FOTOT/ “S’mund të jem dhe seksi, dhe myslimane”: Modelja e pare me shami heq dorë nga profesioni, për shkak të besimit

1 Dhjetor 2020, 10:39Lifestyle TEMA
FOTOT/ “S’mund të jem dhe seksi, dhe myslimane”: Modelja

Halima Aden, e para dhe e vetmja modele që mban veshjen tradicionale të grave islame, thotë se gjatë gjithë kësaj kohe është detyruar të kompromentojë besimet e saj fetare.

Aden, e cilia ka qenë modele për disa prej sfilatave më të njohura përfshirë atë të Yeezy, nga Kanye Ëest, postoi një seri imazhesh në rrjetet sociale për të ilustruar kohët kur ajo “humbi kontaktin me atë që ishte dhe besonte”, nga fakti që nuk lutej më si më parë deri tek mbajtja e xhinseve mbi kokë si veshje hijab-i.

“E fajësoj veten vetëm sepse pashë më shumë për mundësitë që po më ofroheshin sesa për atë që do sakrifikoja”, shkroi ajo në story-t e Instagram.

Modelja ndau një foto të saj për fushatën e Rihannës, “Fenty Beauty”, dhe shkroi:

“Rihanna, më lër të mbaj perçen/ veshjen hijab, që solla për të vendosur. Kjo është vajza tek e cila dua të kthehem, tek Halima e vërtetë.”

Në një postim tjetër, Aden foli për ndjenjën që vjen nga të qenit “një minoritet brenda një minoriteti”, duke shtuar:

“Ajo për të cilën fajësoj industrinë është mungesa e grave stiliste myslimane”.

Sipas Aden, kjo bën që industria islame e modës të kuptohet shumë më pak.

“Përpiqesha shumë t’i justifikoja këto. Sikur ne kishim nevojë që këto firma të na përfaqësonin, kur është krejt e kundërta.

Ata kanë nevojë për ne, jo anasjelltas. Por unë isha aq e dëshpëruar atëherë për çdolloj “përfaqësimi”, sa humba kontakt me atë që isha.”

Vitin e kaluar ajo tha për “Observer” se veshja e saj islame ishte e panegociueshme në  kontratën e saj me agjensinë e modelimit IMG.

“Këtë e bëra jo sepse mendoja se njerëzit s’do më dëgjonin, por që ata ta dinin se çfarë i priste.”

Halima shtoi:

“Motrat e mia myslimane më shkruanin vazhdimisht dhe madje, edhe në fillim të karierës më thoshin “të ndaloja së veshuri si një grua e moshuar”, gjë që më bënte të mendoja se po bëja diçka gabim.

“Mbaj mend që doja të isha gruaja “seksi me veshjen islame” dhe kjo binte në kundërshtim me gjithë qëllimin e fesë.”

Aden mori famë në vitin 2016, pas pjesëmarrjes në konkursin e bukurisë Miss USA, kur ra në sy të redaktorit të modës Carine Roitfeld.

Ajo më pas, nënshkroi konratën në agjensinë globale të modelimit IMG dhe bëri debutimin e saj në sfilatë, gjatë javës së modës në Neë York, ku sfiloi për Yeezy dhe Maxmara.

Ish-modelja ka shkaktuar debate, por ka patur edhe mbështetës, si modelja e parë me shami, që u bë pjesë në kopertinën e Sports Illustrated.

8 komente në “FOTOT/ “S’mund të jem dhe seksi, dhe myslimane”: Modelja e pare me shami heq dorë nga profesioni, për shkak të besimit”

  1. loro says:

    Nuk eshte faji jot moj vajze…..faji eshte i tyne qe merren me ty….

    1. Evolution says:

      Ja dhe një trushpëlar tjetër arab. Këto të bën feja, mashtrimi më I madh në historinë e njerëzimit.

  2. ?????? says:

    Injirante. Plus qe kjo vetem ANAL ben deri kur te martohet baxhella

  3. Baba Mondi says:

    Baxhella u be e famshme dhe gjeti ndonje budalla te pasur dhe hoqi dore per allahun gjoja.
    Si baxhellat tona ketu Çiljeta dhe shoqe.

  4. Hasoni says:

    E paska gjet me ne fund, batery-low

  5. Shenjestra says:

    E bukur eshte,madje shume e bukur,por nuk e le ferxheja dhe feja te ekspozoi bukurite e saj.Ajo eshte e ndaluar jo nga kurani por nga feja qe ajo te rrij e mbuluar dhe te mos veshin nje rrobe te bukur,nje karafice, nje varse floriri apo nje pal kepuce te bukura. Feja eshte ajo qe le prapa zhvillimin e shoqerise njerzore.

  6. Marshallah- marshallah
    pash allahin me ket sex ,
    s’bohet shaka .
    Hec falu n’gjami e zgjidh cfar t’pelqej,
    e baje ashtu si ta ndjej ?‍♂️

  7. Real says:

    Ju qe ja keni ndalu kesaj femre qe te reklamoje shalet dhe cicat ka per tju denue all’ahu. Pashe pergamerin pse e merrni mbi vehte ate denim. All’ahu ka per tju denu qe kur te shkoni ne boten tjeter nuk do keni asnje qasje tek virgjereshat qe presin tru shpelaret e kesaj bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje