një kapacitet pacientësh që janë gati për mjekët e rojës, Nëse ndodh që pacientët të presin disa orë në ambulancë, aty do të presë një pacient që është vlerësuar nga mjeku se mund të pres dhe është në kushte që vazhdon të oksigjenohet. Ne pranë këtyre autoambulancave kemi vendosur një numër të bombolave të oksigjenit, në mënyrë që mos ti ndërpritet ky oksigjen. Nëse pacienti që ka ardhur dhe është me saturim të oksigjenit 60-70, atëherë nuk mund të pres aty. Familjarët janë shumë të ndjeshëm dhe kërkojnë ndihmë mjekësore në shumë mjekë. Pasi ka dhe skeptikë që nuk guxojnë ta sjellin në spital familjarin. Nuk mund të vlerësosh t’i gjendjen e pacientit.

Është krijuar ideja se kush hyn në intubim, një përqindje e vogël mund të ekstubohet..

Në fakt doja të kapja disa pika në lidhje me pyetjen tuaj. Ne jemi të organizuar me pavione, një prej të cilëve është një shërbim sub-intensiv dhe reanimacionin e shërbimit ku ndiqen pacientët që janë rëndë. Në ndjekje të këtyre pacientëve, në vijën e parë të luftës, janë jo vetëm mjekët, infektologë, por një armatë e tërë mjekësh reanimatorë. Këtë periudhë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, pasi bashkë me ta. Kanë qenë jo shumë të bërë mediatikë, të rojeve të shumta që bëjnë apo shërbim të zgjatur para pacientëve. Do sillja në vëmendje një video një intervistë të një mjeku që e pashë ditët e fundit. E kishte nxjerrë BBC në lidhje me momentin e intubimit të një pacienti, i cili kishte shprehur pesimizmin e tij se nuk do t’i shihte më familjarët e tij. Për të gjithë ata që flasin nga divani i shtëpisë, do të doja që të preknin me dorë këtë situatë. Të na ndihmonin nëse kanë ide më të mira. Janë të mirëpritur. Kemi nevojë dhe për njerëz që do donin që t’i jepnin një pikë ujë, apo ti ndërronin, apo t’i prisnin sekrecionet. Intubimi është një procedurë që e kemi konsideruar si moment ekstrem të këtyre pacientëve. Një pacient me COVID, nëse futet në intubim, do të ishte ndërhyrja ekstreme për ta shpëtuar. Kjo është një procedurë që është shpresë, por rezultatet i ka të ulëta.

9 komente në “Përlotet mjekja e Infektivit: Vendimi për të intubuar një pacient jo i lehtë. Mos gjykoni nga divani, në spital luftojmë të fitojë jeta”

  1. lani says:

    Respekt per ty dhe gjithe koleget e tu qe perpiqeni dhe beni maksimumin per te shpetuar jete njerezish.
    E megjithate, lokalet e Tiranes sot ne mbremje ishin plot e perplot me njerez. Nuk ia ndjen njeriu per ato qe ndjen dhe thua ti o doktorehe.
    Kjo eshte ndjeshmeria e jone. Jemi thjesht deformim. E na vjen keq e turp kur na thone se jemi larg qyteterimit. As kafsha nuk sillet keq me kafshen e llojit te saj.

  2. roza says:

    Ata qe i paragjykojne ne kete kohe lufte qe po zgjat kaq gjat personelin shendetesor keta heronj i afte koviti qe ta shikojne se cdo te thote mjekesi.

  3. Mona krva says:

    Robt e shpise Bashes-Kryemadhit-Metes-Berishes qe luajne politike me jetet e mjekeve,infermiereve dhe gjithe shqiptareve.

  4. ronny says:

    Tamam ashtu eshte…. Paska humbur cdo element bazik i qenjes njerezore…. Dhe shume shpejt ne me pak se 30 vjet jemi kthyer si vemje qe vecse per vete mendonje. Se nuk mund ta kuptosh ndryshe… Grumbuj injorantesh neper pube e klube bejne si kullera me nj-t dheas e rruanne fare we neper shtepite e tyre ose kane dike qe po dridhet nga tmerri se mos e kap covidi ose e ka kapur dhe sdi cte beje.. apo ndoshta tmerrihet kur futet ai trimi apo trimja qe eshte kthyer nga qejfi… nje shoqeri tejet e mbaruar.. qe tregon cdo dite e me shume se ska asnne vlere nen lekure.. por jane nje tufe funderinash qe vijne verdalle edhe vete pa lidhje.

  5. AD says:

    Nderim e lavdi deri ne perjetesi

    BOTA NEN BLUZAT E ZEMRAT TUAJA TE BARDHA

    – Ju Jeni heronje dhe heroinat e Luftes se 3- Boterore me emrin COVID- 19+

    – Lufta e pare e drejte humanitare ne historine e njerezimit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Bota ne kembet tuaja vellezerve motra shkencetare, mjek e mjeke, infremere e infermereve e deri sanitare te spitaleve ne mbare Boten!
    Njerezimi perkulet e do te perkulet me nderim me ju strateget, admiralet, gjeneralet, kolonelet, majorette, kapitenet … ushtaret e luftetaret e vijes se pare te frontit te luftes per jeten kunder vdekjes… te luftes me humane ne historine e njerezimit !
    Emrat tuaj do te shkruhen me germa te arta ne panteonin e luftes se pare 24 karat humanitare jo te vdekjes kunder Jetes por te Jetes kunder vdekjes!
    Sakrificat, rreziqet, vuajtjet, dhimbja juaj nuk do te shkojne kot.
    Eshte lufta me e shenjte ne historine e njerezimit!
    Lotet ne syte, faqet dhe zemrat tuaja flasin me shume se cdo fjalim, se cdo mashtrim, se cdo spekullim sharlatanesh politike qe nga Moska e deri ne Washington, qe nga Pekini e deri ne Token e Zjarrte qe nga Alaska e deri ne Zelanden e Re, qe nga Tirana e deri ne São Paulo…
    Ju jeni heronjte e heroinat e luftes se jetes kunder vdekjes!
    Bota ne kembet e bluzat tuaja te bardha po aq sa zemra e Hipokratit dhe zemrat tuaja sa vete Globi Tokesor.
    Bota ne kembet tuaja luftetare heronj e Heroina te jetes kunder vdekjes !
    Kush shpeton nje jete Boten e shpeton!
    Po miliona jete duke rrezikuar deri ne vetflijim te vetes !?
    Nderim e lavdi deri ne perjetesi!?

  6. Ray says:

    Ju aty ne Spitale eshte mire te punesoni te rinj e te reja, me roga modeste,
    qe te merren vetem me lajmerimet e familjareve per te semuret , Te japin dhe te marin lajmet nga i semuri tek familjaret dhe anasjelltas

    Sepse komunikimi i te semurit me familjaret ka nje ndikim shume pozitiv ne psiqiken e te semurit, e mbron te semurin nga stresi nervor qe te hskakton semundja e tmershme

    Ndaj punesoni ca te rinj e te reja per keto pune dhe keshtu i ulni ngarkesen edhe punes suaj

  7. Zeqir says:

    Bravooooo !!!!!

  8. Kevin says:

    Mashtruse ordinere.

    1. KEVIN…KUR TE BJERI BYTHA NE UJE..KE KJO ORDINERJA DO FALESH…DO TI PUTHESH DHE KEMBET…DHJAKS MUTI…ORDINER JE TI O COP MISHI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje