Komisioni i Sigurisë ka diskutuar sot dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ligjit “Për Policinë e Shtetit”. Sipas mazhorancës, argumentimet e Kreut të Shtetit nuk qëndrojnë.
Deputetja e PS, Antonenta Dhima ka dhënë argumentet e saj kundër këtij dekreti, duke thënë se presidenti ka ecur me teori subjektive dhe konspirative.
“Është e qartë që jemi në harmoni të plotë me detyrat e shtetit në kohë zgjedhjesh, në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor.
Nuk ka prapaskena të prezumuara. Në komentet e tij Presidenti ka ecur me teori subjektive dhe konspirative”, u shpreh deputetja Dhima.
Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ligji është sjellë sepse ia detyron kodi i procedures. Ndërkohë ai tha se praktika të tilla ka në shumë vende të BE.
“Një drejtor i policisë në një land të Gjermanisë ka autorizim të futet në ambient privat dhe të vendosë një përgjigjes. Ne këtu nuk e kemi.
Policia shqiptare ka sot më pak atribute në krahasim me vendet e tjera të BE”, tha ministri.
Ndërkohë deputeti i opozitës në parlament, Myslim Murrizi deklaroi se do të votojë pro dekretit të presidentit dhe kundër ligjit, pasi sipas tij ky ligj bie ndesh me kushtetutën.
Po maxhorances nuk mund t’i thuhet shqip SHUMICE.
Perse te perdorim fjalen italishte kur ne po ate kuptim kemi fjalen shqipe