FOTOT: Keni menduar ndonjëherë çfarë fshihet vërtet në fund të maleve me dëborë?

29 Nëntor 2020, 09:23Lifestyle TEMA
FOTOT: Keni menduar ndonjëherë çfarë fshihet vërtet

Një raport arkeologjik  tregon se mbas akullit dhe dëborës mund të fshihet diçka. Sipas raportit kjo gjë është hasur në provincën e Langfonne në Malet Jotunheimen, Norvegji ku dëbora kishte mbuluar një sërë objektesh antike.

Rezultatet e treguan se arkeologët duke gërmuar kishin zbuluar 68 shigjeta që prej Epokës së Hekurit të përdorur në gjueti, një këpucë 3,300-vjeçare nga epoka e bronzit dhe një sërë objektesh të tjera të lashta.

Autorët e raportit e kanë konsideruar gjetjen e shigjetave si  një ndër gjetjet më të mëdha nën akull në Evropën Veriore.

Ngrohja globale ka bërë që akulli në Langfonne, ku u gjetën shigjetat, të shkrijë dhe të zbulojë edhe më shumë malet.

“Me akullin që po shkrin për shkak të ndryshimit të klimës,  janë thelluar provat për gjuetinë antike në Langfonne” tha Lars Pilo, autori kryesor i studimit dhe arkeolog.

Sipas tij edhe pse shkrirja e akullit, është një ngjarje e cila nuk duhet pritur mirë, siguron një mundësi të paparë arkeologjike për njohuri të reja.

Sipas raportit, gjetjet nga periudha e neolitit të vonë (2400-1750 p.K.) janë ruajtur më mirë në krahasim me ato të 2,000 viteve që pasuan.

Duke përdorur teknologjinë e radarit depërtues në tokë (GPR), lëvizja e akullit mund të jetë arsyeja pse janë përkeqësuar shigjetave më të vjetra.

Të dhënat e GPR zbuluan se deformimi i akullit në brendësi të mund të ketë thyer shigjetat e vjetra, por gjithashtu ndihmoi në nxjerrjen e tyre në sipërfaqe për t’u zbuluar.

“Arkeologjia akullnajore ka potencialin të transformojë kuptimin tonë të veprimtarisë njerëzore në malet e larta dhe më gjerë,”theksoi Pilo.

The Independent-Si”

1 komente në “FOTOT: Keni menduar ndonjëherë çfarë fshihet vërtet në fund të maleve me dëborë?”

  1. Labi says:

    Megjithatë, ky lajm ka edhe një tregues tjetër interesant. Kjo tregon se gjetjet arkeologjike nën akujt e Norvegjisë tregojnë se në epokën e Bronzit, pra akujt nuk ekzistonin, se gjuetia ishte e mundur, se njerëzit jetonin mbi një tokë jo të ngrirë. Globi ka përjetuar një milion vite më parë atë që quhet periudha e akullnajave ku rrëshqitjet e masave të akullta thuajse mbë[rritën në detin Mesdhe. Ky studim i jep shpresën njerëzimit se Toka mund ta rikoperojë të quajturën ngrohje globale e t’i rikthehet përsëri gjendes që parë, sikundr ka ndodhur në kohërat gjeologjike të dikurshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje