Igli Tare: Me Maradonën ikën një pjesë e historisë së futbollit

29 Nëntor 2020, 13:12Sport TEMA

Diego Armando Maradona, legjenda argjentinase nuk është më teksa një arrest kardiak, të mërkurën e 25 nëntorit rezultoi fatal për 60-vjeçarin, i cili në fillim të nëntorit i ishte nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale në tru.

Ndërkohë, ende bota e futbollit është duke nderuar një figurat më të mëdha të këtij sporti e këtë do të bëjë edhe Lacio në ndeshjen e saj ndaj Udinezes.

Para kësaj sfide, ka folur drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare i cili thekson se ndeshja do të jetë e dedikuar për Maradonën.

“Me Maradonën ka ikur një pjesë e madhe e historisë së futbollit, do të jetë një ndeshje dhe javë e dedikuar për atë dhe për atë se çfarë i ka dhuruar futbollit botëror”, ishin fjalët e Tares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje