Publicisti Veton Surroi ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Këshillit të Qarkut të Kukësit për t’i hequr titullin “Nder i Qarkut”
Ai ka folur për Euronews Albania. Publicisti i njohur deklaroi se, vendimi i ngjason gjyqeve politike duke kujtuar se gjykime të tilla në këtë qark kanë pasur dhe pasoja të hidhura (varja e shkrimtarit Havzi Nela) por që për fatin e tij të mirë tashmë nuk jetojmë më në atë sistem totalitar pasi pasojat do të diheshin.
“Ishte pa këndshme por është një lajm në zhvillim dhe pas vendimit pashë që kryetari i bashkisë kërkoi falje. Nuk e di se ku gjendet dhe ku do të gjendet pas një orë kjo punë.
Ishte pakëndshme dhe forma se si u veprua, u zhvillua një lloj gjyqi politik në të cilin më la mbresë formulimi “le ta shkarkojmë tash, format do t’i marrim më vonë.
I ngjasonte pak gjykimeve politike dhe gjykimet politike në Kukës dhe për fat të keq ato kanë pasur pasoja të këqija në kohën e komunizmit. Fati i mirë është që jemi në një sistem tjetër se për ndryshe kjo punë përfundonte edhe më keq”, deklaroi z. Surroi.
I pyetur se tek cilat qëndrime bazohej një vendim i tillë nga Këshilli i Qarkut të Kukësit, ai tha se është një gjykim politik dhe sipas tij bazohet në emocion dhe jo në prova.
“U lajmërova nga miqtë e mi në Kukës që më shprehën keqardhje dhe nga kolegët e mi në Shqipëri që kërkonin një konfirmim nga unë ndërkohë që nuk dija asgjë për këtë lajm. Nuk shoh ku është inspirimi dhe prej nga është inspirimi, nuk e di për cilat dosje dhe për çfarë është fjala.
Dokumenti që është prezantuar nga z. Gjici, kryetari i bashkisë thoshte se kishe të bënte me iniciativën e dy intelektualëve që për fat të keq nuk i njoh dhe nuk e di se çfarë provash kanë paraqitur ata intelektualët dhe çfarë për z. Gjici është provë.
Ky veprim i gjykimit politik me thënë të drejtën siç do gjykim politik tjetër bazohet në emocion dhe reagim dhe veprim shkatërrues dhe në mbledhje të ndonjë prove apo vendimi. Fundi fundit se çfarë mendoj unë nuk është ndonjë sekret pasi shkruaj libra dhe shkruaj në gazetë”, u shpreh publicisti.
“As nuk kam nevojë të kërkoj dhe kush fshihet apo pse fshihet pas këtij vendimi. Kryetari i bashkisë tha se kishte një vendim pas kërkesës së dy intelektualëve. Pastaj tha për një letër të 57 familjeve. Me thënë të drejtën këto veprime nuk i bëjnë nder kryetarit të bashkisë”, përfundoi z. Surroi.
Këshilli i Qarkut ka argumentuar një vendim të tillë me qëndrimet që z. Surroi ka mbajtur kohët e fundit për luftën e UÇK-së në Kosovë. Veton Surroi u shpall “Qytetar Nderi” i Kukësit në vitin 2015 me propozim të klubit letrat “Anton Pashko” për kontribut të veçantë në fushën e medias dhe politike gjatë krizës së luftës dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ai është një nga intelektualët më të shquar të Kosovës. 59-vjeçari është publicist, politikan dhe ish-gazetar dhe ka qenë përfaqësues i Kosovës në bisedimet për Marrëveshjen e Rambujesë. Surroi në vitin 2011 ka marrë çmimin SEEMO për të drejtat e njeriut.
Kreu i Këshillit të Qarkut të Kukësit, Avdullah Domi gjatë një deklarate pas vendimi tha se, vendimi ishte marrë pas disa debateve ndërsa në votim propozimi u miratua me shumicë votash.
Për këtë vendim reagoi dhe kryeministri, Edi Rama, i cili pasi e cilëson “lajthitje kolektive” i kërkoi Prefektit të Qarkut të mos e firmosë një vendim të tillë.
Ndërkohë disa orë pas vendimit në Këshillin e Qarkut të Kukësit, kreu i Bashkisë Kukës Safet Gjici e ka cilësuar vendimin si “të nxituar”. Z. Gjici në një reagim në rrjetet sociale tha se, vendimi kishte ardhur pas kërkesës nga 57 familje dëshmorësh ë UÇK-së.
Në Kukës, ai personi që thotë Vetoni, nuk është dënuar me vdekje për çështje politike, por sepse qëlloi me armë policin. Kishte shtet atëherë. Vetoni spekullon dhe hiqet si viktimë politike. Thotë se nuk e di arsyen, por e dika që është qëndrim politik!! Të shikojmë motivin për heqjen e titullit, pastaj gjykojmë. Hajde, tung.
Ky vend e ka tradite me vra më burrat e vet o vlla….e bukura esht qe Havziu rahmet past do kishte vra vreten ne vend te plagoste policin sot….me pa kush i ka zon vendin Enverit
One mendoj se Veton Suroit si nje kundershtar permanent I UCK-es nuk duhej ti jepej titulli qytetar nderi I Kukesit,sepse pikerisht Kukesi ishte pritesi I pare I mijera shqiptareve te Kosoves.Pra nje qytet qe ka sakrifikuar per te ndihmuar UCK dhe popullin e Kosoves,dhe nje qytetar nderi I ketij qyteti qe ka qene kunder luftes,kjo nuk shkon.
…o Veton s’erroi, ne te gjithe “publicistiken”
tende duket qarte, po fare, pa asnje lloje mbulese apo perde, nervi yt antishqiptar ne pergjithesi e antikosovar ne vecanti.
Mos u anko per asgje, reagimet pro teje jane per ate qe duhet ta kishit njohur qe ne fillim e pastaj ta nderonit, t’ia heqesh tani nuk ka vlere, se ai i tille ka qene qe ne krye te heres.
Nderime Shaqo.
Dhe respekte gjithashtu. Sa here lexoj shkrimet e Veton Surroit, me lene nje pershtypje she ndjenjë shume te keqe. Duket njeri i lig, antishqipetar.
Mbas krejt asaj qe ke bere dhe bene ti kundra UCK ne favor te regjimit vrastar te Milloshevicit,kjo eshte nje pike uji ne dete.Si do qe te jete,ti do te permendesh si nje UDBash dhe bashkepunetor i Dick Martyt.
Vetoni eshte bajge, mbetje titiste,babai ambadador I Titos ne shume shtete,ka shijuar te mirat e pushtetit titist,prandaj ishte kunder luftes dhe UCK-es,qytetar nderi e beri bajga berishiste, se ne 2015 Kukesi drejtohej nga PD.
Veton Surroi eshte akoma edhe gazetar, ku e gjetet ju L.B. “ish” gazetarin!?
Keta kreret e Kuksit qe kan que dashuri me diktatorin dhe kan vrare shkrimtar e patriot e qe dy koqe mend nuk i kan leshojn keso fleterrufeja se duhet ti lajn gjynahet qe kan ba ne kohen e diktatures he ahmaket e nanes qe komunizmi ju ka shperla trute e kurre mend nuk kan me u mbushe .