Edhe dy shtatore të shëmtuara në Kosovë

29 Nëntor 2020, 16:14Blog TEMA

Ilir Muharremi

Skulptura është art tredimensional, art që i sfidon kohës, që varet nga koha, përkufizohet nga koha, vlersohet nga koha. Është art publik, veçanërisht kur bëhet fjalë për shtatoret të cilat monumentojnë një figurë të shquar, ngjarje historike, hero të kombit, për të cilën opinioni i sotëm, dhe ai në ardhje duhet të jap konkluzion estetik përfaqësues të biografisë dhe meritave të dhëna nga ajo figurë, pra duhet ta rikoujtoj sakt mbas anatomisë, gjestit, karakterit origjinal, pavarësisht se është art, por është art publik shtatorja. Pastaj, shtatorja kur punohet mendohet qëndrueshmëria e saj ndaj mëngjesit, përplasja e rrezeve të diellit, shfaqja e hijeve që shpesh herë mjegullon gjymtyrët dhe vijat e krijuara nga skulptorit, pastaj pasditja, kohët me shi, muzgu dhe mbrëmja.

Vëzhgimi optik, me të cilin lidhet ngushtë hapësira se ku vendoset shtatorja, distanca e të vëzhguarit, bazamenti, lartësia, arkitektura përreth e të gjitha këto ndikojnë në origjinalitetin estetik dhe te shfaqjes së karakterit mbas udhëzimeve të fotografive ose gojëdhanave. Duke e modeluar dhe strukturuar me kujdes dhe saktësi formën, dukë i dhënë jetë, frymë skulpturës. Pra, skulptorët të cilët krijuan dy shtatore atë të legjendarit Adem Jasharit dhe heroit tonë më të madh Gjergj Kastriotit- Skënderbeut që u zbuluan dje në qytetin e Prizrenit nuk ofruan as minimumin e artit të saktë të skulpturës, por dhanë paqartësi, deformime anatomike, i fyen figurat tona të shquara sepse pamja e jashtme e skulpturës jep shumë rëndësi, janë të turpshme vizualisht dhe të shëmtuara artistikisht.

Shtatorja e Skënderbeut, tregon një pasaktësi propocionale anatomike me deformime serioze. Koka është shumë e gjatë, gjatësia e qafes e tejkalon çdo matje proporcionale të trupit dhe hollësia e saj. Pastaj, skulptori fokusohet te mjekra e cila aspak nuk është e natyrshme dhe nuk i ngjanë mjekrës së Skënderbeut. Trupi i tij hollak më shumë nxjer atë anën komike se sa luftarake dhe nuk e di se ku qe qëllimi i skulptorit. Në portale del emri i autorit të kësaj skupture që është Sinan Alija.

Ndërsa, shtatorja e komandatit legjendar Adem Jashari që po ashtu u zbulua në Prizren, emri i skulptorit nuk dihet, është krijuar nga një fotografi e Jasharit. Përmasat devijojnë, sidomos krahërori shumë i gjërë, duart e shkurtërat të holla me shuplaka të vogla. Si duket skulptori mendon qe veç mjekra dhe një pal dylbi e identifikojnë imazhin real të Jasharit. Ndonëse, dhe karakteri devijonë plotësisht, prapa syve nuk mund të vërejme shpirtin e Ademit. As një gjest, as një lëvizje nuk është e Ademit. Figura ngjanë më shumë me ato lodra të Llegos.

Deri kur më të fyhen heronjtë shqiptar me shtatore të dobëta. Nuk e dijë a është e qëllimshme kjo fyerje apo përse duhet të bëhet? Duhet sa më parë të rrënohen këto shtatore, të ngritën ato siç i ka hije heronjve shqiptar. Njëherë e masakruan serbët, tash po e masakrojmë vet ne me anë të artit.

 

51 komente në “Edhe dy shtatore të shëmtuara në Kosovë”

  1. shoku says:

    Jam plotesisht dakort me shkrimin e lartepermendur. Nje skluprure shume e dobet e Heroit ton Kombetar-Skenderbeut. Nuk e di se si e kane pranuar intelektualet e Prizerenit e te tjere te Kosoves.

    1. .... says:

      Pse ka intelektual prizreni!!!!
      Aty flitet vetem turqisht
      Shumica e femrave te mbuluara.
      Nuk besoj se e ka vene re njeri bile shume merziten pse nuk vune erdoganin apo sulltan selimin

      1. melpomeni says:

        ju s’kuptoni nga arti. Ky eshte Skenderbeu ne djete

      2. ben says:

        Nuk po flasin per ty ore mik, por per intelektualet, keshtu qe rri rehat. Ne Prizren flitet shqip dhe jo turqisht, por per gomere te kategorise tende cdo gjuhe tjeter vec greqishtesh eshte turqisht.

    2. vang says:

      Skulptura pervec qe eshte e dobet por SKENDERBEU NUK U TRAJTUA si HERO KOMBETAR por si nje martir i kishes katolike duke dhene pershtypjen se ai u perket vetem te krishtereve.Skenderbeu nuk luftoi vetem per te krishteret por per te gjithe shqiptaret pa dallim .Ne se perendimi e quajti HERO I KRISHTERIMIT e tille ishte epoka,sepse Skenderbeu e shpetoi qytetrimin europian nga pushtimi OSMAN dhe ne ate kohe nuk mund te beheshin vlersime te tjera aq me teper qe ata ishin te krishtere.Sidoqofte vete Skenderbeu e beri definicionin e tij duke bashkuar principatat feudale sepse edhe islamizmi akoma nuk e kishte ndryshuar teresisht fene e shqiptareve.Pseudo analistet perpiqen ta bejne Skendebeun kundershtarin e besimtareve musliman,gje kjo e pa mundur ,nje perpjekje kjo armiqsore e rrezikshme anakronike dhe e turpshme.

      1. Anadoll ne Tiranë dhe Prishtine says:

        Respekte Vang,
        Koment me vlera. Edhe krushqite qe beri Gjergj Kastrioti eshte tepër e thjeshte të kuptosh qe kishin edhe qellime politike kombetare per bashkim – Arianitët, Topiajt, Gjuricët – te gjitha ishin ne interes te bashkimit kombetar.
        Kjo, pavaresisht se beratasit e sotëm e kane mendjen ne Iran dhe Buhara, apo se prizrenasit e ndjejne veten me shume turq se sa shqipetare. Madje edhe veten e therresin “prizrenali”, dhe Jo prizrenas. Sikur t’i quajme ne tiranasit “tiranalinj”?
        Apo nuk shkon?
        Ajo shtatorja e Kastriotit duket se eshte bere nga ndonje skulptor amator i viteve 5000 p.e.s., madje edhe atehere kishte skulptorë me te mire.

      2. ILYRIA aus Frankfurt am Main says:

        Pergjigje shume e sakte dhe jam plotesisht Dakord me mendimin tuaj VANG……Gjergj Kastrioti eshte Figura me simbolike e Shqipetarise kudo qe ndodhet, edhe ne Vendin me te larget te Planetit…………ne qoftese i themi vehtes Shqipetar as qe duhet te diskutohet Besimi i Njerit ose tjetrit per Heroin e madh te popullit shqipetar Skenderbeut……….pra le ti themi gjerat ashtu sic jane dhe te mendojme vetem ne ate qe cfare ishte ai Njeri per gjithe Kombin shqipetar…….ai ishte , eshte dhe do te mbetet krenaria e Popullit Tone………
        ……………….Harroni Kisha e Xhamija , Feja e shqipetarit eshte SHQIPETARIA……………….

    3. Skifteri nuk behet shqiponje says:

      Keshtu eshte kur patriotizmi folklorik konsumohet aq shume sa behet leter per te fshire bythen.

  2. Shkodrani says:

    Janë karikaturat e Bujar Kapexhiut të mishëruara në skulpturë. Leonardo da Vinçi pikturonte dhe grricej me Michelangelon duke i thënë se piktura është më e vështirë se skulptura… në rastin konkret është grotesk krahasimi, por karikaturat e Kapexhiut janë ku e ku më të vështira se këto shëmtira që shohim. Është fyerje për artin, lëre pastaj për figurat që hipotetikisht përfaqësojnë! Odhise Paskali do ngrihet si fantazmë dhe do pikëllohet…

  3. Fatossi says:

    Gjergjë Kastrioti nuk e ka vendin as afer turkut Adem Jashari e as ne qytetin e turqizuar Prizren

    1. Babadimri says:

      Fatossi, na rrofsh topat ore legen i 300€ .
      Shqiptarët jemi një, legena si ti kemi andej e këndej kufiri.

  4. Iliri says:

    Kaqenë i paguar nga serbet “skulptori” : Njeri si Don ki shoti dhe tjatri si 7 xhxuhat.

    Turp!

  5. Eri says:

    Nuk ka me as skulptore as artista.Vdiq Enveri vdiq dhe arti shqiptar.Shtatorja e Skenderbeut shume e dobet,gjithashtu dhe shtatorja e Adem Jasharit por edhe vendi ku ishte vendosur ne nivel me rrugen pa nje piedestal ishte si nje tallje dhe mungese respekti per figuren qe perfaqeson.

  6. Bashkim says:

    Baci kulaci. . . . NUK BESOJ SE E KANE BERE SHQIPETARET ATE SHEMTI. ATO SHTATORE VEC SE JANE NJE TALLJE E PASTER NGA NJEREZ TE TYRQISE DHE SERBISE. PRANDAJ AKADEMIA E SHKENCAVE DUHET TE URDHEROJE PRISHJEN E TYRE MENJEHERE.

  7. Tajari says:

    Dikush i ka paguar keta koqe skulptoresh.Keta ngjajne si dordolece per te trembur sorrat.?☹️☹️

  8. Emiliano says:

    Ështl një turp të kesh këtë statujë që si ngjan fare Adem Jasharit??????,,

  9. Tos-Mollosi says:

    T’i heqin brirët e dhisë nga përkrenarja dhe atë sendin si pllakë që mban në dorën e majtë t’ia bëjnë si libër – ashtu hollak dhe rakitik siç e kanë paraqitur – Skënderbeu i furishëm ngjan fiks si Don Kishoti, o idiotë!!! Ky skeletik do fitonte duelin e njëkohshëm me dy vëllezërit tartarë ose 24 luftërat me 2 Sulltanët?! Hahaha
    Kurse Adem Jashari ngjan paksa si Cuku në filmin “Dy herë mat”.
    Le të nisemi në analizë nga e hipoteza e kundërt: si mund të bëheshin ndryshe karikaturat monumentale të dy heronjve të mëdhenj të shqiptarëve? Sigurisht që ka edhe gjetje të tjera, por këto gjithashtu janë perfekte!

  10. nord.al says:

    Shihni shtatoren e Martin Camaj para bibliotekes se universitetit ne Shkoder . Nje karikature e vertete dhe asnji intelektual nuk e ngre zerin. Turp.

    1. Ilir says:

      Duhen komisione artistesh profesioniste per te vendosur si qysh e tek te behen keto gjera. Edhe monumenti i Bill Clinton ne Prishtine… nje shemti. Si nuk u vjen TURP!?

  11. poeti nga durresi says:

    po te shikoni emrin e autorit te skulptures se Skenderbeut do kuptoni perse e ka bere qesharak, Sinan Aliaj. emer e mbiemer turk

  12. .!!! says:

    Po çfarë mbeti pa u shëmtu në Kosovë që nga ndërtimet e shtëpive private dhe deri te ato të banesave gjithëçka e shëmtuar dhe e masakruar pëgjegjësit e masakrrimit të urbanistikës kultures dhe natyres në Kosovë gjykata e Hagës këta kishte qenë dashtë që ti arrestonte dhe mos të lejonte që.ky rajon i Europës mos të merrte pamje të Kalkutës

  13. Mehmet Ymeraj says:

    Skulptura e Skënderbeut një skandal i vërtetë. Ç është ai Skënderbe si çobanë dhishë me krrabë në dorë me kokën poshtë që rri e mendohet si do kalojë këtë dimër. TURP. Ç të themi për Komandantin legjendar. Të tjerët i ngrenë nga hiçi nga përrallat heronjtë e tyre. Ne i kemi të gjallë në memorjet tona në foto e portrete të vërtetë dhe vendosim në qytete muze si Prizreni karikatura të tilla. TURP i madh kombëtar për intelektualët e atij qyteti. Një turp kombëtare duhet të hiqen menjëherë.

  14. XheJ eN Bi says:

    Kosova ka nxjerë këngëtarë dhe futbollostë…kurse artet e tjera i ka Shqipëria.
    Shqipëria thërrt këngëtarët dhe futbollistët edhe Kosova duhet të kishte thirrur skulptorët nga Shqipëria.Pikë dhe nik e luan topi…..

  15. Mehmet Ymeraj says:

    Skulptura e Skënderbeut një skandal i vërtetë. Ç është ai Skënderbe si çobanë dhishë me krrabë në dorë me kokën poshtë që rri e mendohet si do kalojë këtë dimër. TURP. Ç të themi për Komandantin legjendar. Të tjerët i ngrenë nga hiçi nga përrallat heronjtë e tyre. Ne i kemi të gjallë në memorjet tona në foto e portrete të vërtetë dhe vendosim në qytete muze si Prizreni karikatura të tilla. TURP i madh kombëtar për intelektualët e atij qyteti. Një turp kombëtare duhet të hiqen menjëherë.

  16. XXXL says:

    Adem Jashari ka vepru kombëtarisht edhe pa mjekërr kēta lidhen vetëm me kohen kur Adem Jashari ishte në rrecikë orë e çast fotot e tijë vetëm me mustaqe janë shumë ipresive

  17. zylyf kasemi says:

    Te gjitha keto qe shohim jane nga e njejta dore dhe jane skandaloze .
    As groteske nuk ngjajne ..pervecse ta shpifin. te hiqen dhe te cdemtohen nga pranuesit.

  18. ME EMER says:

    Zoterinj gazetare, duam informacione nga ju..! Jo hartime, tregime, pershkrime, novel a, romane etj etj..

  19. ELENA GJIKA says:

    OR 29 NENTORI PROSERB NE PRIZREN JANE 91% SHQIPTARE NDERSA 9% I TAKOJNE ETNIVE TURKE ;GORANE,MUSLIMANE NDERSA SA I PERKET MBULESES JANE VETEM 10 % OR DERKUCI I RAMES

  20. Te dyja permendoret nuk i pergjigjen
    Nivelit te kerkuar ,jane nji shtremberim e Origjinalitetit
    eshte ofenduese
    Kto permendore duhet te Largohen Menjiher dhe skluptori tallavesh penalizohet.
    Shteti Kosoves,Media duhet te reagojne menjiher,ndryshe gjithcka Negative behet rruge

  21. Dee says:

    Skenderbeu paska kaluar kovidin 19-te.
    Ai qe e ka bere ate akulpture, vetem skulptore nuk eshte!.

  22. populli says:

    Turp per amatorizmin ku vetem vepra arti nuk mund te quhen!Te figura e Skenderbeut ata kane dashur te vene jo nje hero kombetar por nje njeri te tretur nga “shiku i Berishes”,ose sikur ka kaluar denimin e gjykates se Hages ku edhe kete me siguri e ka treguar Luli,ndersa tak heroi kombetar Adem Jashari ata kane marre per model figurinen e ndonje gjifti,se per ndryshe nuk do te kishin marre mundimin autoret ,ose autoret mund te jene serb!!!!!
    Sa per Jasharin tjeter ai jo vetem qe nuk ka tipare shqipetari e burrerie por po ta veshe re me vemendje le shume per te deshiruar!Turp,ndonese ne jemi mesuar me veprat e skulptoreve tane qe kane bere kryevepra !Po te qene bere ne kohen e “babaxhanit” ne ate kohe ,minimumi do te kishin shkuar ne te semes keta derdemene qe ne figurinat e paraqitura vetem atdhedashuri e heroizem nuk ka!
    Se harrova Albinit,Saliut dhe Lulit do ti kene perqyer shume!

  23. Cufi says:

    Kush ja ka ble kete skulptur ktij laros qe hiqet skulptor,turp kete po ta baje edhe une qe skam haberr do te jete nje mizerie,por sot te gjithe hiqen modern e jane injorant

  24. Konjak says:

    Pa pretenduar se japim mendime nga pozicioni i piktorit dhe skulptorit , por thjesht si qytetar qe ka njofien e duhur per artin . Kam ndjekur me sa kam mundur artistet e penelit dhe skarpelit , se paku qysh nga Donatelo , Brunelski , Leonardo Da Vinci , Mikelanxhelo , Rafaeli e ngjer tek Vincenti , Goja etj , dhe kam idene e te bukures ne art . Me aq mundesi sa kemi , per ti pare dy skulpturat e Skenderbeu dhe Adem Jasharit , te para , nepermjet fotove ne media , mendojse ka vend per kritika serioze . Se pari mendoj se pozicionet baze , pra ballore , nuk jane te duhurat ; Profilet — per aq sa mund te shikojme — muk kane ngjashmeri me figuren baze , nuk ka propocinalitet dhe unitet te pjeseve te trupit te njeriut normal . Pamvaresishte pozicionit ku jane vendos , nukse kane vleren e se bukures artistike , apo rendesine , ne dukie –ne ikone — te vlerave te heronjeve . Pra nuk jam i kenaqur me keto arritie artistike ne forme , dhe ne ide .

  25. Artisti says:

    Po cfare jane keta pa emer.qe marin persiper te perjetojne keto figura te medha historike.ne menyren me te keqe te mundeshme.ne menyren me te shemtuar.keni shembuj pozitive te artisteve te medhej ne Shqiperi qe do mund te lexonit dhe referoheshit per menyren e trajtimit te ketyre figurave.si ne paraqitje ashtu ne permbajtje ne dinamiken e tyre

  26. qinon xhon hasoni says:

    skenderbeu duket si ata karkalecat e lagjeve me veshje ngjit mas trupi e durt si cironka..,kur ngjiten n sken se kan rolin e kercimtarit pas nonji kengtareje bukuroshe shalepshore..
    kurse adem jashari n ftyr ngja si ajo maska prej ari e agamamnonit t lashtsis,…syt afer,buzet qesharake,faqet – mullaqe..

  27. qiphto qivachi says:

    e paska bo skenderbeun si gur shahu !

  28. Jimi says:

    Kam frike se shtatorja e vendosur ne Prizeren, gabimisht e quajtur si “Skenderbeu” ishte e Don Kishotit te Mances. Gabimisht asaj i eshte nderuar destinacioni, pasi ajo ishte nisur per tu vendosur ne Spanje, krah asaj te Sanco Pances dhe Dylqinjes se Tobozes!

  29. niko says:

    E beri skenderbeun sikur kaloi kovid

  30. Iliria e bashkuar says:

    Shteti dhe komisionet vendimore kulturore jane jasht loje. Cdo pune duhet te ndiqet hap pas hapi nga komisione dhe perfaqsues te politiken, te artit dhe te shoqerise. « Artisti » per nje ekspozite tijen mund te bej si te doj, por per keto pune duhet bashkpunim. Njerzit edhe mund te ankohen per shperdorim te te mirave shoqerore.

