Tirana nuk e ka nisur në mënyrë të duhur këtë sezon të ri futbollistik, ku në pesë javët e para ka marrë 2 humbje, 2 barazime dhe 1 fitore.
Përveçse rezultateve negative, tek kampionët në fuqi të Shqipërisë është ndërruar dhe trajneri ku vendin e Emanuel Egbos të shkarkuar e ka zënë Nevil Dede.
Në tre ndeshjet e tij të para në stolin e Tiranës, Dede ende nuk ka arritur fitoren e parë që ka sjellë një irritim tek tifozët e Tiranës.
Megjithatë, jo vetëm rezultatet negative kanë sjellë irritimin e tifozëve ndaj Dedes, por dhe disa lojtarë që ai po aktivizon që nga minuta e parë në formacion.
Bëhet fjalë për Grent Halilin dhe Marlind Nuriun, që që të dy ishin sot në duelin ndaj Kastriotit që nga minuta e parë dhe u zëvendësuan në pjesën e dytë.
Një performacë jo shumë pozitive për të dy lojtarët që dhe pse të rinj të moshë nuk po arrijnë që të jenë në lartësinë e duhur për të merituar fanellën e titullarit tek Tirana.
Por, shkak i aktivizimit të tyre sipas akuzave të tifozëve të Tiranës janë prindërit e tyre, që ndikojnë tek trajneri për t’i futur që nga minuta e parë.
Kujtojmë që Grent Halili është djali i presidentit të Tiranës Refik Halilit, ndërsa Marlind Nuriu është djali i zv presidentit të FSHF-së Lufti Nuriu. (TemA)
Si cuni i Irfan Hysenbelliut qe paguante 500 mije euro ne vit qe te luante me ekipin e Barit ne Itali.
Hajduta babat,,,,,,, bythqira,, cunat
Po cuni i armondo dukes lun.ju rroft mami dhe babi xhaxhi.
U kuptua qe kur hoqen Egbo . E kishin heq qe nje dit para se te eleminoheshte nga Korabi ne kupe bile. Paj zotin shikojeni cunin e Lutit ke goli barazimit Krujes . Tik tok videos
Futbollisti duket që i vogël, kur luan te ngushticat e lagjes me topa lecke, jo këta çunat e mamit e të babit që shkojnë në stërvitje me Bentley.
Yjet braziliane të futbollit botëror dikur kur ishin të vegjël luanin me portokalle në vend të topit ngaqë ishin të varfër e nuk kishin lekë as të ngopnim barkun me bukë e jo të blinin top e fanella.
Për sa kohë që futbollin dhe sportet në përgjithësi i ka kapur mafia në Shqipëri, do ngelemi në nivelet e Bangladeshit. Më thoni, si mund të hecë përpara futbolli shqiptar me një tip kryekëput mafioz si Duka?
Taraflliku si ne cdo fushe te jetes Shqiptare. Talenti dhe kualifikimi nuk eshte me te thenme por me te dhenme. Pranej dune me ja mbath te gjithe prej Shqipnie.
Nevil Dede ! Mafiozi qe shet ndeshjet, po te hyj prokurorija te hetoj kete moster qe nga koha qe ka qene trainjer do dali llum i zi, poshtersit , leket qe ka fituar e do te hapen letrat dhe per shume lojtar te tjer, qe fillojn si puna e zinxhirit
Nuk behesh futbollist dhe artist me zor. Duhet te jesh i lindur per keto lloje arti. Prinderit duhet te kuptojne prirjet e femijeve te tyre. Ju flm