  31. Loni pe Kolkondasi says:

    Fajin e ka vete Skenderbeu, c’dreqin do qe vete per vizite ne Kosove! Ja, shiko tani si e kane katandisur vellezrit kosovar heroin tone, kocke e lekure, as per te ngrene nuk i paskan dhene. Ose do i kene dhene suxhuk me mish thiu, ndonse i porositem qe saken se i jepni mish thiu, sepse eshte me ulcer. Jo vetem kaq, por sipas nje burimi te pakonfirmuar, thuhet se e kane shtruar per dy jave ne spital, sepse i ishte shpifur nje dizanteri kronike. Ka pasur per dy jave rresht bark e te vjella dhe kish mbuluar dynjane me nje shtrese bizge te holle dylle te verdhe, qe e sfiliti te shkretin hero, duke e katandisur sic edhe na shfaqet,ne nje thes me kocka. Pikerisht kete moment pas daljes nga spitali, Koci i teto Ollges, skulptyeri qe bente breshka dhe zhaba, me nje mundim te pashoq, e fiksoi perjetesisht ne kete monument. Nje monument vertete i denje vetem per nje shtet ‘serioz’ si ai i Kosoves.

  32. Shqipe-ETNIKE says:

    Turpe..Sklupttura e Skenderbeut,shihet si e nje Kallogjeri-Luftetare qe eshte Arratisur i Uritur ne Malin e Shenjte ne Greqi(Agios Oros)..
    Kur se Skulptura e Adem Jasharit..Eshte nje “Tallje”,dhe Deformim i Personalitetit te ketij Heroi-Legjende ,i UCk-se..me krahe “Liliputi”..
    @@Me Keqardhje por Autoret e ketyre skulpturave,kane Ofenduarnje KOmbe te tere, kur se per veten e tyre..me mire le te shkojne dhe Bejne Llace-Suvaje..sepse nuk kane asnje Talente Artistike..Nuk munde ti quaj Skulptore..por Sprucatore..lol

  33. Abdi Kraja says:

    Si afrohet te themra skulpturave te Odhise Paskalit,Janaq Pacos,Muntaz Dhramit apo Kristaq Rames.
    Mjerë çfare shkolle paskan mbaruar qyqaret ?

  34. mjeku i familjes lsise says:

    Kjo skulptyre e Skender Beut pasqyron nje nga momentet me te veshtira te jetes se tij kur po perpiqej te dobesohej se doktori i pat thane me mbajte diete. Sipas nji gojedhane thone qe edhe kali i tij ishte ankue nga mbipesha ombesiteti i te zotit. Ne ate kohe mjeksia nuk ka qene e zhvillume me ba operacine me zvogelue stomakun me unaza si e ka ba Presidenti jone i neruem.

  35. Detari says:

    Kur shqipfolsat turq nuk shkaterrojne, bejne vepra arti te tilla…meruni me xhami o qelbesira mjaft e poshteruat Kastriotin.

  36. MARK says:

    Keto kane perdorur trupa shabllon dhe i kane ngjitur koken.POR KANE QENE SI ATA FILLESTARET E FOTOSHOPIT.

  37. demokrati says:

    Aspak te hijshme portretet e dy heronjve. Ajo e Gjergj Kastriotit, pamjen e fytyres e ka bere te ngjashme me te stefan dushanit a te milutinit, mbase skluptori ka studiur ne serbi dhe ka njoihje vetem te nje fizionomie. Nuk besoj te jete tendenciaoze, sa per ate te Adem Jasharit , nese nuk mund te beje nje portret burreror per ate luftetar qe e ka ne gjallje , per ke tjeter munf te besh nje portet burreror.

  38. Qyterar i zakonshem says:

    Vlera qe kane keto shtatore eshte pesha e bronxit te harxhiar , per skrap.

  39. Trump says:

    E paska cuar Skenderbeun me lope. E qellimshme!

  40. Jimi says:

    Adem Jashar legjendari sikur ka hyre ne uje!

  41. Haku says:

    Pertej bisedave turko-greko fobike qe zakonisht ndodhin ne te tilla raste, shtatoret jan vertet per te ardh keq. Nje deformim, qe nese sdo ishte 3D, do te ishte nje vizatim femijesh kopshti. Turp atyre qe pretenduan se bene skulpturat, turp edhe ata qe pranuan ti vendosnin. Te pakten duhet te vlersoheshin nga njerez te artit apo te profilit… pastaj te vendosej nese e “kalonin klasen” per tu vendosur apo te shkonin per shkrirje. V.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje